Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria po i detyron qytetarët t’i pranojnë mallrat serbe

Shko poshtë

Qeveria po i detyron qytetarët t’i pranojnë mallrat serbe Empty Qeveria po i detyron qytetarët t’i pranojnë mallrat serbe

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 20, 2011 8:59 pm

Qeveria po i detyron qytetarët t’i pranojnë mallrat serbe Shpendi_502239_thumb_large

Qeveria po i detyron qytetarët t’i pranojnë mallrat serbe



Nga Express më 20 shtator 2011

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar të martën Qeverinë e Kosovës se po e dëmton prodhuesin vendor me implementimin e njëanshëm të marrëveshjes për tregtinë e lirë me Serbinë. Drejtuesit e kësaj lëvizje, konsiderojnë se me këtë marrëveshje nuk përfiton asgjë Kosova, por është vetëm shteti serb ai që përfiton njëanshëm nga zbatimi i kësaj marrëveshje, për të cilën, sipas tyre, Qeveria e Kosovës proklamon me gëzim se po e zbaton.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka thënë në konferencën për media, se Kosova dhe Serbia mbeten dy shtetet e vetme në botë që kanë marrëveshje për tregti të lirë, edhe pse njëri shtet nuk e njeh tjetrin.

Ai ka thënë se Serbia e cila e ka terrorizuar popullin e Kosovës me dekada të tëra dhe sot vazhdon që çdo minutë të ditës ta shfrytëzojë për ta vështirësuar jetën e çdo qytetari të Republikës së Kosovës, përfiton nga po i njëjti qytetar me miliona euro.

Sipas tij, pavarësisht dëmit, Qeveria e Kosovës vazhdon të inskenojë një fitore joekzistuese për pranimin e vulave neutrale ndaj statusit nga ana e Serbisë. Por kjo, sipas Ahmetit është detyrim i qytetarëve të Kosovës që t’i pranojnë sërish mallrat e Serbisë, e në të njëjtën kohë, Ahmeti konsideron se i bëhet dëm i madh prodhuesit vendor.

“Për më shumë se katër ditë prej që ka filluar zbatimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë, kjo marrëveshje po zbatohet njëanshëm nga Qeveria e Kosovës, thuajse Kosova po përfiton çdo ditë nga kjo. E në fakt është e kundërta. Që nga dita e premte në Kosovë kanë hyrë më shumë se 300 maune me mallra, ndërsa në Kosovë janë kthyer të gjitha mallrat përfshirë këtu edhe ato që kanë shkuar me dokumente të UNMIK-ut. Qeveria proklamon me gëzim se sot kanë hyrë tre mauna nga Kosova, ndërsa harron t’i përmend maunet e Serbisë, të cilat po vërshojnë tregun tonë. Llafet që edhe Serbia po i lenë të kalojnë disa kamionë me mallra nga Kosova kanë për qëllim të krijojnë përshtypjen e reciprocitetit, ndërkohë që Serbia nuk i pranon dokumentet e udhëtimit, targat e Kosovës dhe çfarëdo dokumenti tjetër”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë më tej se edhe më shumë për çudi është fakti që ka biznese të Kosovës, disa prej tyre, sipas tij, edhe të deputetëve, të cilët vazhdojnë të importojnë produkte nga Serbia në këto kushte, të cilat janë kushte me të vërtetë të përfitimit të njëanshëm.

“Roli i shtetit është që t’i qes interesat e shoqërisë para interesave të personave individual. Ne nuk e dimë se çfarë janë ato interesa dhe çfarë janë ata individë që qenkan më të mëdhenj se shteti i Kosovës për të lejuar një gjë të tillë. Sot nuk kemi kurrfarë reciprociteti”, është shprehur Ahmeti.

Nënkryetari i Vetëvendosjes ka thënë se reciprociteti bazohet në parime dhe politika bazë dhe nëse Serbia i ka bllokuar mallrat e Kosovës, për shkak se nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe si pasojë nuk e njeh asnjë dokument të shtetit të Kosovës, atëherë edhe shteti i Kosovës duhet të fillojë nga ky reciprocitet, duke mos njohur Republikën e Serbisë dhe asnjë dokument të lëshuar nga ky shtet.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi