Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi-BUKURI RRUGA M’KA MARRË

Shko poshtë

Agim Gashi-BUKURI RRUGA M’KA MARRË Empty Agim Gashi-BUKURI RRUGA M’KA MARRË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 24, 2011 8:55 pm

Agim Gashi-BUKURI RRUGA M’KA MARRË 319955_10150307301644077_644509076_8248893_57270371_n
Agim Gashi-BUKURI RRUGA M’KA MARRË

Plot krenari rrugicës sime
çdo ditë kalon si një princeshë,
ti shton rrahjet e zemrës sime
shpirt e zemër ti mi ngre peshë.

Kaçurrelat për midis ballit
bukur të rrinë e hijeshojnë,
si arushë që vjen prej malit
me admirim të gjithë të shikojnë.

Gjiri yt mbi gjoks gufuar
si shalqiri plot ëmbëlsi,
shpirt e zemër mi ka pushtuar
jeta ime nuk më vlen pa ty.

Belit tënd prej një atleteje
s’ka njeri që s’i fal shikimin,
sytë e tu të kaltër si deti
hipnotizojnë gjithë njerëzimin.

Trupi yt si ngjala e Drinit
gjithë rrugicës i jep hijeshi,
ti më ndrinë si aurorë e agimit
në gjithë Arbërinë nuk ka si ti.

Përherë më mungon shikimi yt
me ata sy si margaritarë,
mungesa jote më vret në shpirt
dua të kem pranë të puth pa u ndalë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi