Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tahiri: Bisedimet e domosdoshme

Shko poshtë

Tahiri: Bisedimet e domosdoshme Empty Tahiri: Bisedimet e domosdoshme

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 24, 2011 3:01 pm


Tahiri: Bisedimet e domosdoshme

Tahiri: Bisedimet e domosdoshme Bisedimet

Pavarësisht situatës së krijuar në veri të Kosovës dhe moszbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialogun Prishtinë –Beograd, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, thonë se bisedimet duhet të vazhdojnë.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dialogu me Serbinë është një proces ndërkombëtar dhe si i tillë ky dialog është i domosdoshëm.

“Për dialogu ne koordinohemi dhe konsultohemi me partneret tanë SHBA-të dhe BE-në. Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës besojmë në angazhimet e faktorit ndërkombëtar për të kontribuar në sukseset e dialogut të cilat janë kontribute për fqinjësi të mirë dhe për bashkëpunim rajonal dhe përshpejtime të integrimeve evropiane”, deklaroi zonja Tahiri.

Takimi i radhës për bisedimet teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të mbahet me datën 27 dhe 28 shtator.

Siç është njoftuar në këto takimi do të bisedohet për telekomunikacionin, energjinë, bashkëpunimin rajonal, si dhe për vonesat në zbatimin e pesë marrëveshjeve të arritura më herët.

Mirëpo, shefi i ekipit të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq ka thënë me herët se “është e vështirë” që të bisedohet lidhur me tema tjera derisa “të mos zgjidhet çështja e vendkalimeve” në veri të Kosovës.

Por, një gjë të tillë zonja Tahiri e ka kundërshtuar.

“Ne i kemi vijat e kuqe në këtë dialog, vija të kuqe që i përkufizon rezoluta e Kuvendi të Kosovës, pra që për sovranitetin, për integriteti territorial, për rregullimin e brendshëm të Kosovës nuk bisedojmë në këtë dialog”, ka shpjeguar zonja Tahri.

Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se për fillimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, Serbisë duhet dhënë edhe pak kohë që të nisë me zbatimin e tyre.

“Unë mendoj se duhet t’i jepet edhe pak kohë se a do t’i zbatojë pala serbe marrëveshjet. Ajo kohë besoj se vlerësohet nga Bashkimi Evropian i cili është ndërmjetës zyrtar dhe i cili ka instrumentet e saja, pra edhe për të vlerësuar edhe për të dhënë përgjigje të duhura palëve”, tha ajo.

Nga ana tjetër, analistët kosovarë janë skeptikë në rezultatin e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Sipas analistit Halil Matoshi, këto bisedime nuk duhet të vazhdojnë derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Këto bisedime objektivisht duhet ndërprerë dhe duhet siç edhe po paralajmërohet të behët, seriozisht platforma për bisedime politike më bashkësinë ndërkombëtare dhe me serbët kosovarë. Prishtina nuk ka çka të bisedojë tutje me Beogradin zyrtar nëse ky i fundi nuk e pranon pavarësinë e vendit”, tha Matoshi.

Ai tha se derisa Beogradi ka një politikë destabilizuese ndaj Kosovës, Prishtina nuk mund të lejojë kurrfarë kompromisi. Ai thotë po ashtu se Serbia nuk është e gatshme që të respektojë kurrfarë marrëveshje.

“Marrëveshje me Serbinë liderët e Kosovës kanë bërë edhe në vitet e 90-ta dhe po bëjnë edhe tash, mirëpo kjo Serbi çfarë është, nuk është e gatshme të respektojë kurrfarë marrëveshje me Prishtinën, nga vet fakti që në preambulën e Kushtetutës së vet, e ka Kosovës si pjesë integrale të Serbisë. Prandaj me një shtet të tillë që e trajton Kosovën si ‘bahçe të babës’ të them kështu simbolikisht, nuk ke çka të negociosh dhe të bisedosh”, deklaroi Matoshi.

Ndryshe dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare e kanë kundërshtar dialogun me Serbinë, sidomos pas zhvillimeve të fundit në veri dhe moszbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Ata madje kanë thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të humbasë kohë në këto bisedime por të lobojë për njohje të reja për vendin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi