Vetëvendosje rrëzon maunet serbe
Vetëvendosje rrëzon maunet serbe
Vetëvendosje rrëzon maunet serbe
Në shenjë kundërshtimi për “Tregtinë e lirë” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të mërkurën në afërsi të fshatit Lupç, në magjistralen Prishtinë-Besianë, kanë ndërmarrë një aksion kundër maunave me mallra të Serbisë, me ç’rast shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i kompanisë “Centro Proizvod” nga Beogradi dhe rrotulluan maunën për ta bërë të palëvizshme.
Vetëvendosje vlerëson se nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare me një vend agresor, i cili mban në jetë e në aktivitet struktura kriminale që kanë marrë peng një pjesë të territorit tonë, duke e shndërruar në fole të kontrabandës, krimit të organizuar dhe terrorit për vetë qytetarët e asaj pjese.
“Marrëdhënia e re e gjithsesi shumë e vjetër që po na imponohet, “Tregtia e Lirë” midis nesh dhe Serbisë, vendit që nuk na njeh as të drejtën për të ekzistuar, është e dëmshme dhe e gabuar. Indiferenca e Qeverisë së Kosovës e detyron qytetarin të angazhohet vetë në mbrojtje të mirëqenies së tij, në mbrojtje të konceptit dhe parimeve të së drejtës, që po shkelen në emër të ca normave formale, që edhe kësaj radhe po na imponohen prej të tjerëve, pa marrë parasysh cilat janë nevojat urgjente të atdheut e të popullit tonë”, thuhet në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për më tepër, Vetëvendosje konsideron se nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare pa pasur marrëdhënie politike dhe bërja e tregtisë së lirë me një vend që nuk pranon të drejtën për qenë shtet, nënkupton të bësh pazar me shtypësin e vjetër.
“Ky lloj i shkëmbimit tregtar e shndërron Kosovën e sotme në një koloni tregtare të Beogradit, koloni moderne që nuk ndryshon shumë prej kolonisë klasike, që ishim dje”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes, e cila paralajmëron se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar “Tregtinë e Lirë” me Serbinë.
Ndryshe, pas vendosjes së policëve dhe doganierëve të Kosovës në dy pikat kufitare në veri, Kosova ka hequr masat reciproke ndaj Serbisë, ndërkohë që kjo e fundit vazhdon të mbajë të bllokuar kamionët nga Kosova.
Edhe sot ka vazhduar importi i mallrave nga Serbia me një fluks edhe më të madh. Vetëm sot kanë hyrë afërsisht 150 maune nga Serbia në Kosovë, ndërsa numri i përgjithshëm që nga heqja e masave të reciprocitetit ka arritur në 400.
Nga ana tjetër ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë dje se shumë shpejt do të vihen prapë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, sepse siç ka thënë ajo marrëveshja duhet të respektohet nga të dyja palët dhe jo vetëm nga njëra palë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi