Kuçi: Durimit tonë do t’i vijë fundi
Kuçi: Durimit tonë do t’i vijë fundi
Kuçi: Durimit tonë do t’i vijë fundi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi e ka bërë të qartë se as institucionet e Kosovës nuk do të kenë durim të pafund. Ai ka thënë se në veri do të zhbllokohen rrugët dhe këtë pjesë të territorit të Kosovës do të vendoset normaliteti.
Këto komente Kuçi i bëri pas ceremonisë së licencimit të 87 ndërmjetësve të parë të Kosovës, me ç’rast ka theksuar se institucionet e Kosovës do të punojnë intensivisht për të arritur mirëkuptimin qytetar në veri, por durimi do të ketë fund.
“Ne do të punojmë me intensitet të plotë që të kemi mirëkuptimin qytetar atje, për qytetarët tanë serbë, por gjithsesi dua ta them një fjali, durimit tonë do t’i vijë fundi edhe në këtë drejtim”, ka thënë Kuçi.
Sa i përket raundit të ri të dialogut dhe insistimit serb për biseda politike, Kuçi ka thënë se janë të përcaktuara temat për të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të bisedohet, përderisa në këtë mes hyn edhe çështja e doganave.
“Temat tanimë janë të përcaktuara që do të diskutohen, po ashtu janë të përcaktuara temat që nuk mund të diskutohen asnjëherë, dhe pikat doganore janë çështje që i takojnë sovranitetit tonë dhe rregullimit të brendshëm juridik të Kosovës”, ka thënë Kuçi.
Pavarësisht faktit që marrëveshjet e arritura zbatohen vetëm nga pala e Kosovës, e jo edhe nga ajo e Serbisë, Kuçi nuk sheh asgjë të keqe të vazhdohet me dialogun.
Ai ka thënë se dialogu nuk i bën keq askujt, meqenëse është koha e demokracisë dhe e dialogut, por gjithnjë ky dialog, sipas tij, do të jetë me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi