Ajete Shaban Beqiraj:Mërgata gjithmone i qëndroi pranë Kosovës
Faqja 1 e 1
Ajete Shaban Beqiraj:Mërgata gjithmone i qëndroi pranë Kosovës
Ajete Shaban Beqiraj:Mërgata gjithmone i qëndroi pranë Kosovës
Decani pret mergimtaret e vet |
Mërgimtarët e Kosovës, pjesa dërmuese e të cilëve vepruan vullnetarisht për një Kosovë të lirë, të pavarur, të zhvilluar dhe demokratike, nuk e ndjejnë veten të anashkaluar nga mospërfshirja në proceset politike, ekonomike dhe sociale sa e ndjejnë veten të fyer me mënyrën e qeverisjes, thote Hafiz Gagica, ish-kryetar i LDK-së për mërgatën shqiptare në Gjermani, Evrope por edhe SHBA dhe Australi.
“Ne kemi pas deri më tani një Departament për Diasporën, që ishtë fyes për mërgatën dhe kontributin e saj. Tash u avancua në Ministri të Diasporës. Uroj qe ajo ministri të konsolidohet, të mos jetë e politizuar por të merret vërtet me problemet e mërgatës, me gjuhën, me kulturën, me brezin e ri i cili është në prag të asimilimit. Për të gjitha këto duhen ekspertë!Sepse, nuk mund të flas një veprimtar politik ose një gazetar i Gjilanit për problemin e Decanit, nese nuk jeton në Decan. Ndërsa në Kosovë, në të shumtën e rasteve njerëzit jokompetent të flasin për mërgatën, edhepse ndoshta kurre s´ka dal jashtë Prishtinës”.
Mërgata e Kosovës ka kuadro të kualifikuara në nivel ndërkombtar
Mentor Thaci, poet dhe gazetar i cili punon dhe vepron në Landin e Bavarisë, problem shqetësues sheh mënyrën e organizimit të diasporës mbi baza partiake:
Hafiz Gagica, ish kryetar i LDK-se ne mergate |
Kontributi i diasporës është i njohur për të gjithë
E, kontributi i i diaporës është i njohur për qytetaret e Kosovës dhe më gjërë. Sidomos në 30 vjetët e fundit, ishte mërgata ajo e cila pas dëbimit nga puna nuk e la popullatën të gjunjëzohej ekonomikisht, ajo e cila pas mbyllejs së shkollave mbajti gjalle arsimin shqip, ishte pjesë përbërëse e luftës për clirimin e Kosovës, pas përfundimit të luftës kontribuoi në ndërtimin e saj, ishte pjesë e pandashme deri në pavarësimin, ndërsa sot ajo përfaqëson Kosovën në fusha dhe vende të ndryshme në mënyrën më dinjitoze. Mirëpo, fakti se ajo për 12-të vjet u prezantua nga një departament i vetëm ishte nëncmim dhe hedhje në harresë e kontributit të mërgimtarëve nga institucionet e shtetit të vet, mendon Lan Avdiu veprimtar i mërgatës me banim në Zvicër i cili ka shpresë se themelimi i Ministrisë së Diasporës do të sjell ndryshime ne jeten e mergimtarëve të Kosovës.
Mentor Thaci, poet me banim ne Shvarcvald te Bavarise |
30 per qind e trupit të Kosovës jeton jashtë saj
Themelimi i Ministrisë së Diaporës në maj të këtij viti e cila për themeluesit e saj u pa si një adresë e vërtet për nevojat e mërgimtarëve dhe forcim i lidhjes së tyre me vendlindjen e për të tjerë, një “pazarë ndërmjet partive politike në koalicion, për ministrin e diasporës Ibrahim Makollin:“Themelimi i Minsitrisë së Diasporës dëshmon edhe një herë përkushtimin që ka qeveria e Kosovës në raport me një pjesë të madhe të popullit tonë. Pas regjistrimit të fundit llogaritet që diku në mes të 25 dhe 30 per qind të trupit të Kosovës për shkaqe të ndryshme dhe në periudha të ndryshme kohore edhe më tej gjendet jashtë vendit”.
Themelimi i Ministrisë së Diasporës-obligim ndaj mërgatës së Kosovës
Ministria e Diasporës ka për obligim të hartojë dhe të zbatoje politika shtetrore në raport me mërgatën si dhe të forcojë lidhjet në mes të mergatës dhe vendit amë.
“Sepse, cdo fjalë është shumë e varfër në raport me angazhimet dhe kontributin e mërgatës dekada me radhë. Prandaj, mendoj se është koha kur institucionet e Kosovës duhet që të kujdesen për mërgatën e vet ashtu sikurse këta pjesëtarë janë kujdesur për vendin. Mërgata nuk duhet të shikohet vetëm si një potencial ekonomik, por mbi të gjtiha si një potencial intelektual, poltik, akademik i Kosovës dhe si i tillë, t´i krijohen mundësi për të qënë pjesë përbërëse e proceseve zhvillimore në vend”, thotë ministri Makolli siaps të cilit ndërkohë po hartohet një strategji afatmesme dhe aftagjate për diasporën, implementimi i së ciles do të mundësojë krijimin e instrumenteve dhe mekanizmave të efektshëm për të ndërlidhur Kosovën dhe mergatën e vet.
Ministria e Diasporen u themelua ne maj 2011 |
“Ligji për Regjistrimin e Popullsisë dhe kjo vënje e balancit të egër që është edhe tentativë për zbutjen e perqindjes së madhe të popullsisë shqiptare me elemente të tjera, si p.sh. hic 500 mije shqiptare e shto 200 mijë të tjerë, është disikriminues. Përse nuk respektohet reciprociteti? T´futet feja, t´futet elementi nacional, kur shtetet tjera përreth nuk e kanë edhepse edhe ne aty e kemi pjesën tonë të popullsisë. Për hatër të dikujt tjetër, një formë vazaliteti”, thotë z.Thaci.
Mërgimtarët: “Me regjistrimin e fundit nuk është treguar realiteti i Kosovës”
Përderisa, Hafiz Gagica, veprimtar i shquar në mërgatë dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova i cili tash 30 vjet jeton në Gjermani, mendon se me procesin e regjisitrimit të mërgatës nuk është treguar realiteti i Kosovës.“Sepse, shikoni me cfarë shifrash qesharake doli popullsia e Kosovës. 30 vjet pas me një numër më të ulët sesa që ishim në kohën e ish-Jugosllavisë. Dhe këtu, jo vetëm u la mërgata anash por nuk u tregua realiteti i Kosovës”, thotë z.Gagica.
Përderisa, sipas ministrit Makolli, Kosova si shtet, për të hartuar politikat e veta zhvillimore duhet ta dijë numrin e saktë të banorëve të përhershëm brënda territorit të saj. Ndërsa, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë një dokument të Kosovës, ata janë pjesë e regjistri civil në Kosovë dhe në asnjë mënyrë nuk do t´mbeten jashtë proceseve.
Ministri për Diasporën: “Vitin e ardhshëm, regjistrimi i mërgatës së Kosovës”
Ibrahim Makolli, minister per diasporen |
Sipas të dhënave të regjistrimit të fundit të popullsisë, janë 800 mijë banorë të Kosovës të cilët jetojnë nëpër shtetë të ndryshme anekënd globit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi