Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hilmi Saraçi: Bashkësia Ndërkombëtare është në anën e Kosovës

Shko poshtë

Hilmi Saraçi: Bashkësia Ndërkombëtare është në anën e Kosovës Empty Hilmi Saraçi: Bashkësia Ndërkombëtare është në anën e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 20, 2011 11:06 pm


Hilmi Saraçi: Bashkësia Ndërkombëtare është në anën e Kosovës U1_HilmiSaraciBashkësia Ndërkombëtare është në anën e Kosovës
Nga Hilmi Saraçi
Pikat doganore në veri të Kosovës që 12 vite kanë qenë pa një përkujdesje ligjore , pa një përfillje të institucioneve tona shtetërore - në duart e kriminelëve dhe të kontrabandistëve. Në këtë fushë linden shumë probleme, sidomos me strukturat paralele serbe të cilat gjatë veprimtarisë se tyre kriminale sollen pasiguri, jetë të vështirë të qytetarët dhe dëme të mdha në këtë pjesë të vendit tonë. Bashkësia ndërkombëtare , por edhe Qeveria e Kosovës nuk ishin sa duhet të kujdesshme për rrjedhat që dolen gjatë kësaj periudhe . Tani në këtë fushë kanë filluar të merren masa në eleminim e tyre dhe në zgjidhjen e problemeve të tjera me rëndësi të veçantë për Kosovën, sidomos në zhbërjen e strukturave paralele që janë e keqja më e madhe në këtë pjesë të vendit…
Sipas raportit të bazuar në shënimet të cilat i posedon Qeveria e Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2010 janë kontrabanduar mallra me vlerë prej 113 milion eurove, prej të cilave buxheti i Kosovës ka humbur rreth 39 milianë euro në emër të taksave doganore . Ndërsa në gjashtëmujorin e vitit 2011 nuk janë deklaruar zhdoganimet, e që konsiderohet kontrabandë mallrash në vlerë prej 53 milion eurove , prej të cilave buxheti i Kosovës ka humbur rreth 22 milion euro.
Pa kompromis dhe të vendosur t’i zgjedhim problemet në veri të Kosovës
Prandaj në këtë fushë ka munguar angazhimi i duhur dhe i menjëhershëm.për të penguar këto dukuri kriminale dhe antikushtetuese në veri të Kosovës . Tani ky angazhim ka filluar me disa iniciativa në zgjidhjen e këtyre problemeve. Bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-në, ka kuptuar se këtyre dukurive kriminale dhe antiligjore u ka ardhur fundi. Edhe Qeveria e Kosovës më në fund e kuptoi se me Serbinë nuk mund të sqarohen dhe të zgjidhin këto probleme, prandaj duhet çasje të tjera , më të afansuara,më të vendosura dhe më të guximshme , prandaj edhe operacinet që u zhvilluan dhe që po zhvillohen në këtë pjesë të vendit po tregojnë sukses falë edhe përkrahjes së Bashkësisë Ndërkombëtare që është në anën e Kosovës .Mirëpo në këtë fushë duhet të jemi të kujdesshëm të vendosur dhe pa kompromis të punojmë për zgjedhjen e problemeve të grumbulluara në këtë pjesë të vendit dhe të ruajmë terësinë teritoriale të shtetit të Kosovës dhe nuk ka vend për kthim prapa…
Qeveria e Kosovës më në fund veproi komfor ligjit dhe kushtetutës
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të veçantë e ka vlerësuar si të sukseshme fillimin e implementimit të planit të operacionit në veri të Kosovës.Ky operacion i Qeverisë është për çdo lavdatë, ku më në fund u vepruar komfor ligjit dhe kushtetutës së Kosovës. Është arritur vendosja e doganierëve dhe të policëve të Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit. Në këtë mënyrë do të përmbushen detyrimet tona për rend dhe ligj. Mirëpo strukturat paralele kriminale të dirigjuara nga Beogradi po përpiqen në forma të ndryshme dhe po pengojnë realizimin e këtyre operacioneve të Qeverisë së Kosovës, duke penguar rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve në këtë pjesë të vendit.Prapa të gjithave këtyre akteve kriminale Serbia po qëndron dhe po nxitë destabilizimin e kësaj pjese dhe po përpiqet që nga të gjitha këto të përfitojë diçka .
Nuk duhet të lejohen pushtetarët (nxitës) të Serbisë të hyjnë pa leje në Kosovë
Ajo (Serbia) kundërshton zhbërjen e strukturave paralele duke penguar kështu jetën e lirë dhe të sigurtë të qytetarëve në këtë pjesë të vendit. Mirëpo kjo përpjekje e Serbisë është e kotë - një humbje e kohës, sepse tani kanë ndryshuar raportet në çasjen e këtyre problemeve .
Beogradi kërkon zbatimin e 6 pikëshit ka deklaruar kryenegociatori serb, Borisllav Stevanoviq i cili është njëri ndër organizuesit e protestave dhe vënjëve të barikadave në rrugët kryesore në veri të vendit. Kto barikada tani për tani nuk janë duke u penguar, duke menduar se mund të lindin situata provokative me rrjedhime të padëshiruara .Mirëpo në një afat të shkurtër këto do të menjanohen. Sipas tij (Stefanoviqit) dy pikat kufitare janë të veçanta dhe në këto pika nuk duhet të jenë të pranishme doganierët shqiptarë. Ai sëbashku me disa deputetë të Partisë Radikale kanë hyrë në Kosovë disa herë , ilegalisht nëpërmes rrugëve alternative ,sepse ishin zbraspur në pikat kufitare në Jarinj dhe Bërnjak. Ndërsa i ashtuqujturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë , Goran Bogdanoviq citohet të këtë thënë: “ qytetarët (serbë) nuk duhet t’u binden urdhave që vijnë nga Qeveria e Kosovës. Fatkeqësisht , bashkësia ndërkombëtare është në anën e Kosovës”- ka thënë Bogdanoviqi… Është përfolur se në rajonin e Zubin Potokut është parë edhe gjenerali serb, Bozhidar Deliq, ish bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Arkan. Ai nga strukturat paralele serbe është emëruar komandant i operacioneve luftarake në veri…E gjitha kjo tregon se situata mund të merrë kahe acaruese, prandaj duhet të jemi të kujdeshëm dhe të vendosur ndaj këtyre provokimeve të Serbisë e cila nuk është duke menduar se të gjitha këto do të shkojnë, në rend të pare, në dëm të vet Serbisë…
Mendoj se është më rëndësi vendosja e pikave doganore dhe vija kufitare e pacenueshme , e pastaj brenda territorit të Kosovës dalëngadalë do të zgjidhen këto probleme edhe në këtë pjesë sikur në të gjitha pjeset tjera të vendit. Kurse barikadat nëpër rrugë nuk kanë peshë të madhe, sepse logjika e rrugëve nuk do të fitojë.Në të ardhshmen e afërtë mendoj se do të ketë veprime për zhbllokimin e rrugëve .Gjermania tani ka dërguar makina blinduese të cilat kanë arritur në Maxhunaj, në Komanden e KFOR-it dhe kjo do ta mundësojë menjanimin e këtyre barikadave…
Lakmia për përfitime territoriale e Serbisë
Serbia në vazhdimësi po ushqen politikë hegjemoniste në rajon, sidomos lakmia për përfitime territoriale në procese të rëndësishme negociatore është mjaft e pranishme. Ndarja ose autonomia supstancionale paraqesin rrezik serioz për Kosovën, për reonin dhe më gjerë. Ndarja si opsion do t’i ndihmonte klasës politike në Serbi që të proklamonin një fitore në Kosovë , me që në fakt ata e pranojnë pavarësinë e Kosovës në nivel personal”. Mirëpo lind edhe opcioni tjetër , ai i autonomisë për veriun që do të ishte i rrezikshëm po aq sa i ndarjes dhe do të ishte infusion politik për regjimin e Beogradit që do t’i siguronte kontrollë të njëjtë që aktualisht ka Beogradi në Bosnjë e Hercegovinë. Një autonomi e tillë çfarëdo që do të ishte do t’i mundësonte Serbisë që të ndikojë drejtpërdrejtë në çështjet nacionale të Kosovës. Pastaj Beogradi duke mos pranuar zyrtarisht Pakon e Ahtisarit dhe favoret e saj për komuniten serb, dëshiron që me zbatimin e saj praktik dhe ndikimin e vet në terren të krijojë lidhje të drejtpërdrejta që i shkojnë në favor të qellimeve strategjike afatgjata “. Sipas analizave të bëra , veri i Kosovës karshi enklavave i ka dy specifika të rëndësishme. E para ndërlidhet me të drejtën e bashkëpunimit horizontal me regjionin e Serbisë që ia mundëson Plani i Ahtisarit dhe karta Evropiane për vetqeverisje lokale dhe e dyta që është shumë sinjifikative dhe për një analizë serioze ku veriu mund të ndërpresë ose lidh, varësisht nga zgjidhja , ndikimi ortodoks apo musliman.
Ndoshta edhe ne shqiptarët nuk kemi arritur që të kemi vlerësime objektive për të gjitha këto, ngase interesi i BE-së nuk po thuhet rastësisht “për veriun do të kemi sgjidhje evropiane “…Mirëpo në këtë fushë fatbardhësisht SHBA-ja dhe shtetet më të fuqishme në botë janë në anën tonë dhe kjo çështje do të zgjidhet ngadalë , por me kujdes dhe në interes të Kosovës…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi