Thirrja e Berishës në OKB: Njihni Pavarësinë e Kosovës
Faqja 1 e 1
Thirrja e Berishës në OKB: Njihni Pavarësinë e Kosovës
Thirrja e Berishës në OKB: Njihni Pavarësinë e Kosovës
Kryeministri Sali Berisha duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara
Liria është pasuria e të gjitha pasurive
Së pari, dua t'ju shpreh zoti President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara urimet më të përzemërta për zgjedhjen në krye të saj dhe drejtimin e suksesshëm të punimeve të sesionit të 66-të. Dëshiroj gjithashtu të përshëndes paraardhësin tuaj për punën e tij të çmuar.
Një falënderim të veçantë dëshiroj të shpreh për Sekretarin e Përgjithshëm, Ban Ki-Moon, për organizimin e shkëlqyer të këtij sesioni dhe për udhëheqjen e urtë e të vendosur të organizatës së OKB gjatë këtyre katër viteve, si edhe t'i uroj suksese në 4 vitet që vijnë.
Thirrje për njohjen e Kosovës
Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët e saj direkt dhe në tërësi me vendet e rajonit. Ne kemi vullnet të plotë të zhvillojmë dhe konsolidojmë më tej marrëdhëniet edhe me Republikën e Serbisë. Sikundër kam kënaqësinë t'ju siguroj se një vullnet i tillë ekziston edhe në qeverinë e Kosovës për marrëdhënie të mira me fqinjët dhe ka dëshmuar përkushtim dhe seriozitet në procesin e negociatave në Bruksel. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi korrikun e vitit të kaluar se, shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Republika e Kosovës është njohur tani nga mbi 80 vende të botës. Shfrytëzoj rastin t'ju bëj thirrje vendeve anëtare të OKB-së të njohin Republikën e pavarur të Kosovës, që është kthyer në faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin tonë. Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë, e cila shfrytëzoi këtë forum të lartë për t'ju drejtuar Gjykatës së Hagës, të përshtatë qëndrimin e saj ndaj Kosovës, në përputhje me vendimin e kësaj Gjykate, duke dëshmuar se pranon dhe respekton ligjin ndërkombëtar në tërësi dhe jo vetëm ato pjesë që i interesojnë.
Në përputhje me paketën e Presidentit Ahtisaari dhe në bashkëpunim të ngushtë me EULEX, KFOR dhe institucionet ndërkombëtare që ndodhen në vend, Republika e Kosovës ka vendosur dhe implementuar standardet më të mira të lirive dhe të drejtave të minoriteteve, në rajon e më gjerë. Problemi më shqetësues për serbët në Kosovë aktualisht janë tensionet e krijuara dhe orkestruara për qëllime nacionaliste. Trashëgimia kulturore serbe në Kosovë është sot më e sigurt se kurrë. Ajo është një pasuri e madhe kulturore jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, si edhe për Serbinë, për të gjithë rajonin dhe Europën. Unë dua t'ju garantoj ju, përfaqësues të nderuar të vendeve anëtare, se kërcënimi i vetëm ndaj tyre është përdorimi i tyre për qëllime dhe në funksion të së shkuarës së hidhur që nuk duhet të kthehet kurrë më.Marrëdhëniet ndëretnike në të gjitha zonat ku shqiptarët dhe serbët jetojnë në komuna të përbashkëta janë shumë të mira. Por, megjithatë, struktura paralele të paguara nga Beogradi, në tre komuna homogjene serbe në Veri të Mitrovicës, ku nuk ka grupe të tjera etnike, i ka shndërruar ato në vatra të krimit të organizuar dhe kontrabandës të të gjitha llojeve.Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të vendosë shtetin ligjor në këto komuna dhe kontroll efektiv të kufijve dhe doganave, në përputhje të plotë me marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe me dokumentin e Presidentit Ahtisaari.Kjo përpjekje ka gjetur kundërshtimin e fortë të grupeve kriminale dhe bandave të organizuara, të cilat me armë dhe mjete të tjera bëjnë gjithçka për të bllokuar zbatimin e ligjit.Ne kemi mbështetur dhe mbështesim vullnetin e qeverisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për fuqizimin e ligjit, në mënyrë që në të gjithë territorin e Republikë së Kosovës të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti.Unë, gjithashtu i bëj thirrje Serbisë të bëjë më të mirën për të hequr bllokimin e qarkullimit të mallrave në kufirin e saj me Kosovën, të respektojë marrëveshjen që nënshkroi këtë muaj në Bruksel, që parashikon mosvendosjen e embargos, por parashikon eksporte dhe importe të lira për të dy vendet.Ne besojmë se respekti për kufijtë aktualë në Ballkan është një kusht thelbësor për paqe dhe stabilitet të përhershëm. Përpjekjet e Beogradit, për të mbajtur struktura paralele autoriteti në këto tre komuna të Kosovës, dëshmojnë se ende besohet tek një ndryshim i kufijve në rajonin tonë, të bazuar mbi një ide të tejkaluar e të dështuar të vendeve etnikisht "të pastra" dhe Serbisë së madhe.Republika e Serbisë, në zbatim të ligjit ndërkombëtar, arrestoi gjatë këtyre viteve kasapin e Ballkanit dhe ndonëse tejet me vonesë arrestoi edhe lejtnantët e tij dhe për këtë ka marrë vlerësimin e duhur të komunitetit ndërkombëtar. Por, unë ftoj Serbinë të bashkëpunojë për gjetjen dhe kthimin e trupave të 1500 burrave dhe grave, fëmijëve dhe të moshuarve që u morën nga shtëpitë e tyre dhe u masakruan barbarisht në territorin e Serbisë, vetëm se ishin shqiptarë. Është shumë e rëndësishme të çlirosh vendin tënd nga ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, por po kaq e rëndësishme është të mos fshehësh, të mos flesh mbi varret e viktimave të tyre. Dje, këtu Presidenti Tadiç theksoi si të mirëqena akuzat e ngritura nga senatori Dick Marti për gjoja trafik organesh dhe varre masive të kryera nga shqiptarët, në territorin e Shqipërisë. Lidhur me këtë raport dëshiroj të shpreh këtu qëndrimin e qeverisë shqiptare.Raporti i senatorit Dick Marti, siç pohon vetë kryeprokurori i Serbisë Vukçeviç që thotë se gjen raportin e tij plotësisht të përfshirë në raportin e senatorit Dick Marti, pra, është një plagjiaturë e raportit të Vukçeviç. Çdo njeri që lexon këtë raport konstaton se, raporti ngre shumë dyshime, aspak të motivuara, të bazuara në fakte dhe në të vërtetën, por kryesisht në qëllime të këqija. Raporti Dick Marti apo siç mund ta quajmë raporti Dick Marti-Vukçeviç, nuk paraqet qoftë edhe një fakt të vetëm. Më duhet të theksoj, se perifrazon kujtimet e Karla Del Pontes, e cila mesa duket i ka ato nga i njëjti burim.Në mijëra faqe të transkriptimeve të deponimeve e akuzave në Hagë të Sllobodan Milosheviçit kundër shqiptarëve nuk ekziston qoftë edhe një herë e shqiptuar fjala trafik organesh apo varrezash masive në Shqipëri. Qëllimi i raportit është të zhvendosë vëmendjen nga vendimi i Gjykatës së Hagës, për pavarësinë e Kosovës.Me gjithë këto, qeveria shqiptare i ka bërë kërkesë zyrtare delegacionit të tij në Këshillin e Europës të votojë për raportorin, për të vetmen arsye që të hapen dyert për një hetim të plotë nga investigimi ndërkombëtar. Qeveria ime i dërgoi kërkesën EULEX-it dhe e falënderon atë që e ka pranuar ftesën, duke e garantuar se do të bashkëpunojë plotësisht me EULEX-in dhe Task Forcën dhe t'i krijojë të gjitha lehtësirat, në mënyrë që e vërteta për shpifje të tilla të dalë në dritën e diellit. Kur e lexova për herë të parë, biografia e Karla Del Pontes më kujtoi novelat e Agatha Christie.Pavarësisht të gjitha këtyre, rajoni ynë ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe përpjekje për të bashkëpunuar, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në BE po mbizotërojnë çdo ditë. Vendi im po bën më të mirën, po bën investime të mëdha në infrastrukturë për të krijuar lidhje të reja, rrugë të reja e komunikim të ri me të gjithë fqinjët tanë. Unë besoj se koha ka ardhur që shqiptarët dhe serbët të përpiqen të fillojnë, duke arkivuar të shkuarën, të shikojnë për një të ardhme të përbashkët në interesin e kombeve të tyre.
Mbështetje idesë për Palestinën e Pavarur
Në këtë sallë, Presidenti Abas i paraqiti audiencës kërkesën e tij për anëtarësimin e Palestinës në OKB. Qeveria ime e mbështet plotësisht idenë e një Palestine të pavarur. Por besoj se, veprimet e njëanshme nuk do të jenë të dobishme. Prandaj i bëj thirrje miqve tanë palestinezë të mbështesin deklaratën e djeshme të kuartetit, në të cilën ata paraqitën një udhërrëfyes të qartë veprimesh, për të adresuar këtë çështje thelbësore të kohës sonë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi