Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Osman Caka

Shko poshtë

Cikël poetik nga Osman Caka Empty Cikël poetik nga Osman Caka

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 23, 2011 10:11 pm




Cikël poetik nga Osman Caka Image

Cikël poetik nga Osman Caka

KËNGA E LIRISË

Kush oj Kosove ta solli dritën
Luftarët trima ej nga Drenica

Kush jan’ këta që s’u dridhet dora
Heronjtë trima more nga Rugova

Kush jan’ këta që s’iu dhimbet gjaku
Djem petrita more dritë Karadaku

Kurr këta sokola s’e ulën zanin
Djemt sokola hej nga Deçani

Ngjyrë t’gjaku ej na morri bora
Gjaku i trimave hej nga Bajgora

Kush ia rriti namin more Kaçanikut
Bijt’ e Idriz Seferit barot kundër armikut

Kush i tha armikut hej prit se erdha
Shqipet tona more ej nga Presheva

Prit armik sot se nesër më ze vona
Shqipet dy krenare ore nga Tetova

Po hije të paska hej Kosovë kunora
Rrnofshi djem e vajza të trojeve tona.


K U SH T R I M I


Nëpër shumë shekuj edhe dekada
E kan goditur ej shumë shtrëngata
Pse naj mbushët këto troje me vorre
Trojet e mia në këtë tokë arbërore.

Valë t’mëdha jan ngrit more nga deti
Se këto troje do t’i godet hej tërmeti
Ky vend është mbulue me re të zeza
Malet e Arbërit s’jan gotit’ nga rrufeja.

Lëshon kushtrimin hej malit Korabit
A jeni gjallë Shqiponjat moj e Sharrit
A jeni të gatshëm me mbrojtë atdheun
Siç na la amanet ej trimi Skënderbeu.


D Ë SH M O R I T
(Reshat Shehut)

Po ku je o Resh o Ylli i Dritës
Shqipja e Grykës së Kaçanikut
Të kishim lule e malit tëSharrit
Lulja më ebukur në stinë t’beharit.

Shumë e dashti hej Kaçanikun
Therrë në sy ishte hej për armikun
Modest dhe trim qëndrove si burrë
Syri nga armiku s’tu tremb kurrë.

Resh u betove n’gjirin e nanësloke
Zot do t’i dal moj nanë kesaj toke
Te proni Rakocit në një ditë prilli
Ra dëshmor more hej Reshat trimi.



T R A DH Ë T I A


Duhet ta dish kush të buzëqesh
Ironiku ta ngul thikën në veshkë
Nuk është që dhimje të shkakton
Por ma keq se zemrën ta përvëlon.

Kurrë mos frigo se tradhëton trimi
Por ki kujdes gjithmonë nga i ligu
I sinqerti gjithmonë ta thot në sy
I dobëti përher’zgërdheshet me ironi.

Nuk ka më të shtrenjtë se sinqeriteti
Tradhëtari kërkon thikë për veti
Por ruju atyre ej që buzëqeshin
Njeriu i lig fol gjithmonë pas veshi.


ÇIKË E BUKUR EJ BALLË BORE

Çikë e bukur ej ballë bore
Linde çik në ato bregore
Faqe kuqe moj si qershia
Hije t’paska moj bukuria.

Sa një lis ke lëshue shtatin
Sikur shqiponja në bajrak
Sy të kaltër moj bojë qielli
Porsi rrezet që i lëshon dielli.

Çikë syt e zi mi ke si rrush
Një gjerdan ma ke në gushë
Këtë bukuri ty kush ta fali
Ajo bregore moj faqe e malit.


Ë N D Ë RR A


Një natë n’gjum’ un’ëndërrova
Një këngë të bukur e këndova
Bilbili me këngë më shoqëroi
Këtë këngë të bukur ta këndoj.

Kënga jon’ atë ditë mori malin
Por mua më kishte djegë malli
Sa u gëzova unë për malet tona
Sa bukur atë natë unë ëndërrova.

Me gëzim un’ at’ ditë u zgjova
Tërë ditën fola me malet tona
Duke folur unë ndërmjet vetit
Çka na bëri hej i shkret gurbeti.


TOKA JONË

Toka e jonë plot bregore
Malet tona plot me borë
Shqiponja jonë dykrenare
S’duron më banda barbare.

Me shume male e kodrina
Luftuan trimat me martina
Per me i dalë zot këtij vatani
Larg moj Kosovë te shkoi zani.

Malet tona plot me kreshta
Përherë t’thuhet Tungjatjeta
Gjuhë shqipe, gjuha e Zotit
Me shekuj deri në dit’ të sotit.

Shumë bisha na janë versul
Edhe në gjuhe e në flamur
Sa e bukur është gjuha e jonë
Ardhemëria ej e popullit tonë.

Në ato shkrepat e vendit tonë
Po sa bukur flamuri po valon
Gjuha shqipe bukuria Sharrit
Flamuri more i Ismail Qemalit.




T R I M A T

Kaluan male kondra e lugina
Atdhetarë hej burra e trima
Mej i dal zot more këtij vatani
Larg Dardanit ia rritën zanin.

Kaluan kodra male dhe dete
Luftuan trimat për trojet e veta
Për atdhe burrat ej kan’ luftue
Atdheun nga armiku me e çlirue.

Erdhën nga Europa e Amerika
Çou Kosovë ej se të erdhi dita
Kan ardhë djemt me të dalë zot
Duke luftuar more për këtë tokë.

Plot me trima është mbush mali
Dardani djemt tu ta rritën namin
Rrofshi sa malet ju djem heroja
Krenaria dhe drita e trojeve tona.

Me gjakun është shkrue historia
Jeni drita e dielli i trojev të mia
Emrat e shënuar me germa ari
Kurrë nuk harroheni djal pas djali.


TROJET TONA

Është shqiponja me pesë zogj
Kishim njëherë ne një monolog
E sa zogj i ka lindur shqiponja
Zogu i madh hej është Kosova.

Zogu i dytë more ej është Ilirida
Zogu i tret’ hej, ka lindur Çamëria
Zogu i katërt-Malësia me martina
Zogu i pestë more është Lugina.

Thonin a do të vijë koha ndojherë
Me ardh zogjtë tonë në pranverë
Këtu ishim bashk’ more ne dikurë
Siç është shqipja simbol në flamur.

Shumë kanë ra more valët e detit
Toka nuk dridhet ma prej tërmetit
Sa të gjatë tani janë rit lisat e Naimit
Për trojet tona tash bien rrezet e diellit.

Ka ardhë koha shqipet me i bashku
Boll ne me shekuj ne na kan coptu’
Lëshoje kushtrimin, moj shqiponjë
Zogjtë e tu ne tash t’i bashkojmë.


BURRI I MADH

(Jusuf Gërvallës)

Burrat e mëdhej kurrë nuk vdesin


Në zemra tona gjithmonë mbesin
Sikur qëndron shqiponja n’flamur
Populli trimin nuk e harron kurrë.

Po kurrë nuk harrohet Jusuf Gervalla
Vdekja e tij ne na duket si në përralla
Jo more, nuk ka vdekur artisti jonë
Në zemrat tona ai përjetë qëndron.

Ishte artist dhe burr i madh shqiptar
Romansier e këngëtar dhe gazetar
Populli hej të përkulet ty o burrë
Siç i përkulemi shqipes në flamur.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi