Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir MUSLIU:IMZOT, A TË MJAFTON KY FLIJIM

Shko poshtë

Beqir MUSLIU:IMZOT, A TË MJAFTON KY FLIJIM Empty Beqir MUSLIU:IMZOT, A TË MJAFTON KY FLIJIM

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 20, 2011 9:18 pm

Beqir MUSLIU:IMZOT, A TË MJAFTON KY FLIJIM 320229_1917034896576_1563102666_31546613_1143044490_n


Beqir MUSLIU:IMZOT, A TË MJAFTON KY FLIJIM

Çdo gjë që bëj në të vërtetë
Shkruaj një Libër

E ç’të bëj tjetër
Ç’zeje të zgjedh tash
Kur veç jam i zgjedhur
Të shkruaj Një Libër
E libri askund nuk shkëputët
Nuk mënjanohet

Dhe kur s’kam ç’të ha
Ha një libër
Dhe kur merr fund ky procesion
Nis e Libri më ha mua

Kështu deri në ditën tjetër
Dhe në ditën tjetër
Prapë prej fillimit

Libri për mua
Është Metafora e Gjëllisë Sime

Imzot po ç’bëra tjetër në jetën time
Shkrova libra
Dhe kështu I radhita
Njërën mbas tjetrës…

Kurrë të kryhet i Njejti Libër

Vetëm numrat ndërrohen
Libri mbetet ai i njejti
Ai i Pari i Dyti i Treti…
Deri në pankohësi mbase

Të shkruash Libër sot
Është një vetëflijim i madh
Por ç’të bëj

Unë e kam zgjedhur këtë vetëflijim
Dhe as që ankohem
As që e refuzoj këtë realitet
Që është ky që është
Sepse unë vetë e zgjodha dhe ai u bë Libër
Libri më zgjodhi mbase mua
Për të më gëlltitur për çdo ditë nga pak
Dhe në fund
Do të më bëj dhe mua Libër të Ndaluar mbase
Apo Libër Publik
Libër të Hapur

Kjo nuk varet edhe gjithaq prej meje
Për këtë vendos Hyji
Ai më dërgoi që të jem Ky që jam
Dhe të jem Libër


Imzot
A të mjafton ky flijim

( Shkëpur nga një intervistë më e gjatë me shkrimtarin Beqir Musliu, të cilën e pata zhvilluar më 17 – 18 janar 1994 dhe që doli të jetë intervista e tij e fundit dhënë një mediumi të shkruar siç ishte “Flaka e Vëllazërimit” nga Shkupi, meqë vdekja e ndërpreu në moshën më të mirë të jetës)

(Prishtinë, 17 – 18 Janar 1994)

Beqir MUSLIU:IMZOT, A TË MJAFTON KY FLIJIM 274024_1563102666_7627006_n



Dergoi:Sabit Rrustemi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi