Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SVP propagandë antishqiptare në Zvicër

Shko poshtë

SVP propagandë antishqiptare në Zvicër Empty SVP propagandë antishqiptare në Zvicër

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 22, 2011 9:42 pm


SVP propagandë antishqiptare në Zvicër

SVP propagandë antishqiptare në Zvicër Svp_21

Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka rikthyer propagandën antishqiptare përmes një fushate të posaçme.

Propaganda me reklama dhe bilborde që ka të bëjë me një fushatë kundër emigrantëve të huaj dedikohet posaçërisht për shqiptarët nga Kosova.

Kryeideatori i kësaj fushate është një nga liderët e kësaj partie, Christoph Blocher, i cili ka shfaqur mendimet dhe urrejtjen e tij kundër shqiptarëve, si në debatet e brendshme partiake ashtu edhe përmes deklarimeve të tij për opinion me tezat kundër “Kosovo Albaner”.

Fushata është nxitur sërish pas rastit të prerjes në fyt të një zvicerani nga ana e dy të rinjve kosovar pas një zënke midis tyre një muaj më parë. Personi që u rre ishte pikërisht i partisë SVP dhe se ai kishte provokuar dy shqiptarët e rinj nga Kosova.

SVP po merret seriozisht me çështjen e emigrantëve shqiptarë nga Kosova, të cilët supozohet sipas kësaj partie se janë mbi 170 mijë dhe posedojnë shtetësinë zvicerane.

Kundër fushatës është shprehur Kisha Katolike e Zvicrës e cila ka akuzuar SVP për një fushatë të tillë brutale.

“Nuk mund të vendosësh të tërë popullin apo një komb dhe një kulturë vetëm për një apo dy raste. Kjo temë të cilën përpiqet të zgjeroj SVP, jo që ndihmon diç shtetitn apo kulturën zvicerane, në të kundërtën, kjo temë vetëm sa sjell urrejtje dhe përçarje mes kulturave dhe multi-besimeve në Zvicërr“, thekson kisha zvicerane.

Reagime ndaj kësaj partie pritet të pasojnë edhe nga subjektet e tjera politike zvicerane dhe nga shoqatat shqiptare në Zvicër. (INA)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi