E mshelin n'shpi
E mshelin n'shpi
E mshelin n'shpi
EULEX organizoi shpejt e shpejt një seancë kundër Fatmir Limajt mbrëmjen e së enjtes, posa Gjykata Kushtetuese lëshoi aktgjykimin për imunitetin e deputetëve. Aty iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, iu konfiskuan dokumentet e udhëtimit dhe në shtëpi u shoqërua me vetura të misionit europian. Limaj akuzohet për krime lufte.
Nga Jeton Musliu më 23 shtator 2011
EULEX-i nuk iu dha asnjë ditë afat Fatmir Limajt. Vendosja në Gazetën Zyrtare e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, se deputetët e ministrat nuk kanë imunitet për veprat që i kanë kryer jashtë mandatit të tyre, ka bërë që ai të ftohet menjëherë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Të enjten, deputeti i Kuvendit të Kosovës, për më shumë se tre orë, së bashku me avokatin e tij, Tahir Rrecaj në njërën anë dhe prokurorin e EULEX-it Maurizio Salustro në anën tjetër, kanë qëndruar përballë gjyqtarit të procedurës paraprake.
Në këtë rast, gjyqtari i EULEX-it vendosi që të miratojë kërkesën e prokurorit të çështjes, që Limajt t’i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak në afat prej prej 30 ditësh, fakt të cilin e konfirmoi edhe vetë avokati Rrecaj.
Kjo masë nisi së zbatuari menjëherë pasi nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, nuk u lejua që në shtëpi të shkojë me veturën private, duke bërë që në të, të futet vetëm avokati i tij.
Nga një hyrje dytësore e Gjykatës së Qarkut, Limaj u dërgua në shtëpi me një automjet të misionit të EULEX-it, ndërkohë që avokati Rrecaj tha se “gjyqtari është pajtuar me këtë masë, për shkak se e ka vlerësuar gatishmërinë e Limajt për t’u paraqitur para Gjykatës sa herë ka pasur nevojë”.
Avokati Rrecaj tha se pala mbrojtëse nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi. “Limaj dhe unë e respektojmë këtë vendim”, tha ai para medieve. Zyrtarë të EULEX-it kanë thënë për Express se pas shqiptimit të masës së arrestit arrestit shtëpiak, Limajt i janë konfiskuar edhe dokumentet e udhëtimit.
I pyetur nga mediat se kur mund të fillojë procesi gjyqësor ndaj Limajt, avokati Rrecaj tha se “kjo është çështje për të cilën vendos gjykata”.
Vetë prokurori Salustro nuk preferoi të dalë para medieve, duke u kthyer prapa, dhe duke përdorur një hyrje dytësore të ndërtesës së gjykatës, në mënyrë që t’u shmanget interesimit të gazetarëve.
Ndërkohë, nëpërmjet një komunikate zyrtare për media, misioni i EULEX-it ka deklaruar se pas sqarimit të çështjes së imunitetit nga Gjykata Kushtetuese, ndaj Fatmir Limajt është mbajtur të enjten një seancë dëgjimore.
“Me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar i procedurës paraprake të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka caktuar një muaj arrest shtëpiak dhe konfiskimin e përkohshëm të dokumenteve të tij të udhëtimit”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të EULEX-it.
Sipas këtij misioni, muajin e kaluar, është konfirmuar aktakuza ndaj Fatmir Limajt dhe nëntë të pandehurve të tjerë në rastin Kleçka, duke bërë që për këtë rast të pasojë edhe një proces gjyqësor.
“Padia ngarkon të pandehurit me akuza të ndryshme të krimeve të luftës që dyshohen se janë kryer në vitin 1999 në një qendër të paraburgimit të improvizuar të vendosur në fshatin Kleçkë”, thuhet në sqarimin zyrtar të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Gjykata Kushtetuese, të martën ka shpallur aktgjykimin rreth çështjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë publikë. Aktgjykimi i saj hyn në fuqi menjëherë, duke u dhënë mundësi organeve të drejtësisë që të arrestojnë zyrtarët për të cilët tashmë ekzistojnë aktakuza.
Tash e disa muaj ekziston një fletë arrest për Fatmir Limajn në lidhje me disa akuza për krime lufte që ndërlidhen me një “qendër paraburgimi” që thuhet të ketë ekzistuar në fshatin Kleçkë.
Më parë, EULEX nuk ka mundur ta arrestojë atë për shkak të paqartësisë rreth çështjes së imunitetit. Ky ngërç u zgjidh pasi që Qeveria e Kosovës, nën trysni të bashkësisë ndërkombëtare, e çoi këtë çështje për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Dy ditë më parë, Gjykata sqaroi se deputetët nuk i mbron imuniteti nga arrestimet e mundshme rreth padive penale apo civile.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi