Presidentja e Kosovës nderon nacionalizmin shqiptar në SHBA
Faqja 1 e 1
Presidentja e Kosovës nderon nacionalizmin shqiptar në SHBA
Presidentja e Kosovës nderon nacionalizmin shqiptar në SHBA
Nga Dalip Greca
Presidentja vendosi një tufë me lule dhe bëri homazhe tek varri i nacionalistit Mehmet Agë Rashkoci.
Mbesa presidente e Kosovës, gjyshi prehet në SHBA
Mehmet Aga Rashkoci
05/05/1906 - 03/0/1972
Në SHBA, prehen eshtrat e shumë nacionalistëve shqiptarë, kundërshtar të regjimit komunist dhe atij sllav, por ata kanë mbetur të harruar në tokë të huaj. Sa qenë gjallë ata nuk mund të ktheheshin në vendlindje nga që qenë damkosur me vulën ”armiq”, edhe pse qenë shërbestarë të Kombit. Të tillë janë Mithat Frashëri dhe Abaz Kupi me dhjetëra pauses të tyre që u varrosën në mërgim. Rrallë kemi parë politikanë dhe shtetarë shqiptarë që të shkojnë pranë varreve të tyre dhe të vendosin një tufë me lule. Ishte kjo arsyeja pse veprimi i presidentes së Kosovës u komentua pozitivisht, kur shkoi pranë varrit të nacionalistit të ndjekur nga regjimi sllav, Mehmet Aga Rashkoci duke nderuar kujtimin e tij dhe duke vlerësuar përpjekjet e diasporës nacionaliste për liri kombëtare.
Te varri I gjyshit
Pikerisht të enjten e 22 shtatorit në mesditë, Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bëri homazhe pranë varrit të atdhetarit nacionalist, njëkohësisht gjyshit të saj, Mehmet Osman Aga (Jahjaga) në Nju Xhersi. I ndjeri prehet në varrezën publike në Memoral Park, Elizabeth të Nju Xhersit. Presidentja shoqërohej nga ambasadori i Kosovës në Washington, z. Avni Spahiu si dhe nga Këshilltarët e saj, Ramush Tahiri dhe Arbën Vllahiu.
Presidentes ia uroi mirëseardhjen biznesmeni shqiptar, Hajdar Bajraktari, organizator i kësaj veprimtarie përkujtimore.Në ceremoni kishin ardhë dhjetëra shqiptarë, bashkëkohës të ndjerit, pjestarët e familjes, nipat e tij, Dervish dhe Ismet Jahjaga me bashkëshortet e të tjerë.
Z. Musli Mulosmanaj, një ndër ata që e patën njohur së afërmi Mehmet Agën, falenderoi presidenten e Kosovës për këtë nderim që i bëri, jo thjeshtë gjyshit të saj, por të gjithë nacionalizmit shqiptar, sepse ai qe një ndër nacionalistët atdhetarë më në zë të mërgatës shqiptare në SHBA, i anatemuar nga sllavët, që ia patën torturuar familjen burgjeve, ndërsa atë vetë e patën shpallë “armik” të Jugosllavisë, irredentist që kërcënonte lirinë e federatës. Z Mulosmanaj tha se Mehmet Aga ishte një nacionalist që i kishte shërbyer shumë Kosovës. Atij iu desh që të linte Kosovën më 1948 i përndjekur nga shovinizmi sllavo komunist, pasi kishte luftuar dy vite nëpër male me armë në dorë i përndjekur nga ushtria sllave dhe forcat e sigurimit shqiptar. Mehemt Aga nuk u pajtua me sistemin komunist, as me parullat e gënjeshtra të Bashkim- Vëllazërimit. Për më shumë se dy vjet ai luftoi maleve të Kosovës dhe Hasit, duke kundërshtuar me armë në dorë pushtimin serb të Kosovës.Luftoi së bashku me nacionalistët e tjerë si Tahir e Ram Muj Hoxhën, Zenun Alinë, Mal Shabanin, Hazir Sylën dhe Can Mulosmanin.E gjithë familja e tij prej 32 pjestarësh u burgosën dhe u torturuan në mënyrë cnjerëzore në burgjet e Federatës Jugosllave. Ato u torturuan egërsisht, panë me sy tmerre e vuajtje. Ishte kjo arsyeja përse bashkëshortja e Mehmet Agës dhe tri vajzat vdiqën pak kohë pasi dolën nga burgu. Jeta i dha shumë vuajtje Mehemt Agës, por ai mbeti një figurë e papërkulur e nacionalizmit shqiptar. Edhe këtu në SHBA ai punoi për Kosovën e tij të dashur për të cilën bëri aq shumë sakrifica.
Duke iu drejtuar Presidentes, z. Musli Mulosmanaj tha:”Ju zonjë e respektuar, sot nderuat Kosovën, familjen tuaj shumë të njohur për patriotizëm, nderuat traditat tona, nderuat dhe Kosovën. Nacionalistët shqiptarë kanë bërë shumë për Kombin, por kanë mbetur të harruar. Ky shembulli juaj le të shpresojë se do t’i shërbejë respektimit të nacionalizmit”
Duke falenderuar organizatorët e kësaj ceremonie përkujtimore, presidentja Jahjaga, tha se ndjehej shumë e emocionuar që ndodhej pranë varrit të njeriut të saj të dashur për të nderuar kujtimin e tij. Më vjen mirë tha ajo, që diaspora shqiptare e ruan në kujtesë këtë atdhetar të respektuar, i cili luftoi deri në fund për Kosovën tonë të dashur. Duke nderuar këtë nacionalist ne nderojmë të gjithë nacionalistët shqiptarë që punuan aq shumë për Kombin. Është obligim i brezit të sotëm që të nderojë paardhësit e vet. Ne ndjehemi krenarë që jemi pasardhës të Mehmet Agës, që kurrë nuk u përkul për lirinë e Kosovës, duke rrezikuar jetën e vet dhe duke vënë para provave ët vështira familjen. Ndjehem mirë që diaspora shqiptare i respekton luftëtarët e lirisë. Diaspora shqiptare e Amerikës ka meritën se diti që të luftojë për Kosovën për vite e vite me radhë. Është dhe kontributi i Mehmet Agës me nacionalistët e tjerë në atë ç’ka ne kemi arritur në Kosovë.
Duke vendosur një tufë lule në varrin e Mehmet Agës, presidentja preku pllakën e metaltë duke thënë: I përjetëshëm qoftë kujtimi i Atdhetarit!
Porosia e presidentes
Më pas z. Hajdar Bajraktari, organizator i veprimtarisë , tha se Mehmet Aga ishte ndër ata burra që kanë lënë pas veprën e tyre nacionaliste dhe me aktin e tyre burrëror në shërbim të lirisë së Kosovës kanë ushqyer brezin e ri, për t’i shërbyer Kosovës edhe këtu në SHBA. Ai, shtoi se Mehmet Aga, ishte një nacionalist i vendosur që për lirinë e Kosovës, sakrifikoi gjithëçka, përfshirë dhe familjen dhe njerëzit e tij të dashur. Ai vuri jetën e vet në rrezik për të luftuar për Kosovën e lirë.
Ish bashkëkohës të Mehmet Agës, sollën mbresa nga aktiviteti i tij si luftëtar i lirisë dhe nacionalist që derisa i pushoi zemra mendoi e luftoi për Kosovën e shtrenjtë.
Pas ceremonisë përkujtimore, presidentja e Kosovës, zonja Jahjaga, kaloi një drekë pune me shqiptaro-Amerikënaët në Restorantin”Figaro”, që ndodhet në King Road, Nju Xhersi, pronë e vëllezërve Maxhuni.
Gjatë drekës u bisedua për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën shqiptarët e Amerikës. Presidentja Jahjaga, tha se diaspora shqiptare e Amerikës ka bërë aq shumë për Kosovën, sa nuk ka shpërblim që mund ta kompensojë atë kontribut, por beteja nuk ka përfunduar. Kosova ka ende nevojë për ndihmën e diapsorës. Jemi ende në mes të rrugës.Pasi falenderoi kontributin investues të Hajdar Bajraktarit dhe Rustem Gecaj, ajo tha se:” Ju shqiptarët e Amerikës duhet që të vazhdoni të investoni në Kosovë dhe në këtë mënyrë, edhe Kosovën ndihmoni, edhe vetë merrni një pjesë sado pak të vogël të shpërblimit që meritoni për kontributin e dhënë. Ajo theksoi se Kosova ka resurse të mëdha që duhen shfrytëzuar. Ju, tha ajo, keni sot këtu mes jush edhe kryetarin e komunës së Pejës, z. Berisha. Ai ju prêt që të investoni.
Bashkëbisedimi ishte i lirë dhe disa nga biznesmenët shqiptarë shtruan problem me të cilat ballafaqohen në Kosovë, ku bizneset hasin vështirësi. Hajdar Bajraktari, Rrustem Gecaj, Zef Balaj, Musli Mulosmanaj, Hasan Ademaj, Bajram Dreshaj, e të tjerë shtruan ide dhe diskutuan për problem të biznesit dhe ato të marrdhënieve të diasporës shqiptare me Kosovën dhe Shqipërinë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi