Ajet Nuro:Viva Chile! Rroftë Kili!
Faqja 1 e 1
Ajet Nuro:Viva Chile! Rroftë Kili!
Viva Chile! Rroftë Kili!
Nga Ajet Nuro
Alba, në krahët e të atit, Yannick
“Delegacioni” shqiptar
Nga Ajet Nuro
Kili, ndonëse ka lindur si shtet më 18 shtator 1810, një tjetër shtator e ka bërë atë të njohur në të gjithë botën, 11 shtatori i 1973, ditë kur gjenerali Pinoçet rrëzoi presidentin Salvator Alende, për të vendosur një diktaturë ushtarake, diktaturë që vetë Pinoçeti i dha fund në vitin 1990. Unë vetë e kam njohur Kilin nga një film që ngjarjet e shtatorit të 1973 i shikonte nga kampi i Alendes. Filmi titullohej « Në Santiago bie shi ». 11 shtatori i 1973 vuri përballë njëra-tjetrës jo vetëm forcat e brendëshme në Kili por edhe dy kampet kryesorë ndërkombëtare të kohës që ishin aktorë të luftës së ftohtë. Për regjimin e Tiranës, ngjarjet në Kili dhe rrëzimi me dhunë i Alendes, ishin motivi më i madh i tezës se kapitalizmi duhet rrëzuar vetëm me dhunë dhe jo me zgjedhje të lira. As që i kisha hyrë ndonjëherë analizës dhe nuk isha thelluar ndonjëherë tek ky grusht shteti. Në universitet, duke studiuar ekonomitë latino-amerikane, profesori na shpjegoi edhe motivet (kryesisht ekonomike…) që shtynë ushtarakët të përmbysnin presidentin Alende. Duhet theksuar se komunizëm dhe zgjedhje demokratike nuk shkojnë edhe aq pasi komunistët duan që të realizojnë reforma të pa kthyeshme… Por, nga ana tjetër, kjo nuk justifikon përmbysjen me dhunë dhe sidomos dhjetra mijëra vrasje e zhdukje. Së fundi, diktatori Pinoçet, ndryshe nga shumë diktator të tjerë që lënë pushtetin vetëm kur vdesin, ai vendosi t’a kaloj vendin në një demokraci perëndimore. Diktator i mirë? Mbase jo, por më mirë kështu se një diktaturë me fund të përgjakshëm…
Diktatura e Pinoçetit detyroi me dhjetra mijëra kilianë të marrin arratinë e të largohen nga Kili për të shpëtuar kokën dhe për të bërë një jetë të qetë larg Kilit. Një nga qytetet ku u vendosën shumë e shumë kilianë është edhe metropoli i Kebekut, Montreali. Sot në Montreal dhe rrethina jetojnë rreth dhjetë mijë kilianë. Në këto vite që jetoj në Montreal, jam njohur me shumë prej tyre. Janë njerëz të thjeshtë, të edukuar dhe të prirë për të ndihmuar në rast nevoje. I pari që kam njohur ka qenë Carlos (Karlos) që punonte për emigracionin e Kebekut dhe me të cilin më lidhi puna për pritjen dhe vendosjen e refugjatëve nga Kosova përgjatë luftës
së vitit 1999 në një nga qytetet e Kebekut në Saint-Jérôme. I shkathët, i respektuar, i kudogjendur, ai njihte mirë të gjitha rregullat e emigracionit pasi ishte pikërisht Karlos që i referoheshin kolegët e tij për pytje në lidhje me emigracionin. Ndonëse në atë kohë Karlos kishte mbi 25 vjetë në Kanada, më bënte përshtypje fakti që kur numëronte, ai numëronte në spanjisht. E pra të gjithë kemi momente që i drejtohemi gjuhës së nënës pasi aty ndihemi të sigurt…
së vitit 1999 në një nga qytetet e Kebekut në Saint-Jérôme. I shkathët, i respektuar, i kudogjendur, ai njihte mirë të gjitha rregullat e emigracionit pasi ishte pikërisht Karlos që i referoheshin kolegët e tij për pytje në lidhje me emigracionin. Ndonëse në atë kohë Karlos kishte mbi 25 vjetë në Kanada, më bënte përshtypje fakti që kur numëronte, ai numëronte në spanjisht. E pra të gjithë kemi momente që i drejtohemi gjuhës së nënës pasi aty ndihemi të sigurt…
Vitin e kaluar, kur me një grup miqësh festuam 28 nëntorin, ditën tonë të pavarësisë, të pranishëm ishin edhe shumë kanadezë me origjina të ndryshme kombëtare. Mes tyre ishte edhe Ramon, një kilien që punon si zvendës drejtor i një organizmi që prêt dhe ndihmon emigrantët dhe refugjatët. Dhe Ramon, kishte ardhur me familjen në kuptimin më të gjerë të fjalës… motra vëllezër dhe familjet e tyre…Pra, një shenjë respekti ky ndaj miqëve të tij shqiptarë.
Me Ramonin na kanë lidhur shumë aktivitete në të cilat ai na ka ftuar në emër të organizmit që ai drejton dhe unë me kënaqësi kam marr pjesë. Kështu që ftesa për të marr pjesë në nga festat e organizuara nga komuniteti kilian këtu në Montreal, ishte jo vetëm kënaqësi sepse do njihja nga afër një nga komunitetet më aktiv në Montreal, por edhe një detyrim moral ndaj asaj çka kilianët kanë bërë ndaj nesh në raste të ngjashme. Kështu në datën 17 shtator u gjenda në një nga katër festat që komuniteti kilian organizonte në Montreal për të përkujtuar 201 vjetorin e pavarësisë së Kilit. Dhe si shqiptar, unë dhe bashkëshortja ime nuk u gjendëm të vetëm. Me disa shqiptarë të tjerë ne përbënim një grup të mirë. Madje Alba, që nuk ka mbushur ende 3 muaj, ishte më e vogla në sallë. Ajo që e karakterizonte këtë mbrëmje festive, ishte thjeshtësia dhe një organizim ku njerëzit nga komuniteti kilian aktivizoheshin në mënyrë vullnetare për organizimin e mbrëmjes. Si mbrëmje latino-amerikane nuk mungonte sumi dhe salca, një valle që kilianët “e qajnë”. Në mbrëmje merrnin pjesë edhe grupe valltarësh të veshur me kostume kombëtare kiliane që interpretonin valle kiliane dhe pastaj vallëzonin në shoqërinë e publikut. Si përfundim, mbrëmja e 17 shtatorit ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend.
Epilog
Kili, e filloi tranzicionin drejtë demokracisë në vitin 1990. Sot Kili ka një nga demokracitë më të përparuara në rajon dhe pushteti kalon nga e majta apo dhe e djathta sipas vullnetit të kilianëve. Në vitin 2006, Kili zgjodhi një grua në postin e presidentes. Në 2010 presidencën e mori e djathta. Dhe si gjithmonë duke respektuar demokracinë dhe votën e lirë. Nuk ka kundërshtime siç ndodh rëndom në demokracitë e reja. Ekonomia kiliane është një nga më të konsoliduarat në Amerikën e Jugut dhe Kili na lidhur marrëdhënie për tregëti të lirë me shumë nga aktorët kryesor të ekonomisë botërore. Duke qenë se shteti garanton pronën private, duke qenë se shteti është garant i një ekonomie të lirë, duke qenë se Kili është një vend i sigurt, shumë të huaj kanë investuar vitet e fundit në Kili. Me dy fjalë, Kili është për t’u marr shembull si vend që ka ditur të kaloj nga faze e tranzicionit në atë të pjekurisë…
Ajet Nuro
Montreal 20 shtator 2011
Alba, në krahët e të atit, Yannick
“Delegacioni” shqiptar
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
» Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009
» Ajet Nuro:Votime të mbara!
» Ajet Nuro:Palestina, Izraeli dhe Kosova !
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
» Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009
» Ajet Nuro:Votime të mbara!
» Ajet Nuro:Palestina, Izraeli dhe Kosova !
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi