Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elida Buçpapaj:VARGJE PËR PËRBINDSHAT E TRAZICIONIT

Shko poshtë

Elida Buçpapaj:VARGJE PËR PËRBINDSHAT E TRAZICIONIT Empty Elida Buçpapaj:VARGJE PËR PËRBINDSHAT E TRAZICIONIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 26, 2011 6:25 pm

Elida Buçpapaj:VARGJE PËR PËRBINDSHAT E TRAZICIONIT 294415_2126469280996_1223830960_32140274_941308499_n
Elida Buçpapaj:VARGJE PËR PËRBINDSHAT E TRAZICIONIT

Ne njerëzit e çliruar
nga bunkerët e rrathëve
...
të ferrit
tash e mbas
e të gjitha herët
jemi të ngopur
nginjtas
me shëmtimin
postum
dikur në emër
të tutës
sot në emër të mostutës
dje në emër
të kuçedrës të diktaturës
sot në emër të prostituimit të lirisë
sepse liria
është dashuria jonë e përherëshme

nuk mund të jesh edhe ëngjëll
edhe shtrigë
njëkohshëm
njëkohshëm
edhe djall me brirë, përbindësh
edhe Shën Mëri
nuk mund të jesh edhe e mirë
edhe e keqe
je ose njëra ose tjetra
je vetëm e keqja
je vetëm shtriga
je vetëm djalli me brirë
je vetëm neveria
dhe ne jemi të
jemi ngopur me shëmtimin tënd
të çaraveshur, të jargosur
si një kazan plehrash
që kutërbon

dhe sot jemi të lirë
të tallemi me ty
të bëjmë sikur
nuk të kuptojmë
sepse nuk kemi më kohë për të humbur

më së shumti
ne mund të bëjmë sikur
jemi pjesë e lojës tënde
të marrë, idiote
kokëbosh,
zemërbosh,
zemërthatë,
të zbrazët si ditët e tua
shterpa
por ti je sikur nuk je
për ne
sepse
në fakt
tani jemi të lirë
për t’i thënë
diellit diell
dhe djallit djall
dhe për të të mbajtur
ty zgjyrë
larg duart
sa më larg
vite drite larg
jetës të dashurisë
tonë të përherëshme…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi