Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:LIS E PLIS PËR FIS!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:LIS E PLIS PËR FIS! Empty Mentor Thaqi:LIS E PLIS PËR FIS!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 24, 2011 11:13 am

Mentor Thaqi:LIS E PLIS PËR FIS! 316012_277210478975031_100000582437455_993330_754546431_n
Mentor Thaqi:LIS E PLIS PËR FIS!

Ke ai filiz,
shpresa,
ke ai Lis
...
mbresa,
në atë Plis,
shkëlqesa,
po ai Fis,
bën kthesa
dhe nuk vjen
harresa,
n´atë rrënjë guri
kah Çepuri!

Filizi
majë Lisi,
Plisi
Krye Fisi
e aty Nderi
në ballë
prej Veri,
ke ai Plis Mali
po ai
Lis-Djali
dhe vet
Trung-Burri
si Gur Çepuri!

Në atë Malësi,
në atë Mal t´zi,
ai Karadak
gjithmonë konak,
në trekëndësh,
shtatëpalë mendësh,
nëntë palë trimëri,
për sakrificë,
plot dashuri
i falë Arbërisë,
përmbi Moravë
e mbi koshavë,
e ndanë pleqninë
me Historinë!

Mentor Thaqi VS., 13.09.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi