Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha e Thaçi në konferencën e organizuar nga Klinton

Shko poshtë

Berisha e Thaçi në konferencën e organizuar nga Klinton Empty Berisha e Thaçi në konferencën e organizuar nga Klinton

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 21, 2011 4:57 pm


Berisha e Thaçi në konferencën e organizuar nga Klinton


Berisha e Thaçi në konferencën e organizuar nga Klinton Klinton-berisha-thaci

Kryeministri Sali Berisha, ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton dhe kryeministri Hashim Thaçi
SHBA, Berisha merr pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton

Në vijim të axhendës së aktiviteteve që po zhvillon në New York, Kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton.

Ky forum tre ditor, ku marrin pjesë personalitete të larta të politikës të vendeve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë botërore, etj, këtë vit fokusohet në diskutimin e ideve për një rritje të qëndrueshme të burimeve energjetike dhe infrastrukturës, në kushtet e një buxheti të tendosur.

Në panelin e sesionit ishin të pranishëm, Presidenti i Komisionit Evropian Manuel Barroso, Presidenti i Meksikes Felipe Calderon, Presidenti i Afrikes se Jugut Jacob Zuma, Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk, kryeministri i Norvegjisë Stoltenberg, Kryeministrja e Bangladeshit etj.

Ne sesionin hapës, diskutimi u fokusua tek ndryshimet klimaterike, ndikimi i tyre në rritje, mbi zhvillimin ekonomik, social, mbi vende te veçanta, ashtu si dhe ne aspektin global dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje, ligjërisht detyruese për reduktimin e ndotjes.

Të gjithë diskutuesit që morën fjalën theksuan nevojën që samiti që do të mbahet në Durban në Afrikën e Jugut të shënojë progres të dukshëm në drejtim të përballimit të kësaj sfide globale.

Kryeministri Thaçi në Takimin Vjetor 2011 të Iniciativës Globale të Klintonit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë mbajtjes së Sesionit Vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Kryeministri Thaçi, është duke takuar liderë dhe burrështetas nga vende të ndryshme të botës për t’i njoftuar më afër me zhvillimet në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Nju Jork Kryeministri Thaçi, ka përcjellur punimet e Takimit Vjetor 2011 të Iniciativës Globale të Klintonit (Clinton’s Global Initiative). Takimi Vjetor këtë vit filloi punimet në Nju Jork prej 20-22 shtator.
Në këtë takim Kryeministri Thaçi pati një takim miqësor me Presidentin Klinton, ku e njoftoi me zhvillimet e fundit në Kosovë, me ç’rast Presidenti Klinton e përgëzoi për zhvillimet dhe ofroi përkrahjen e tij.
Gjatë sesionit të paraditës në Takimin Vjetor të Iniciativës Globale të Klintonit, Kryeministri Thaçi gjithashtu u takua edhe me Presidentin e Republikës së Afrikës së Jugut z. Jakob Zuma, ku biseduan për zhvillimet në Kosovë. Kryeministri Thaçi edhe njëherë i drejtoi kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Thaçi në vazhdën e takimeve me burrështetas të vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, gjithashtu u takua sot edhe me Presidentin e Republikës së Meksikos, z. Felipe Kalderon, të cilin gjithashtu e njoftoi me zhvillimet në Republikën e Kosovës, dhe theksoi edhe njëherë kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Meksiko.
Në vazhdim Kryeministri Thaçi u takua edhe me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, z. Danilo Turk.
Në këtë takim vjetor, Kryeministri Thaçi gjithashtu pati takime edhe me Kryeministrin e Kuvajtit Sheikun Nasser Al-Mohammad Al-Ahmad Al-Sabah, Kryeministren e Republikës së Bangladeshit Sheikën Hasina Ëazed, si dhe Kryeministrin e Shri Lankës z. D.M Jayaratne, ku tëma kryesore në takime ishte informimi mbi zhvillimet në Kosovë, si dhe njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga këto shtete.
Kryeministri Thaçi u takua edhe me Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, z. Igor Lukšić
Iniciativa Globale e Klintonit është themeluar nga Presidenti Bill Klinton në vitin 2005, e cila organizatë në punimet e takimeve vjetore që organizohen që nga viti 2005 mbledh rreth 150 presidentë dhe ish-presidentë, Nobelistë, dhe shumë Kryeshefa Ekzekutiv të korporatave më të mëdha botërore, si dhe mediat. Anëtarët e Iniciativës Globale të Klintonit që nga viti 2005 kanë ndihmuar më tepër se 300 milionë njerëz nga 180 vende të ndryshme të botës. Vlera e ndihmave të cilat kanë ofruar ndërmjet iniciativave të ndryshme arrin në 63 bilion dollar.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi