Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protesta të shqiptarëve në Preshevë

Shko poshtë

Protesta të shqiptarëve në Preshevë Empty Protesta të shqiptarëve në Preshevë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 21, 2011 3:47 pm


Protesta të shqiptarëve në Preshevë

Protesta të shqiptarëve në Preshevë 21presheve21

Shqiptarët në qytetin e Preshevës të mërkurën organizuan marshin gjithë-popullor me moton “Stop diskriminimit” ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore. Organizatorë të protestës ishin i gjithë spektri politik shqiptar në bashkëpunim më Organizatën e veteranëve të luftës dhe Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

“Duam punë”, “Duam hapjen e kufirit”, “Stop xhandarmerisë serbe, “Zhvillim jo diskriminim” ishin sloganet që përcollën këtë protestë, deri sa ato që kishin përgatitur nga aktivistët e Këshillit për të drejtat e njeriut dhe Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut-e quanin ministrin e Pushtetit lokal serb, Milan Markoviç si njeri të rrezikshëm “Warning Markoviç is Here”. Pankartat u vendosën në Zyrat e Trupit Koordinues në Preshevë.

Në protestën e sotme në Preshevë ishin tubuar rreth 7 mijë shqiptarë, kryesisht studentë, nxënës, profesor, intelektual e përfaqësues të partive politike dhe asociacioneve jo qeveritare që veprojnë në këto anë.

Të pranishëm në protestën e sotme masive ishin Riza Halimi, kryetar i PVD-së dhe deputet gjithë-popullor në Beograd, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Besim Abdyli, kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, Florim Sahiti, nënkryetari i Komunës së Medvegjës, Orhan Rexhepi, kryetar i KKSH-së, Sender Destani kryetar i BDL-së, Jonuz Musliu, kryetar i kuvendit të Bujanocit dhe kryetar i LPD-së, Nagip Arifi, kryetar i PD-së, përfaqësues të OVL të UÇPMB-së, Belgzim Kamberi, kryetar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovën Lindore si dhe shumë përfaqësues tjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi