Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:SHTATË VLLZEN GECI

Shko poshtë

Agim Gashi:SHTATË VLLZEN GECI Empty Agim Gashi:SHTATË VLLZEN GECI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 26, 2011 12:54 am

AGIM GASHI
 
SHTATË VLLZEN GECI

Agim Gashi:SHTATË VLLZEN GECI 1383647_10204050152233780_3770473844516232320_n


I
Janë shtatë vllznen të këtij dheu
Si shtatë thuprra që mbante Skënderbeu,
Janë shtatë vllaznit e Drenicës
Të shtatë nipa të Azem Galicës.
 
Janë t´mejdanit, t´bjeshkëve e t´fushës
T´Bajraktarëve të Llaushës,
Janë të Drenicës e bjeshkëve t´Sharrit
T´Komandantit të Adem Jasharit!
 
II
Janë shtatë vllazen si shtatë kodra
E banë luftën si me lodra,
Janë shtatë vllazen të shqiptarisë
Faqja e bardhë e kësaj Arbnisë.
 
Janë të fortë si mur  betoni
E stërnipat e Agronit,
Që ia lanë borgjin Kosovës
Djel ma të mirë të Ibrahim Rugovës.
 
III
Janë shtatë vllazen si shtatë lulkuqe
Do ta bajnë Drenicën nuse,
T´u i pre gishtat e krimit
Me mbjell farën e pajtimit.
 
Janë t´mejdanit, t´bjeshkëve e t´fushës
T´Bajraktarëve të Llaushës,
Janë të Drenicës e bjeshkëve t´Sharrit
T´Komandantit të Adem Jasharit!
 
Stolberg
07.11.2001
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi