Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales

Shko poshtë

Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales Empty Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 10:24 pm

Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales U1_KadriMani
Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales
Ne dy: ti Binak Ulaj dhe unë Kadri Mani, aktualisht jemi kundërshtarë politikë



Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales U1_3
Prof. Sami Repishti dhe Presidenti Rugova
Këze (Kozeta) Zylo: Profesor Sami Repishti, njeriu që dëshmon për ferrin komunist
-
Monday, 02-03-2009, 11:31pm (GMT)[i][/i
Nga Kadri Mani
Profesor Sami Repishti është figurë e ndritur e Kombit shqiptar, ai është dëshmitar okular i ferrit komunist, ku për pasojë u burgos me vite të tëra, në Shqipërinë komuniste (1946-56), dhe Jugosllavinë komuniste (1959-60). Këtë kalvar vuajtje e hoqën mbi shpinën e tyre dhe familja e tij e shumëvuajtur. Si një intelektual erudit, ai me shkrimet e tij ka dhënë një kontribut të vyer në publicistikë, letërsi dhe politikë. Mesazhet që përcjell herëpasherë për Shqipërinë dhe Kosovën, janë të qarta, si para auditorit amerikan e deri në shtepinë e Bardhë, ai shpreson, se një ditë do të vijë demokracia e vërtetë dhe Liria e plotë në Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur dhe për të gjithë familjen njerëzore…një dhe e pandarë!
(Bisedoi Këze (Kozeta) Zylo)
Lexuesit e vëmendshëm do ta hetojnë që në nismë një shpërputhje flagrante të vënë në mbititull e në titull: “Letër shoqërore-kundërshtarë politikë”!?!
Por vetë cilësimi për Binakun-shok, dhe rezervimi i cilësimit për veten time-zotëri, tregon dy orientimet tona të kundërta: pro Qosje e pro Rugovë alias pro ruse e pro amerikane!!



Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales U1_Rugova-Klinton
Bill Clinton - Ibrahim Rugova
Beqir Sina: Rugova krijoi miqësinë e përjetshme me SHBA-në

Tuesday, 03-03-2009, 09:40pm (GMT)
Rugova krijoi miqësinë e përjetshme me SHBA-në
Nga Beqir Sina

Presidenti i 44-t i SHBA-së, Barak Obama, për herë të parë që kur hyri në garë për në Shtëpinë e Bardhë, e deri më sot, përmendi, qoftë edhe me një fjalë, Kosovën. Ai e bëri këtë deklarim publik në një
fjalim të tij para mijëra ushtarëve amerikanë në bazën Kampi Lejeune në Karolinën e Veriut, teksa tha se e ka emëruar diplomatin e karrierës Christopher Hill (Kris Hill) për ambasador fuqiplotë të SHBA-së në Irak.



Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales U1_Rugova-Klinton
Ibrahim Rugova - Bill Clinton
We learned some of the same lessons in Bosnia just a few years ago. The world did not act early enough to stop that war, either. And let's not forget what happened: innocent people herded into concentration camps, children gunned down by snipers on their way to school, soccer fields and parks turned into cemeteries, a quarter of a million people killed, not because of anything they have done but because of who they were. Two million Bosnians became refugees. This was genocide in the heart of Europe, not in 1945 but in 1995; not in some grainy newsreel from our parents' and grandparents' time but in our own time, testing our humanity and our resolve.
Xhevat Rexhaj: Ringjallja shqiptare - ra komunizmi - fitoi demokrati
Thursday, 02-04-2009, 10:36pm (GMT+1)
RINGJALLJA SHQIPTARE- RA KOMUNIZMI- FITOI DEMOKRATI
- N A T O-



Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales U1_Rugova-Clinton-Bush-Berisha
E filloi me USA-në Po ec bashkë me USA-në
Athua çfarë bluhet në trurin serb? Ku janë more, s`po nihen hiç!
w Roman']Xhevat Rexhaj: po e thua ku janë ore edhe sivëllezërit e serbëve, shqipflësit socialistë!?]
“Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!”
Saturday, 21-03-2009, 08:51pm (GMT)
Nga Hamdi Tovërlani, BOTA SOT
Dega e Tretë “Presidenti Rugova” shënoi nëntëmbëdhjetë vjetorin e themelimit

Ishte impozante atmosfera në Villa “Venera”, në mbrëmjen e organizuar,
Me rastin e shënimit të nëntëmbëdhjetë vjetorit të Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, që mban emrin e ish-presidentit historik dr.Ibrahim Rugovës, nënkryetarja e LDK-së, njëherësh ministrja e Drejtësisë, znj.Nekibe Kelemndi, me plot entuziazëm iu drejtua të pranishmëve që përlot mbushën sallën, se kjo atmosferë dëshmon për rrugën të drejtë që është ndërmarrë, për rikthimit e imazhit të LDK-së, gjë që me siguri do të ndodhë. ”Duhet të punojmë edhe më shumë, ta forcojmë partinë dhe ta ndërtojmë shtetin, me të cilin duhet të qeverisim”, tha znj. Kelmendi.
NGA KOLEGJIUMI I PESË DEGËVE TË FRLDK-së NGA PRISHTINA
Kontribuar nga Mentor BARANI
Friday, 11 July 2008
UROHET ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË NATO Pranimi formal i Shqipërisë në NATO është akt historik dhe tejet i rëndësishëm për siguri jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Kështu konsiderojnë anëtarët e Kolegjiumit të pesë Degëve të FRLDK-së, në Prishtinë, të cilët urojnë shtetin amë, për këtë të arritur. “ Në Bruksel, dje është realizua synimi i kamotshëm i Shqipërisë. Po ashtu, besojmë se Shqipëria do të arrij papengesë ta realizoi edhe procesin e ratifikimit për anëtarësim të përhershëm në NATO. Ne të rinjtë e LDK-së, nga pesë degët e Prishtinës, konsiderojmë se tashmë Tirana do të
vazhdojë proceset e reformave, në mënyrë që të arrihet anëtarësimi edhe në Bashkësinë Evropiane. Suksesit të Shqipërisë po i gëzohemi pa masë, ngase konsiderojmë se Shqipëria ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në aktin e lobimit dhe njohjes se
Kosovës si shtet sovran dhe demokratik. Mbështetja e dëshmuar për Kosovën, dekada më parë, si dhe tani, që shprehet nga ana e Shqipërisë, dëshmon se tani këto dy shtete me popullatë të njëjtë, ndihen shumë më të sigurta dhe më të zotuara për aplikimin e masave të nevojshme të sigurisë në Kosovë, dhe kontributi o kësaj aleance si gjatë luftës në Kosovë, ashtu edhe pas saj, është i jashtëzakonshëm. Tani me anëtarësimin formal të Shqipërisë në NATO, kjo siguri duhet të vihet tërësisht në shprehje, dhe të ndihet edhe më shumë kudo në trojet shqiptare”, thuhet në Komisionin për Informim të
Kolegjiumit të pesë Degëve të FRLDK-së, Prishtinë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega III – Prishtinë http://www.ldk-dega3.org _PDF_POWERED _PDF_GENERATED 21 March, 2009, 22:21



Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales U1_NexhatRexha
Nexhat Rexha
Nexhat Rexha: Përcaktimi kombëtar dhe ideshmëria pikë e pandryshueshme për shtet

Sunday, 22-03-2009, 06:44pm (GMT)
PËRCAKTIMI KOMBËTAR DHE IDESHMËRIA PIKË E PANDRYSHUESHME PËR SHTET

Nga prof. Nexhat Rexha
Hyrja në librin e Kadri Manit ”Dr Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë edhe në Hagë!!”, është libër që të jep një pasqyrim dhe ndjenjë impresive, sepse në të përshkruhen dhe paraqiten mendime e ngjarje për kolosin e ditëve tona, me të cilin filloi një epokë e re në historinë, kulturën dhe politikën e shqiptare, gjithnjë me ide e brumosje të nivelit më të lartë intelektual dhe të premisave ndërkombëtare.
Sërish publicisti Kadri Mani del redaktor dhe iadeator i librit: “NJERIU I PAVARËSISË – DR. IBRAHIM RUGOVA” (LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN), Prishtinë, 2007, f. 458, të cilën e përgatitën bashkë me publicistin Luftim Kelmendi dhe me kompjuteristin e ndjerë, Bajram Vitia, me ndihmën financiare të frldk-dega-3, ku bënte pjesë kryetari ynë historik, Dr. Ibrahim Rugova.
--------
Ku patën filluar fërkimet dhe deriku arritën përçarjet e Binakut?
“Ishte data 28 shtator 1996, kujton sot (nga radhori) zotni Shyqëri Obertinca, drejtor i Shkollës 8-vjeçare “HASAN PRISHTINA” në Prishtinë, kur unë me kolegun tim Bunak Ulajn erdhëm dhe buajtëm të ju në Durrës, me njëmilion marka që i tërhoqëm nga Daradani Bank në Tiranë, dhe i futëm në një thes me plaçka. Binaku ka qenë drejtor në Shkollën “Xhevdet Doda”, kurse unë profesor i informatikës dhe anëtar i Këshillit për Financim. Po çuditëm çka po flet ti për Binakun, ai për ty flet mirë, në daç e thërrasim në telefon?”
E pashë me keqardhje, por nuk polemizova, zotin Shyqëri Obërtinca, i cili ra në nivelin e të tjerëve, se ish-shokët e mi të ilegales e të burgjeve “flasin mirë” për mua: Binak Ula (Dinak Pula), Berat Luzha (Taraluzha), Hydajet Hyseni (Esmeralda Falltore), Xhafer Shatri (Shatarov)... dhe i lemi e i blemi; ama nuk është puna aq e thjeshtë, flet mirë-flet keq!! Midis nesh është Vprimtaria-Atdheu-Drejtësia-Orientimi, prandaj të gjithë ata, edhe vetë drejtori zenitor Shyqëri Obertinca- nuk janë pleqnarë, nuk po dinë (apo nuk po duan) të pleqnojnë. Që të gjithë ata thonë se kinse përkulen përpara emrit tim, ama janë tëhuajësuar, ma lozin pas shpine, ata sot kanë tjetër orientim, si mund të jemi shokë si dikur!?!
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales Empty Re: Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 10:26 pm

Binak Ulaj na vie mysafir në Durrës më 28 shtator 1996
Më 1992, më kërcënohej rrezku i burgosjes të sërishme, për shkaun se e patëm formuar Organizatën Revolucionare Shqiptare-ORSH, dhe e patëm nxjerrur revistën “Kushtrimi i Lirisë”, kur qenë kapur dy numra në Ferizaj, dhe isha kandidat për arrestim, sepse paraprakisht mendjelehtit e kishin shpallur të formuar këtë Oraganizatë ilegale- përmes Radio-Zagrebit!! Midis grupeve të bashkuara, ishte edhe Partia e Luftës e Kosovës, dhe mbasi dy shokët e mi, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ishin vrarë në luftë me forcat pushtuese, doemos unë isha kandidati për arrestim, dhe ika në Shqipëri: atje i pamë dhe i përjetuam me trup e me shpirt tmerret e prapambeturisë dhe të krimeve monstruoze të Partisë së Dhunës.
Dhe që të mos ngeleshim në dërdëllitje: në ka qenë socilaizmi i mirë apo i keq, njëri kështu e tjetri ashtu, iu drejtova odës, ku mysafirë ishin Binak Ulaj dhe kolegu i tij, Shyqëri Obertinca, profesor i informatikës: mirë, hajde t`i numërojmë të mirat e të këqiat, përparësitë dhe të metat e socializmit, dhe ta shohim përqindjen, apojo?
Dhe i pari ia filloi Binak Ulaj, duke i numruar përparësitë: “Arsimi, Shëndetësia…Enver Hoxha në Mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë…”
“Prit, qëndro!-e ndërpreu gruaja ime, zonja Shukrije Bunjaku-Mani- o “profesor” dhe “drejtor”!- ti për pozitive e merr atë Mbledhje, ë!? Pikërisht aty ka qenë katastrafa e fundit!- është dashtë që Enveri dhe Mhemeti, të thonë: vdiç Stalini- rrnoftë Hrushqovi!- dhe të fillohej me reformat, apojo?”
Binaku u gjet ngusht dhe nuk dinte se çfarë të bënte, e as kolegu i tij, Shyqëri Obertinca, nuk u përcaktua atëherë, nuk e dimë se çfarë mendon sot? Kurse Binak Ulaj e Hysen Ibra me kompani, sot e kësaj dite kanë ngelur figura shahu në duart e zeza të:“Babait të Fermës të qenve e të kudrave”!!
Unë jam me Ibrahim Rugovën e me Salih Berishën, Binaku është me armikun e tyre, është me Rexhep Qosjen, të cilin po e quan “Rilindas të çështjes kombëtare sot, sikur që ishte Sami Frashëri dikur!!
Të gjithë kundërshtarët e Rugovës kanë thënë se Rugova ka shkuar me dëshirë në Beograd, kurse Binaku po thotë se Rugova ka fjetë me Millosheviqin!!
Berat Luzha e Hydaajet Hyseni e shkatërruarn “Rilindjen”, e festuan 100-vjetorin e diktatorit dhe xhelatit Enver Hoxha.
Më 1999 unë nxjerr revistën “Shqipëria etnike”, Xhafer Shatri nxjerr revistën “PASQYRA”, dhe nuk bashkëpunojmë as kotaktojm mesvete; “Shqipëria etnke” është demokratike, “PASQYRA” është socialiste.
Shoku Binak Ulaj, e di se: FR (Forumi Rinor) i LDK-së, DEGA III - DEGA E PRESIDENTIT RUGOVA, PRISHTINË (frldk-dega3@hotmail.com), feston 19-vjetorin e veprimtarisë liridashëse-lirigrishëse?- duke galduar fitoren e pavarësisë, me një dozë të madhe pikëllimi për shkokët e tyre të rënë?- ku ti nuk bën pjesë dhe je krejtësiaht i tëhuajësuar dhe i huaj?
Të dashtun anëtarë,

Ju njoftotojmë se të premtën, datë: 13 mars 2009, ne orën 12:00, në "Sallën e Kuqe", te pallatit të rinisë, në kuadër të intervistave me kryetarë të komunave, emisioni "Jeta në Kosovë", intervistën e radhës e ka me Prof. Dr. Isa MUSTAFËN - kryetar i Prishtinës.

Ju ftojmë të merrni pjesë.
Rrnoftë, Lidhja Demokratike e Kosovës,
Rrnoftë, Forumi i Rinisë i LDK-së,
Rrnoftë, Forumi i Gruas i LDK-së,
Rrnofshin, Degët, Nëndegët dhe Aktivet e LDK-së,
Rrnofshin idealet e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova,
Rrnoftë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu,
Rrnoftë, Republika e Kosovës, Shqipëria dhe te gjitha Trojet Shqiptare të bashkuara në një shtetët të vetëm tash dhe menjëherë!
Dhe shoku Binak, nëse e marrin vesh se ti po përhap propagandë se Dr. Ibrahim Rugova paskësh fjetë me Millosheviqin, a ka mundësi që të ngelesh i pëbuzur dhe i uryer për këtë rini, disa nga të cilët i ke edhe në pallat?
Binak Ulaj kundër Institutit të Historisë!
Përse të mos informohen punëtorët e Institutit të Histiorisë, shumë prej të cilëve, duke mos e ditur, e respektojnë kundërsshtarin e tyre- Binak Ulajn!?- e Binaku kundërshton 473 intelektuaklë nënshkrues të Peticionit, ku edhe unë bëj pjesë në numrin rendor: 126. Mr. Kadri Mani “Shqipëria Etnike” Prishtinë (theksimi i Drejtorit të Vebfaqes tonë Zemrashqiptare, zotit Gëzim Marku), ku ti, jo vetëm që nuk figuron, por del kundërshtar idhnak edhe i mbi 10 institucioneve, duke propaganduar në interes të rrëmbyesve e grabitësve mizorë, që ngërthejnë në vete dy ligësi: e para, shlyerjen e gjurmëve të Dr. Ibrahim Rugovës, dhe e dyta, shpalljen e një tenderi të ri plaçkitës për ta shndërruar godinën e Institutit të Historisë (me kabinete përkatëse) në salla leximi të bibliotekës, që do të kushtonte rrafsh sa edhe vetë ndërtimi i Godinë në fjalë!?! Ja edhe debati midis nesh në shtëpinë time, riprodhim nga mbamendja, pa incizime:
-Qeveria ka të drejtë të vendosë sipa nevojave dhe interesave të popullatës: studentën janë ngusshtë e s’kanë vend ku të lexojnë, kurse Instituti i Historisë mund të qëndrojë aty ku është, me më pak se 10 punëtorë, se edhe ashtu s’kanë bërë gjë prej gjëje- çfarë kanë bërë!?!
-Ja, serinë e botimeve që kam unë në bibliotekën time na Instituti i Historisë- Prishtinë: KOSOVA nr. 26, 2005 (460 faqe tekst), 5, 27, 2005 (310 faqe tekst), 29/30, 2008 (482 faqe tekst).
-As kjo nuk është kurrgjë, kjo është revistë!
Peticion i intelektualëve drejtuar isntitucioneve të Republikës së Kosovës
Wednesday, 11-02-2009, 12:23am (GMT)
P E T I C I O N
I INTELEKTUALËVE DREJTUAR INSTITUCIONEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kërkojmë nga institucionet më të larta të Republikës së Kosovës - Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti që të anulojnë vendimin e Qeverisë nr. 08/29 të datës 31.07.2008, për marrjen e godinës së Institutit të Historisë dhe kthimin saj titullarit legjitim- Institutit të Historisë- Prishtinë.
Edhe pse në përkrahje të kërkesës legjitime të Institutit janë rreshtuar prej kohesh edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës; Instituti i Historisë-Tiranë; Muzeu i Kosovës; Muzeu Kombëtar në Tiranë; Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”; Komisioni Parlamentar për Arsim Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport; Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione; Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë, Instituti për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore në Shkup, intelektualë të jetës publike e institucione të ndryshme, personalitete e shoqata atdhetare në Evropë dhe SHBA.
Prandaj ne të nënshkruarit më poshtë kërkojmë nga Institucionet e sipërpërmendura të Republikës së Kosovës të ushtrojnë ndikimin e tyre kushtetues ndaj Qeverisë, në mënyrë që të korrigjojë vendimin duke ia kthyer Institutit godinën e vet. Me këtë akt Ju do t’i kontribuoni zhvillimit të mendimit shkencor e intelektual dhe afirmimit të vlerave shkencore e kulturore të popullit të Kosovës.
Këto ditë në restorantin TALIA te Teatri Kombëtar, zotni Sahit Berisha e përmendi Binak Ulajn dhe më tha se e është shok imi; unë ithashë se ka qenë shok imi por tash nuk është, për shkak se është kundrshtar politik dhe nuk punon asgjë. Sahiti e paska njoftuar Binakun, dhe ky çohet e vjen te ne në shtëpi me një artikull në dorë që të më përgënjeshtrojë, se kinse ai na qenka punëtor!?!
Artikulli është në 3 (tri) vazhdim me mbititull: Reportazh kushtuar 125- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, përkatësisht fshatit Nokshiq, tani i malazezizuar, ku është zhvilluar njëra ndër betejat m të mëdha për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga forcat e Lidhjes;- të botuar te gazeta “EPOKA E RE”, 16-18 korrik 2005, f. 17.
Binaku nuk pranon që t’i ribojmë te Zemrashqiptare, se “S’ka nevojë bre burrë”!?!
Kurse ciklin e vjershave që ma pati dhënë, ia pata botuar:
Binak Ulaj
ÇUDI
Të shkrumbuar paskemi qenë
Për pushtet- të papushtet
Medet!
Për LIRI- çalthi
Për pasuri-vrap
Cjepurrakë *
ÇUDI
E pjellë stramastike*
Kobëtarë të çdollojtë
Cucerranë* në pushtet- të papushtet
LIRIA cërron degëprerë
Ngopemi me erë
ÇUDI
Shkrumb, të shkrumbuar
Për lirinë e
Përfitimeve
Uzurpimeve
E agmi Lirie larg
Kështu, cakapreka
Vjen vdeka
ÇUDI
Sa kamës paskemi qenë
Për ndërtime, mbindërtime
Të egra...
E thoshim
E themi
S' kemi
Për liri
Për të RËNËT...
Mjaft kemi dhënë
Të gjorët ne
Sa ditëlënë
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales Empty Re: Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 10:27 pm

ÇUDI
Pak AMANETAS
Të LIRISË
Mbetëm
Jetëzbrazët
E ahti i të RËNËVE EMËRNDRITUR
Ajgëton
Vështrojmë anamendas
Çervish liria bëhet
Dëmës të LIRISË shumë,
pak AMANETAS, pak
LIRIA kullon gjak
Fytin n' lak
Amanet shajnish
Ne, të rinjtë
T' krahut njerëzor
Mësimin e jetës
Mësuam e mësojmë
Vrapaqorras
S’ ju besojmë
Se lirinë
Shajtojnë, shajtojnë *
Fidanë lirie
prapë
Shemërtojmë*
ÇUDI
Tanimë
s 'çuditëm për asgjë
ÇUDI
Prishtinë, 2004
* cjepurak =që nuk i venë punët mbarë
* stramastik = melez, hibrid
* cucerran = i turpëruar, frikacak
* shajtojnë= vrasin keq...shëmbin
* shemërtojmë= zëvendësoj një fidan që s' ka zënë me një fidan tjetër
Revista Shqipëria Etnike - Nr. 3
Friday, 04-04-2008, 11:37pm (GMT)
Mos janë pak, or Binak, vetëm kaq shkrime për dekada me radhë!?! Kurse shoku yt (anglez!) Qerim Spahiu, po ta zvogëlon fajin se kinse ti paskësh në mënyrë figurative që Rugova ka fjet me Millosheviqin: në këso raste kur e keqja kamuflohet, dervodelasit thonë: mut me lule!
Bilbil Klosi, gjykatësi komunist që dha shekuj burg dhe u mori jetën qindra antikomunistëve
Thursday, 26-03-2009, 07:54pm (GMT)
Krimet e komunizmit / Bilbil Klosi, gjykatësi komunist që dha shekuj burg dhe u mori jetën qindra antikomunistëve
Nga Gazeta 55

Mund të konsiderohet si rast tipik ai dënimeve që ai ka dhënë. Në vitet e para të sundimit të tyre gjykatësit ushtarak Bilbil Klosi i priste shpata në të gjitha anët duke shuar me një firmë të vetme sa e sa persona, e për rrjedhojë duke shkatërruar kushedi sa familje. Sikur njerëzit të ishin dele, lopë, apo kuaj, gjykatësi Klosi i dënonte të gjithë brenda një dite. I mbyllte në një vend të përbashkët në vendin e caktuar për gjykatë e pastaj i merrte nga 10, 20 ose më shumë. Vendimin e përmblidhte brenda një faqe. I kursente partisë së tij edhe bojën edhe letrën. Ka mundësi t’i ketë propozuar të kursenin edhe plumbat pasi mund të përdoreshin metoda të tjera si helmimi, mbytja, etj. Ndoshta është rasti më tipik sesi një person i diplomuar në perëndim për drejtësi, mund të bëhej kaq i pamëshirshëm në vendin e tij duke prodhuar me aq shpejtësi padrejtësi, viktima e dhimbje të pafund.
.................................
Emrat e mbi 150 antikomunistëve të dënuar me vdekje ose me burgime të rënda nga Bilbil Klosi
Kur Bilbil Klosi dhe Kasem Trebeshina vendosnin “në emër të popullit”
Si e dënuan në vitin 1945 një 16 vjeçar si “pengues të luftës”
Kasem Trebeshina në proceset politike
Kujtesë
Pas largimit nga forcat e “OZN-as” shqiptare Kasem Trebeshina e imagjinonte botën në një rrezik të madh. Kjo për shkak të “amerikanizmit”, të cilin e urrente dhe për këtë shkak ai e kishte gjetur çelësin tek Bashkimi Sovjetik, kryeqendra e idealeve të tij zherzhinsko - DMP-iste. Sipas Trebeshinës vetëm ndërhyrja e Bashkimit Sovjetik do të mund të shpëtonte atë botë që e shqetësonte atë.
Momentet e jetës së Kasem Trebeshinës për çdo lexues ose kureshtar të zakonshëm vijnë të mjegulluara, jo të plota dhe me ngjyrime përgjithësuese. Midis konsumimit të një vepre penale të dënueshme nga regjimi komunist dhe pasojës që ajo sillte, në rastin e Trebeshinës ka një mospërputhje të çuditshme.
Klosi & Trebeshina, në krye të detyrës
Dënimi i 16 vjeçarit
Mentor Abdi Hatibi kishte qenë simpatizues i Ballit Kombëtar. Për këtë shkak, megjithëse ishte 16 vjeç, ishte arrestuar e sjellë përpara gjykatës me akuzat “mercenar i Ballit Kombëtar” që kishte “tradhtuar dhe penguar luftën e popullit”.
Klosi & Trebeshina, urdhërojnë burgosjen e babait të 5 fëmijëve
Burgosjet vazhdojnë
Më 12 maj 1945 e trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi, Kasem Trebeshina, nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi merr përsipër dënimin e Mehmet Ibrahim Hoxhës, 41 vjeç nga Shemria e Tiranës, i arrestuar më 5 nëntor 1944.
Vendimi një faqesh
Më 26 qershor 1945 trupi gjykues i drejtuar nga Bilbil Klosi ka dhënë vendimin e tij. si edhe të gjithë proceset e tjera të këtij lloji, Klosi është kursimtar i madh. I shkurton partisë së tij, shpenzimet që do të mund të bëheshin për bojë, letër e makina shkrimi. I harton brenda një faqe letër. Aty i thotë të gjitha. Nuk e kalon radhitjen.
Burgu
Për këto arsye, trupi gjykues kishte vendosur t’i hiqte këtij Mehmet Hoxhës 5 vjet nga liria e tij, duke e çuar përveç burgut, në punë të detyruar e të rëndë, si dhe humbjen e të gjitha të drejtave civile e politike. Veç të tjerash, kjo do të thoshte që familja e Mehmet Hoxhës, duhej të përballonte jetën e vështirë, sidomos në ato kushte.
Vendim i pambështetur në fakte
Klosi & Trebeshina, 10 vjet burg për antifashistin Shaban Mezinin
Më 12 maj 1945 trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi, Kasem Trebeshina, duke vazhduar të dënojë me “shumicë” nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi merr përsipër edhe dënimin të pandehurit Shaban Mezini nga Preza.
Duke u pyetur gjytë zhvillimit të gjyqit, i pandehuri Mezini ishte shprehur:
“Qysh në vjetin 1942 kam qenë i arratisur sepse nuk duroja fshazimin okupuar. Në kohë të Zogut kam punuar punëtor, kur erdhi Italia po punëtor në rruga – ura. Kam vajtur në Prezë për t’u fshehur dhe kam ndenjur deri ditën e fundit. Unë di se Fronti Nacionalçlirimtar ka luftue okupatorin, gjithat edhe Legaliteti ku unë kam ba pjesë si ushtar i thjeshtë dhe nuk isha aq i lidhur, nuk di që të ketë qenë i lidhur me okupatorin. Unë si ushtar i thjeshtë kam luftue armikun në Qafshtamë si dhe kundra gjermanëve në Krujë. Kundër partizanëve nuk kam luftue”.
Inati politik
Ajo çka Klosi dhe Trebeshina kanë me këtë të pandehur nuk është gjë tjetër veçse bindjet e tij politike. Për këtë arsye duke vazhduar më tej të pandehurit i duhet të pohojë:
“Nuk kam qenë e as jam orator dhe nuk është e vërtetë të kem fol me popull për ta lidh me Legalitetin dhe as kam qenë postë e kësaj organizate. Nuk kam qenë partizan ndonjëherë, porse lëvizjen e kam ndihmue kur vinte në Prezë”.
Gjykim për bindjet e rezervuara
Dëshmitarët mbrojnë të pandehurin
Prokurori nuk do t’ia dijë
Fjala e avokatit
Dënimi
E megjithatë kjo nuk i duhej Bilbil Klosit dhe Kasem Trebeshinës. I dhanë 10 vjet burg dhe punë të detyruar kot së koti dhe pa asnjë provë. Ishte koha e “drejtësisë popullore”
Për fund
Sot në kremten tonë (ku ju socialistët nuk mund të bëni pjesë): të hyrjes së Shqipërisë në NATO, ndërtimi i autostradës Prizren-Durrës (ideja-Rugova, realizator- Berisha!!), daljen e Kosovës në det përmes Shëngjinit, nuk po shihen fytyrat as syret-surratet e: rexhep qosëve e rexhep mejdanëve, fatosnaniçkave e zemërkakiçkave... të cilët me dhelpëritë dhe orientimet e veta antikombëtare, vijimisht po çonon ujë në mullirin e pushtuesve tanë shekullorë, pjesë e të cilëve u bëre edhe ti (Binak) me kompani, apojo!?!
Dhe këtë frymë të egër po e kultivoni edhe te fëmijët tuaj, ti në Prishtinë e bija jonë në Prizren!!
Për merita-lapidar, për tradhti-në litar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales Empty Re: Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi