Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Radha e Hysenit

Shko poshtë

Radha e Hysenit Empty Radha e Hysenit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 20, 2011 9:36 pm

Radha e Hysenit Terroistat_333265_thumb_large

Shtëpia ku ishin bërë planet për sulme terroriste

Radha e Hysenit


Vështirësohet pozita e Hysen Sherifit para drejtësisë amerikane. Edhe i akuzuari i tretë për terrorizëm, ku është i përfshirë kosovari nga Gjilani, ka pranuar fajësinë. Në Gjykatën e Distriktit Lindor të Karolinës së Veriut (SHBA), Dylan Patrick Bouyd pranoi se ka komplotuar për sulme terroriste. Brenda këtij muaji, para gjykatës duhet të dalë Sherifi bashkë me katër të tjerë.
Nga Jeton Musliu më 19 shtator 2011

Raleigh, SHBA, 19 shtator –
Vazhdon procesi gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rastin e Hysen Sherifi me prejardhje nga Gjilani i Kosovës.

Ai dhe disa shtetas të tjerë amerikanë, por me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, janë arrestuar në vitin 2009 në Karolinën e Veriut dhe akuzohen se janë përfshirë në planifikime dhe mbështetje të grupeve terroriste.

Sherifi i cili në kohën e luftës së fundit në vend ka shkuar në SHBA, ndërkohë që familja e tij jeton në Kosovë, akuzohet si njëri prej pjesëtarëve të këtij grupi të drejtuar nga Daniel Patrick Boyd, i cili cilësohet si shefi i tyre.

Boyd, në këtë grup kishte angazhuar edhe dy djemtë e tij, Dylan Daniel Boyd (24) dhe Zakariya Boyd (22), si dhe Hysen Sherifin (29), Anes Subashiçin (35) nga Bosnja e Hercegovina, Mohammad Omar Aly Hassanin (24) nga Pakistani, Ziyad Yaghin (23) dhe Jude Kenan Mohammadin.

Derisa gjatë këtij viti janë mbajtur seancat për Daniel Patrick Boydin dhe Zakariya Boydin, i njohur me pseudonimin “Zak”, të dy babë e bir, para dy ditësh në Gjykatën Federale në Karolinën e Veriut është mbajtur seanca gjyqësore për Dylan Boydin, i njohur me pseudonimin “Mohammed”.

Edhe në këtë rast, i riu Dylan Boyd, sikurse babai Daniel, i cili para gjykatës doli në fillim të këtij viti dhe vëllai i tij më i madh, Zakariya, i cili para gjykatës doli në verën e këtij viti, i ka pranuar akuzat e ngritura nga prokurori i Distriktit Lindor të shtetit të Karolinës së Veriut.

Ky është personi i tretë në këtë rast që pranon akuzat e ngritura duke bërë që pozita e kosovarit Hysen Sherifi, i cili brenda pak ditësh pritet të dalë para gjykatës, të jetë mjaft e vështirë.

Kështu, edhe në seancën gjyqësore të para dy ditësh, Dylan Boyd, i njohur në grupin e tij si "Mohammed", e pranoi fajësinë pasi ishte i akuzuar për ndihmë dhe inkurajim në një komplot për të siguruar mbështetje materiale për terroristët. Në rast se ai shpallet fajtor, atëherë dënimi i tij mund të jetë deri në 15 vjet burg si dhe tri vjet të tjera mbikëqyrje.

Boyd (24), qytetar i SHBA-së dhe banor i Karolinës së Veriut, është akuzuar për herë të parë së bashku me shtatë të pandehur të tjerë në një aktakuzë federale të ngritur me 22 korrik 2009. Ai u arrestua më 29 korrik të të njëjtit vit.

Sipas aktakuzës, nga nëntori 2006 deri të paktën në korrik 2009, Boyd ka ndihmuar dhe mbështetur të pandehurit e tjerë të përmendur dhe të tjerët që komplotuan për të siguruar mbështetje materiale dhe burime për terroristët, duke përfshirë para, trajnim, transport të personelit etj.

Objekt i konspiracionit, sipas aktakuzës, ishte për të çuar përpara xhihadin e dhunshëm, duke përfshirë mbështetjen dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë terroriste jashtë vendit dhe kryerjen e akteve të vrasjes, rrëmbimit ose gjymtimit të personave jashtë vendit.

Padia pretendon se si pjesë e konspiracionit, Boyd ka ndihmuar të pandehurit e tjerë se si ata duhet përgatitur veten që të angazhohen në xhihadin e dhunshëm dhe ishin të gatshëm të vdesin si martirë.


Fakte

Daniel Patrick Boyd, u vetëdeklarua fajtor më 9 shkurt 2011, në akuzën për konspiracion për të siguruar mbështetje materiale për të terroristët dhe një akuzë për konspiracion për vrasje, rrëmbimin, gjymtimin dhe plagosjes së personave në një vend të huaj.

Zakarija Boyd, u vetëdeklarua fajtor më 7 qershor 2011, me akuzën për konspiracion për të siguruar mbështetje materiale për terroristët. Gjyqi për të akuzuarit e tjerë pritet të mbahet brenda këtij muaji.

Dëshmi

Ekskluzivisht, gazeta Express në vitin 2009, kur edhe u bë arrestimi i këtyre personave, kishte siguruar fotografi, transkripte të bisedave të tyre dhe pjesë të incizimeve audio të mbledhura nga FBI-ja amerikane, në lidhje me këtë çështje. Në këto transkripte, janë të shënuara datat e bisedave që kanë të bëjnë me dyshimet për vepra penale, ora e saktë, minutat sa kanë folur, kush kujt i është drejtuar dhe emrat e personave pjesëmarrës.

Në transkriptet e këtyre bisedave të incizuara në mënyrë të fshehtë e të cilat ishin lëshuar dhe në sallën e gjykatës, të siguruara nga Expressi, paraqiteshin planet e tyre. Në njërën prej këtyre transkripteve, Hysen Sherifi ka biseduar me Daniel Boyd dhe Zakariya Boyd (djali i Daniel Boydit) më datë 10 qershor 2009, nga ora 12 e 5 minuta e 10 sekonda, deri në 14 e 10 minuta e 39 sekonda.

Ata ndodhen në një stërvitje me armë diku në një pjesë rurale të Karolinës së Veriut të cilën, Prokuroria Federale e përshkruan si vend sekret, ku ata ushtroheshin për qitje. “A ke shtënë ndonjëherë me AK’, pyet Boyd, Hysenin. ‘Qëllova menjëherë pas teje”, i përgjigjet ai.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi