Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykata Kushtetuese mori vendimin për imunitetin

Shko poshtë

Gjykata Kushtetuese mori vendimin për imunitetin Empty Gjykata Kushtetuese mori vendimin për imunitetin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 20, 2011 7:02 pm


Gjykata Kushtetuese mori vendimin për imunitetin


Gjykata Kushtetuese mori vendimin për imunitetin Gjykata-Kushtetuese-(3)
Gjykata Kushtetuse si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, ka marr vendim për imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë seancës së mbajtur më 20 shtator 2011, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës u këshillua dhe votoi për Rastin KO 98/11, “Kërkesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë të Republikës së Kosovës”.
Në këtë rast, Qeveria parashtroi kërkesën që përmbante tri çështje të veçanta që kishin të bënin me imunitetin e organeve të ndryshme shtetërore, kryesisht të deputetëve të Kuvendit, të Presidentit të Republikës, dhe të anëtarëve të Qeverisë. Qeveria konsideron se ekziston nevoja për interpretimin dhe sqarimin e pyetjeve lidhur me imunitetin sepse kjo çështje ka ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri vendosi që:

I. Kërkesa është e pranueshme;

II. Në përputhje me nenin 75 (1), nenin 89 dhe nenin 98 të Kushtetutës, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Presidenti i Republikës dhe anëtarët e Qeverisë gëzojnë imunitet funksional për veprimet dhe vendimet e ndërmarra brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre përkatëse. Prandaj, deputetët e Kuvendit, Presidenti i Republikës dhe anëtarët e Qeverisë lirohen nga përgjegjësia në procedura gjyqësore të çfarëdo natyre mbi pikëpamjet e shprehura, mënyrën e votimit apo vendimet e ndërmarra brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Ky lloj i imunitetit ka kohëzgjatje të pakufizuar.

A. Lidhur me imunitetin e deputetëve të Kuvendit

III. Veprimi jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre:

1. Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat penale të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit të tyre dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë;

2. Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga paditë civile për veprimet dhe vendimet jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre;

3. Deputetët e Kuvendit nuk mund të shkarkohen përveç arsyeve të përcaktuara në nenin 70 të Kushtetutës.

IV. Arrestimi apo ndalimi tjetër i deputetit:

1. Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet gjatë kohës që është duke kryer detyrat e tij/saj, pra në mbledhje plenare të Kuvendit dhe/ose në mbledhje të komisioneve të tij, pas vendimit të Kuvendit.

2. Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet gjatë kohës që nuk është duke kryer detyrat e tij/saj, pra kur nuk ka mbledhje plenare të Kuvendit ose mbledhje të komisioneve të tij, edhe pa vendim të Kuvendit.

3. Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet nëse kapet në kryerje e sipër (in flagrante) të një vepre të rëndë penale, që është e dënueshme me pesë (5) ose më shumë vjet burgim, edhe pa vendim të Kuvendit.

4. Deputeti mund të arrestohet apo ndalohet kur mandati i tij/saj mbaron për shkak të dënimit me një ose më shumë vjet burgim me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkak të kryerjes së veprës penale.

V. “Përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj” nënkupton punën gjatë mbledhjeve plenare të Kuvendit dhe mbledhjeve të komisioneve të tij.

VI. Çdo organ/institucion i ndjekjes penale që është duke kryer ndjekjen penale të personave të akuzuar për kryerje të veprave penale, siç përcaktohet në nenin 109 të Kushtetutës, dhe që vepron brenda juridiksionit të përcaktuar sipas ligjit në fuqi për Republikën e Kosovës ka të drejtë të kërkojë nga Kuvendi që t’ia heqë imunitetin një deputeti. Ky organ/institucion është i autorizuar ta arrestojë apo ndalojë deputetin edhe pa vendim të Kuvendit gjatë kohës që deputeti nuk është duke kryer detyrat e tij/saj, pra kur nuk ka mbledhje plenare të Kuvendit ose mbledhje të komisioneve të tij.

B. Lidhur me imunitetin e Presidentit të Republikës

VII. Kur vepron jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tij/saj përkatëse:

1. Presidenti nuk gëzon imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tij/saj. Ndjekja penale mund të iniciohet dhe zhvillohet kundër Presidentit për një krim të rëndë.

2. Presidenti nuk gëzon imunitet nga paditë civile për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tij/saj.

3. Presidenti mund të shkarkohet vetëm në përputhje me nenin 91 të Kushtetutës.

4. Presidenti nuk mund të arrestohet apo ndalohet gjatë mandatit të tij/saj për shkak të natyrës së funksionit të Presidentit, pasi ai kërkohet të jetë përherë në dispozicion për t’i kryer ato.

C. Lidhur me imunitetin e anëtarëve të Qeverisë

VIII. Anëtarët e Qeverisë nuk gëzojnë mbrojtje të posaçme për veprimet dhe vendimet e tyre të ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre.

Teksti i plotë i Aktgjykimit do t’u komunikohet palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në kohën përkatëse. Ky Aktgjykim hyn në fuqi prej datës së publikimit zyrtar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi