Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla

Shko poshtë

Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla Empty Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 27, 2011 8:49 pm

Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla 312187_10150311007289077_644509076_8273574_988507063_n
"Një jetë me teatrin dhe për teatrin" Sot më erdhi dhuratë nga autori Miho Gjini-Mjeshtër i Madh

Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi

Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla


Sot ishte një ditë e veçant pë mua, ditë e cila më mbushi knaqësi, ditë kur për një moment harrova hallet dhe brengat, ditë kur mua dhe vajzës sime Azalesë na u kthye buzëqeshja e humbur.


Këtë gëzim na e dhuroi miku jonë nga Athina Miho Gjini-Mjeshtër i Madh dhe mbesa e Tij nga Tirana Megi Balla. Ju falenderojmë shumë dhe urojmë që gjithmonë të keni gëzime e jetë të lumtur.

Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla 319522_10150311005964077_644509076_8273560_751263602_n
Faqja e pasme e librit në fjalë.

Në periferi të Dürenit të Gjermanisë ku unë banoj me vajzën time Azalenë, rrallë cingrron zilja e apartmentit tim. Edhe poqëse bie ndonjëherë, ne e dimë se mund të jetë ndonjë ftesë nga mjekët, ndonjë dëftesë borgji për tu paguar apo edhe ndonjë vërejtje për mos pagimin me rregull të dritave apo edhe banesës. Sot nuk ndodhi ashtu. Postjeri mbante dy pliko të trasha, njëra më e madhe se ajo më e mbushura në të cilat nuk dija se çka do të ishin. Falenderova postjerin dhe hyra brenda. Si gjithëherë Azaleja duhet të lexon e para se çka shkruan dhe nga kush dergohet ajo postë. I mori por u shtang sepse emri i Megi Ballës për te ishte emër jo I dëgjuar ndonjëherë.

Lexoi ngadal:Megi Balla, Tirana, Albania.
-Kush është kjo babi?
Hapëm plikon dhe pash gazetën “Tirana Observer” dhe një leter e shkruar kjart:

Zoti Agim Gashi
Më tha gjyshi tju dergoj gazeten që ka shkruajtur për Ju, jam mbesa vet.
Megi Bella


E urova me zemër mbesën e mikut tim Miho Gjinit, Megin e cila dëgjon gjyshin dhe e do
gjyshin. Hapa gazetën dhe gjeta shkrimin e Mihos që ma dedikon mua e ku shkruan mbi librin tim “Epoka e Nderit”.


Në plikon e dytë ishte një libër dhe dergohej nga Athina. E dërgonte vetë Miho Gjini, ky Mjeshtër i Madh i Artit dhe i kulturës shqiptare ku një jetë të tërë ia kushtoi atdheut.
Mora ta shfletoj librin dhe në të gjeta një letër të shkruar vetë nga dora e mikut tim Mihos.Në letër shkruante:


23.09.2011

Shumë i dashur Agim Gashi!

Ju uroj shëndet, krijimtari të mbarë dhe lumturi....Edhe pse ankohej për shëndetin, më bën përshtypje vitaliteti ytë,duke qenë i pranishm kudo e ngado, si gjithmon i paprtuar e kurdoher midis njerzish që u duan e u rrespektojnë.
Dhe tani, or mik, më llogarit edhe mua midis tyre....Më bëre për vete me talentin që ke, po edhe me patriotizmin e flakt, me atë shqiptarizëm që rrallkush e ka...

Ndaj ju dua e ju respektoj së tepërmi...ai rregjim i egër më grabiti nga jeta rreth 20-30 vjet dhe përsëri nuk na përkuli, pikërisht sepse e duam lirinë, vendin tonë, njerzimin, të ardhmen...Jetoj në Greqi, nga ket rrethanat e vështira që mu krijuan (atje), në vendin tim, po përsëri atje e kam zemrën…

Si kujtim po ta çojë njërin nga librat e mia, që flet per jeten time.

Me shumë dashuri
Ju përqafon
Miho Gjini


Pason nënshkrimi

Edhe njëherë Ju falemnderit Miho e Megi!

Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla 308109_10150311006164077_644509076_8273563_244476533_n
Dy fjalë për kujtim në brendinë e librit!

Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla 307814_10150311006684077_644509076_8273570_1311020417_n
Faksimili i letrës së Miho Gjinit Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla 311778_10150311008299077_644509076_8273585_590903695_n
Unë me dërgesen nga Miho dhe MegiAgim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla 310354_10150311008774077_644509076_8273589_271193835_n
Kopje e shkrimit të Miho Xhinit nga unë.Agim Gashi:Jam i uritur për miqësi-Falenderim për mikun Miho Gjinin-Mjeshtër i Madh dhe mbesën e Tij Megi Balla 311010_10150311009209077_644509076_8273594_1390394955_n

Shkresa e Megit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi