Martesa e Princ Leka II të bëhet në Prishtinë
Faqja 1 e 1
Martesa e Princ Leka II të bëhet në Prishtinë
Martesa e Princ Leka II të bëhet në Prishtinë
Bujar Abdullahu
Martesat mbretërore në të kaluarën, shpesh, janë lidhur për përfitime si nё aspekt politik, pёr shtrirje më të lehtë të pushimeve, ashtu edhe nё atё ekonomik, pёr rritje tё pasurisё, dhe, në të shumtën e herave, nuk kanë qenë rezultat i një dashurie idilike mes dy të rinjve.
Pёrgjatё shekullit tё XV dy familjet mё tё fuqishme angleze dhe me shume ndikim, ajo Lancaster dhe York, ishin nё rivalitet tё përbetuar, dhe nё tё njёjtёn kohё edhe nё rrezik permanent nga njëra–tjetra. Rivaliteti i tyre ishte i atillё saqë nga njё konflikt i mundshëm parashikohej se ndikimi i tyre në Angli mund të bije në nivel të riparueshëm. Por, pёr tё mos arritur deri tek ky konflikt, trashëgimtari i mbretit Hendry VI, Henry i VII, nga familja Lancaster, pak kohё pasi mori fronin, jo se nuk u fut nё konflikt me York-asit por vendosi qё tё kërkoj dorën e Elizabeth-ёs, njёrёs nga vajzat e familjes York. Me kёtё lëvizje, edhe pse aureola e dashuris nuk qëndronte mbi kёta dy tё rinj, interesi ishte ai me tё cilin Henri i VII, forcoj edhe mё pozitën e tij, me çka u bё mbreti i pakontestueshëm i Anglisё i shekullit XV. Si rezultat i këtij fuqizimi, mё pas, me shumё lehtësi ai i përballoj presionet e baronëve tё cilёt nё atё kohё ishin me shumё ndikim, dhe shpesh sheshazi paraqiteshin kundër qëndrimeve tё mbretit.
Por ka edhe raste nga tё cilat martesat mbretërore kanë qen edhe arsyet e fillimit të luftërave në mes të palëve të cilët nuk kanë qenë të kënaqur. Madje nё rastet më ekstreme, disa martesa kanë zënë vend brenda vet anëtarëve të familjes mbretërore me tё vetmin qëllim, ruajtjen e pasurisë dhe tё ndikimit politik.
Këto raste janë pak e hiq aktuale, tani pёrgjithёsisht martesat mbretërore janë kurorë e dashurisё nё mes të dy të rinjve. Por kjo nuk do tё thotë se mbretëritë edhe tash nuk mundohen qё sadopak ta shfrytёzojnё njё lidhje apo ceremoni martesore pёr shtrirje tё interesave tё tyre, pa dyshim jo nё përmasë çfare i kishin dikur, por sё paku ruajtjen e pozitës udhëheqëse përball vendeve tё cilat dikur ishin nёn sundimin e monarkive tё fuqishme. Shembull ёshtё Anglia përball shteteve tё Komonveltit. Nё kёtё kontekst duhet përmendur martesën e Princ William-it, me Princesёn Catherin, ceremonia martesore e të cilëve pёrveç qё karakterizohej me njё dasёm mbresёlёnёse, nё fotot e kësaj dasme kishin zenё vend shumё president, kryeministra, mbretёr etj., tё shteteve tё Komonveltit.
Shqiptarët kanё mret qё nga 1 shtatori i vitit 1928, herё i pranuar e herё i anatemuar, varësisht nga sistemet tё cilat kanё dominuar qyshse nga shpallja e mretnisё, por pavarësisht kësaj, shqiptarёt me mburrje mund ta thonë se tash e 83 vite kanё mretni.
Naltmadhnia e tij Zogu I pas tij la njё histori tё bujshme; luftёn kundër serbёve pёr ruajtjen e vendlindjes sё tij, Matit, mos lejimin e ndarjes sё Shkodrёs, vendosmёrria e tij pёr mos ua lёnё nё dorё pushtuesve Shqipёrinё, rikthimi i disahershёm triumfal nё Shqipёri, lufta e tij me klanet e ndryshme dhe komplotet e shpeshta, duke mos harruar asnjëherë aftёsinё e tij pёr qetësimin e situatës nё parlamentin shqiptar menjёherё pas atentatit dhe plagosjes sё tij me tre plumba. Por asgjë, besoj asgjë, nuk krahasohet me përpjekjet e tij pёr krijimin e njё shteti funksional me njё administratё moderne, pёr themelimin e ministrive dhe ngritjen e grupeve punuese për funksionalizim të këtyre ministrive, pёr njё shtetit të së drejtës dhe ligjit, etj., pra ishin këto veprime tё Naltmadhnisё sё Tij ato tё cilat, po ta kishin mundësin e vazhdimit, sot secili parashikim jam i bindur se do tё ishte nёn nivelin e raliteti tё shtetit tё krijuar nga Mbreti Zog I.
Akoma shqiptarët kanё mretni e mret, asaj tani i prinё Naltmadhnia e Tij Mbreti Leka I dhe pasardhësi i Tij Naltёsia e Tij Princi Leka II.
Shtrirja e mbretërive ishte diçka e zakonshme nё tё kaluarёn, por fatkeqësisht Mreti Zog I nё periudhën para shpalljes sё Shqipёrisё monarki, pra nё kohёn kur ai ishte ministёr i punёve tё brendshme, kryeministër e mё vonё edhe president, por nё veçanti pas shpalljes së Tij Mret, gjendja e përgjithshme e shqiptarëve ishte e ngulfatur nga fqinjët por edhe nga interesat e ngushta dhe klanore të kundërshtarëve të Mretit, saqё oborrit mretnorё iu bë e pamundur zgjerimi i mretnisё nё tё gjitha trojet e tij. Pёr mё keq periudha e mortajës komuniste kur ajo pllakosi Shqipёrinё e cunguar, ishte periudha mё e erёt pёrgjithёsisht pёr shqiptarёt e pa dyshim edhe pёr familjen mretnore.
Pёrkundёr vështirësive tё para shpalljes Mret i shqiptarëve, si dhe menjёherё pas themelimit tё Shqipёrisё monarki, shqiptarët kishin njё parlament, edhe pse “i egër”, ku p.sh. shumё kuvendarё tё këtij parlamenti kishin revole me vete nё sallёn e nxehtё tё debateve, megjithatë mund tё thuhet se ishte koha e fillimit tё demokratizimit tё Shqipёrisё. Fatёkeqёsishtё ishte komunizmi enverist ai qё bёri kёrdinё, qё e ngulfati demokracinë ashtu tё njomё, ishte enverizmi ai i cili e la prapa tёrё shqiptarinё.
Çka tash? Besoj se njё detyrё dhe pёrkushtim i familjes Mretnore, posaçërisht tani, duhet tё jetë shtrirja e idesё sё bashkimit nё tё gjitha trojet e saj. Thёnё thjesht jo tё gjithё shqiptarët jashtë Shqipёrisё juridike, ndjejnë se kanë mret, dhe mbetet qё Naltmadhёnia e Tij Leka I e nё veçanti Naltёsia e Tij Princi Leka II tё ndërmarrin hapa tё ndryshёm qё gjithnjë e mё shumё shqiptarёt ta ndjejnё familjen mretnore si njё familje e cila ashtu si tradita, gjuha, fetё, kultura simbolet nacionale etj., tё jenё pjesё e identitetit tё tyre.
Njё veprim qё qysh tani mund ta ndërmerr Princi Leka II, ёshtё qё ceremoninë martesore, apo sё paku njё pjesё tё saj, ta organizoj nё Prishtinё. E dimё se Naltёsia e Tij ёshtё i fejuar me, Elia Zaharia princeshën e ardhshme shqiptare, vajzёn e aktores sё mirёnjohur Yllka Mujo, gjithashtu e dimё se fejesa e tyre ёshtё organizuar nё Hotel “Lutetia”, dhe kjo sa pёr falimnderim Francёs, posaçërisht Parisit, pёr pёrkujdesin e treguar ndaj gjyshit dhe babait të Tij, pas ikjes së tyre nga komunizmi enverist, po aq edhe pёr shkak tё kulturës franceze, ku respekti pёr trashëgiminë mretnore çmohet e respektohet shumё. Tani, besoj e shpresoj se martesa e Naltёsisiё sё Tij tё ndodh nё Prishtinё. Do tё ishte ky njё eveniment i qёlluar, i cili do tё mbetet gjatё, mbase përgjithmonë, nё kulturёn dhe memorjen tonё kolektive, do tё ishte kjo njё ngjarje me porosi dhe efekte kuptimplote nacionale dhe tё tjera, qёllimi kryesor i sё cilёs do tё ishte krijimi i lidhjeve dhe fijeve tё reja Shqipёri Kosovё aq shumё tё nevojshme sot. Qё kёto dhe shumё tё tjera si kёto tё arrihen Mreti dhe Mretnesha e ardhshme shqiptare duhet tё thonё “Po” nё Prishtinё.
(Autori ёshtё kryetar i Partisё Nacionale Demokratike Shqiptare)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi