Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Dashuri,me ty s'u ngopa...

Shko poshtë

Përparim Hysi:Dashuri,me ty s'u ngopa... Empty Përparim Hysi:Dashuri,me ty s'u ngopa...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 24, 2011 3:30 pm

Përparim Hysi:Dashuri,me ty s'u ngopa... Perparim_hysiPërparim Hysi:Dashuri,me ty s'u ngopa... 275061_1242884155_159113695_n

Dashuri,me ty s'u ngopa...

Letër për Luan Çipin e për
lirikë të tjerë(poezi)



Nga Përparim Hysi

Më dol gjumi në mesnatë,edhe më nuk mbylla sy
Erdhe ti,moj buzëmjaltë!Mund t'i mbyllja?Kish se si?!
Erdhi koha e njëherit;erdhi koha e dashurisë
Kur kish vrullin e skifterit,kur lëshohet shpezurisë.

Por Luan Çipi nga Vlora seç më mban leksion morali
Që nga Vlora,ia bën fora;-Luan a vihet në kular djalli?!
Jo,mor,jo se thyen zgjedhën,është mësuar të bredh i lirë
A e sheh,o Luan, syzezën,që më është si xhevahir?

Fët me sy e fët me vetull(isharete që i njoh)
Epo,ende,unë s'kam vdekur dhe e di seç do ajo.
Me të shkoj e harakopem,sado jam me flokë të bardha
Me të mundem edhe rrokem;edhe zë unë retë e bardha.

Po ti Luan zë e më shan,se për ç'shkruaj,nuk ka lezet
Gjasme unë trondis dynjanë,pse më rri sahati tetë.
Herë më flet me politesë(se do mos më prishet "ajka")
Por unë ja që nuk pyes,kur ka "dasëm",s'shkoj për shkarpa.

Rri në krye"dollibash",ende unë ngre shëndete
E marr shtruar e me avash;edhe "turpin" mbaj mbi vete.
Nëse unë flas drejt e drejt,në se transparent jam si xham
E di ca më thonë dreq;ca më keq:më quajnë Don Zhuan!

S'jam Don Zhuan as Kazanov veç dua reciprokisht
Lerë e rritur në Petovë(as i fshihem"fajësisë?!")
Sado mua shpesh më"rrahin";ballëhapur shkoj në "gjyq"
Cili gjyq e dënoi "djallin?" .Vetëm Krishtin vunë në kryq.

Unë flas me karta hapur;njerëzit lozin si në skenë
Kraharorin e mbaj hapur(gjithë botën aty gjen)
Asnjeri nuk urrej dhe këdo e shoh në sy
Në me miken unë dëfrej,vetëm në ndjen dashuri.

Jam për ndjenjën reciproke(asnjëherë në jetë s'jam shtirë)
Nuk lë vënd për ekuivoke,dua të gjithë t'më njohin mirë.
Tash që fola,jam i lirë:të bërtas e t'ia bëj fora:
Dashuri,më ke përpirë!Asnjëherë me ty s'u ngopa.

24 shtator 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi