Draftligji për Diasporën, debat i hapur me Ministrin z.Makolli në Stuttgart
Faqja 1 e 1
Draftligji për Diasporën, debat i hapur me Ministrin z.Makolli në Stuttgart
Draftligji për Diasporën, debat i hapur me Ministrin z.Makolli në Stuttgart
Përgaditi: Xhevat Muqaku / Intervistoi opinionet e bashkatëdhetarëve, Muhamet Hoxhaj, Administrator i portalit informativ kombëtar KosovariMedia
Draftligji për Diasporën, debat i hapur me Ministrin e Diasporës z.Makolli në Stuttgart 26.09.2011 - Foto: Muhamet Hoxhaj
Një strukturë e mirë e bashkatëdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Baden Würtemberg, përcjellën me datë 26 shtatorë në mbrëmje, me vëmendje dëgjimin publik që për temë kishte Draftligjin për Diasporën të organizuar nga Ministria e Republikës së Kosovës në lokalet e Konsullatës së Kosoves në qytetin Stuttgart.
Së bashku me mëgimtarët ishin të pranishëm, dhan kontributin e tyre, sqaruan ata që kishin siguruar me kohë kopjen e këtij Draftligji, dhe këshilluan të tjerët ku mund të gjejnë Draftligjin për Diasporën, Ministri për Diasporën në Republikën e Kosovës Ibrahim Makolli i shoqëruar nga Besim Kajtazi, Mustafë Xhemajli, Faket Kajtazi, Ymer Llardofci dhe përsoneli tjetër i Konsullatës së Kosovës.
Dominuan nga të pranishmit dhe nikoqirët nevoja e skjarimit rreth temave; promovimit të vlerave mirëfillëta të kulturës, të arsimit, tregtisë dhe industrisë si ura lidhëse të Diasporës me Atëdheun si dhe pyetjet rreth taksës kufitare, mundësisë që studentët e Kosovës të studjojnë në Gjermani, qështja e dy shtetësisë, investimet e mundëshme, përkrahja e Atëdheut me një përqindje të caktuar nga të ardhurat e të punsuarve, formimi i një qendre sociale për mërgimtarët etj.
"Organizimi i mirë i Diasporës do të rregullohet me këtë ligj, ku pos rrugës zyrtare- Ambasadës së Republikës së Kosovës, në të ardhmen me marrëveshje ndërshtetrore do të krijohen edhe Qendrat kulturore të Kosoves në Gjermani dhe disa shtete të tjera.
Me këte do të gjendemi afër qytetarit tonë pa dallim të përkatësisë etnike aty ku e kërkon nevoja. Konsulltimet dhe sygjerimet me bashkatëdhetarët do të na ndihmojnë në ndërtimin, do të figurojnë në projektligjin për Diasporën", theksuan Ministri i Diasporës dhe shoqëruesit e tij.
Me diskutimet dhe propozimet e tyre e begatuan kétë mbrëmje; Kadri Gervalla, Asllan Dibrani, Sheremet Pantina, Skënderbeg Klaiqi, Muhamet Idrizi, Feride Selmani, Zef Prenku, Xhafer Leci, Sherif Xhema etj.
Opinione të pranishmëve në publik
--------------------------------------------
--------------------------------------------
Kadri Gërvalla, jurist dhe publicist i njohur
Së pari është realizuar një punë e mirë, që në diasporë paraqitet një debat publik me Ministrin e sajë z. Makolli. Kemi pritur më shumë nga shoqëruesit e tij, që kan ardhë të na sqarojnë rreth Draftligjit. Diaspora në një aspekt ka qenë e papërgaditur për të dhënë mendimin e tyre, mirpo ne, vërejtjet tona do t'i dërgojmë me shkrim. Unë kërkoj që zëri i diasporës të ndëgjohet dhe të nxë vend në këtë Ministri, përndryshe puna dhe punimet e kësaj ministrie do të jenë të pakuptimta nëse nuk marrin pjesë veprimtar nga diaspora. Do të mundohemi që emra të verifikuar t'i propozojmë Ministrisë së diasporës ndërsa së paku 3- 5 prej tyre të merren parasyshë dhe të kemi bashkpunim të suksesëshme me ministrinë e re të diasporës.
Abaz Imeri, përfaqësues i Qendrës kulutrore në qytetin Heilbron
Sinqerisht të ju them, ky është takim i parë që rrezaton vetvetiu kënaqësi. Kishim mundsinë të marrim pjesë në debat direkt me institucionet e Kosovës. Propozoi që të mblidhemi rreth një strategjie, që të formohen grupe, të punojnë së bashku, Ministria e diaspores me mërgimtarët, që të ket bashkpunim të suksesëshem. Në kuadër të Qendres kulturore, që nga viti 1995 funksionon shkolla shqipe me mësim plotësues në gjuhën amtare. Prej vitit 2000, të gjitha aktitivitetet zhvillohen me vet vullnetin e mërgimtarëve.Vullneti dhe angazhimi i institucioneve është i madh, por nuk jam i kënaqur me gjendjen atje, veqanërisht e rëndë është jeta për shqiptarët të cilët jetojnë në pjesën veriore të qytetit. Atje shkova fshehurazi para dy viteve për herë të fundit, pasi u pengova të hyj lirëshëm.Në Kosovë, vendlindja ime është Mitrovica. Shtëpia ime është në pjesën jugore.
Xhafer Leci-veprimtarë
Veprimtarë i vyeshëm i qështjes kombëtare, me vendbanim në Kirchem unter Teck; Unë erdha pak me vonesë, megjithëate jam i kënaqur. Ndëgjova ide dhe propozime të mira të mërgimtarëve, në debatin publik për Draftligjin e lartpermendur me Ministrin e diaspores. Çdo tubim ka efekte pozitive, jam i sigurt se ka pas edhe bashkatëdhetar të tjerë që kan pasur dëshirë të jenë të pranishëm, të japin sygjerime e mendime, ndoshta ishte pak koh e shkurtë. Një fjali në Kanunin e Lekë Dukagjinit thot; "nëse hapë vaden e re mos e prish të vjetren". Dikur Fondi i 3 përqindëshit ishte mirë i organizuar në Gjermani, edhe ka funksionue më mir se sot që jemi shtet, pse mos te ndihmohet vendi, me një formë të atillë edhe në kohën e sotme. Mërgimtarët në fakt e kan në shpirtë vendlindjen, ndërsa Ministri i ri duhet të shfrytëzoj këtë mundësi.
Vehap Zuka, pëfaqësoi shoqatën "Dardania" nga qyteti Manheim
Falenderoj Ministrin që ka marrë kohë për të na vizituar. Debati i hapur sonte, shprehja e mendimeve tona rreth Draftligjit për ne mërgimtaret kishte një randësi shumëdimensionale. Ju dha fjala shumë pjesëmarrësve, u dëgjuan mendimet dhe propozimet e tyre, shpresoj se do të merren parasyshë, ku do të ketë ndryshime por edhe shtesa në ligjin e ri për diasporën.
Edhe kritika që ju adresua përfaqësuesve të ministrisë nuk di a dot merret parasysh, shpresojmë se të gjithat do të shikohen që të rregullohet ligji për diasporen.
Unë si individ dhe si përfaqësues i shoqates Dardania në Manheim, do të kisha ba shumë propozime. Në piken 8.2 shkruan fjala "Interes". Ne si shqiptar duhet t´i largohemi fjales interes. Pamarrë parasysh se ku është ajo, kjo fjali është qështje interesi që mund të jetë interes familjar, politik etj, kjo fjali duhet të zavendësohet me një fjal tjetër.
U propozua krijimi i Qendres së kultures. Mendoi se me një shtyllë nuk mbahet shtëpia. Pasi të vendoset Qendra, duhet të punohet edhe për degët që të jenë të hapura, se nuk mundet të veprohet në gjithë Gjermaninë vetem me një Qendër. Përndryshe mirëpresim punën e Ministrit të ri, me angazhimin dhe vullnetin e tij të punoj për shqiptarët në diasporë e cila punë shkon vetëm në kurriz të sukseseve të kombit tonë. Ministrit i uroj shumë suksese në punën e tij....
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi