Përforcimi i besimit dhe çështjet e hapura
Përforcimi i besimit dhe çështjet e hapura
Përforcimi i besimit dhe çështjet e hapura
Gjeni forcë tek besimi dhe tek uniteti në kishë - Ky ishte mesazhi i Papës gjatë vizitës në Gjermani. Skeptikët, kritikët dhe protestantët nuk mund të ishin të kënaqur me këtë. Komenti nga Klaus Krämer
Atje qëndron veshur në të bardhë ndriçuese, me buzëqeshje miqësore, duke përshëndetur me dorë, duke predikuar e bekuar në bashin e komandës së "kryqëzorit" gjigant në emër të "kishës katolike". S'ka dyshim që Papa Benedikti i XVI si "kapiten" e mban timonin fort në duart e tij. Ai thote se ç'kurs ndjek kjo anije në detin e besimeve, feveve, etikës dhe politikës. E ai ka arritur shumë gjatë këtij udhëtimi në atdheun e tij gjerman. Prej vitesh në vend nuk është diskutuar më kaq shumë për çështjet e besimit. 84 vjeçari padyshim i ka vënë në mendime edhe njerëzit jashtë kishës. Pavarësisht nëse tani ata brohorasin, apo protestojnë.
Çështjet delikate të politikës ai i trajtoi gjatë fjalimit në Bundestag - si një profesor - duke shpalosur mendime filozofike mbi ndërgjegjen dhe etikën, të cilat shumica e dhomës së lartë ndoshta i kupton, por siç duket nuk është në gjendje t'i derdhë vetë në fjalë. Takimi me "kapitenët" e jetës politike dhe shoqërore, ashtu siç nuk mund të pritej ndryshe, u karakterizua prej fjalëve dhe gjesteve miqësore. E njëjta gjë vlen edhe për takimin me delegacionet e hebrejve dhe të myslimanëve. Përveç diplomacisë asgjë tjetër e veçantë nuk u pa në portin e mirëkuptimit.
Gjeste simbolike në Erfurt
Po e njëjta gjë vlen edhe për samitin ikumenik me kishat e reformacionit të mbingarkuar me shumë shpresa dhe pritje të ekzagjeruara. Sidoqoftë takimi me përfaqësuesit e kishës evangjelike në manastirin e Augustinëve në Erfurt, vendi, ku nisi reformacioni në shekullin e 16-të me mendimet e Martin Luther-it, është një simbol i fort, dhe ishte pritur një vlerësim diskret i reformatorit Luther. Megjithatë kapiteni Benedikt mbetet i detyruar për një përcaktim të kursit kundrejt ikumenisë. Atij s'i zë goja asnjë fjalë qoftë edhe të zbehtë lidhur me perspektivën bashkuese të konfesioneve. Përqafimi me kryetarin e Këshillit të Kishës Evangjelike në Gjermani, Nikolaus Schneider, pasohet nga një "shuplakë" në formën e një deklarate dashurie në adresë të ortodoksëve.
Papa nuk iu referua ankesave të besimtarëve katolikë dhe protestantë lidhur me martesat nga konfesione të ndryshme. Ai nuk e shpreh dëshirën për dialogun e të gjithëve, gjë që është kërkuar me fjalë të qarta nga përfaqësuesit e kishës evangjelike dhe të politikës. Asnjë afrim pra, ndonëse forcat e bashkuara i rrisin shanset për sukses në arritjen e qëllimeve të njëjta. Në vend të kësaj: Kisha katolike është "kryqëzori", ndërsa ajo evangjelike në rastin më të mirë "anija e mallrave" në këto ujra lundrimi. Me interes priten reagimet e rreth 700 milionë protestantëve më mbarë botën.
Unitet në besnikëri ndaj Vatikanit
„Ruaj kursin“, kjo është me sa duket komanda e kapitenit Benedikt. Ruaj kursin edhe duke pasur parasysh pasagjerët në bordin e anijes së vet. Imazhet e besimtarëve, që brohorasin, dehen nga entuziazmi, luten, dëgjojnë me respekt nuk mund të fshehin atë, ç'ka zien nën kuvertën e anijes - së paku në kabinat e shumë katolikëve gjermanë. Shumë ithtarë të reformës, ndër ta edhe peshkopë, shpresojnë për një udhëzim orientues, se si duhet vepruar me çështjen e diskutueshme të celibatit, të diakonisë së gruas, por edhe për pjesëmarrjen më të fuqishme të laikëve në jetën e komunitetit. Nga burri në kabinën e kapitenit vijnë megjithatë në vend të ofertave për bisedime vetëm apele të vjetra, të njohura, për unitet me kishën botërore dhe besnikëri ndaj Vatikanit. Kisha në Gjermani do të vazhdojë të jetë një bekim për komunitetin mbarëbotëror katolik, nëse ajo do t'i qëndrojë besnike pasuesve të Pjetrit të shenjtë dhe Apostujve, nëse priftërinjtë, njerëzit e urdhërit dhe laikët do të bashkëpunojnë në unitet. E pra s'kemi përse të habitemi, kur në një sfond të tillë, gjithnjë e më shumë katolikë hipin në varkat e shpëtimit. Gati 182.000 syresh kanë dalë nga kisha katolike në vitin 2010.
Arsyeja kryesore për këto largime masive nga kisha ka të bëjë me zbulimin e skandaleve të abuzimeve seksuale të klerikëve katolikë. Një temë, që Benedikti i XVI nuk e foli hapur gjatë katër ditëve të vizitës në Gjermani, ndonëse atë e ka tronditur thellë ky krim. Fakti që ai takoi fshehurazi pesë viktima të abuzimeve seksuale, është padyshim një shenjë për këtë. Por deklarimet e qarta do të bënin që të mos ngjallej dyshimi, sikur synohet që kjo çështje të mbahet e heshtur dhe të mbulohet. Sepse pikërisht këtë akuzë ngrenë tani viktimat e abuzimit. Ndaj nuk është për t' u habitur, që katolikët refomatorë gjermanë ende para largimit të "kapitenit" të tyre të zhgënjyer bënë thirje për protestë të hapur. Besimtarët në të ardhmen duhet të pyesin ndërgjegjen e tyre. Nga ky Papë nuk priten impulse të mëtejshme.
E pra: Kryqëzori i "Kishës Katolike" i përmbahet kursit. Mbetet e hapur çështja, nëse qëllimi i përcaktuar i misionit të tij arrin t'i përçojë globit dhe njerëzve Zotin, ose së paku një etikë kristiane. Atyre u nevojitet kjo. (dw)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prizren, familja e besimit mysliman i falë gjakun familjes së besimit katolik
» Mustafa: Dyert e LDK-së janë të hapura
» Kongresi i PS-së mbyll punimet me probleme të hapura
» MARK GJONAJ
» Tetovë: Thaçi dhe Haradinaj diskutuan për çështjet shqiptare
» Mustafa: Dyert e LDK-së janë të hapura
» Kongresi i PS-së mbyll punimet me probleme të hapura
» MARK GJONAJ
» Tetovë: Thaçi dhe Haradinaj diskutuan për çështjet shqiptare
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi