Ramiz Dërmaku: Bubullima e Bukureshtit dhe memorja shqiptare
Faqja 1 e 1
Ramiz Dërmaku: Bubullima e Bukureshtit dhe memorja shqiptare
Bubullima e Bukureshtit dhe memorja shqiptare
E kaluara jonë është heroike. E sotmja është çudtishme, por me siguri e ardhmja do të jetë më e mirë. Njerëzit lindin, rriten dhe vdesin, ndërsa ata të cilët gjatë tërë jetës merren me çështje të atdheut dhe kombit, nuk vdesin kurrë. Para se të flasim dhe shkruajmë e bëjmë diçka për atdheun, le të na kujtohet amaneti i rilindësve tanë, i dëshmorëve të kombit, le të na kujtohet zëri i viktimave dhe gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë! Le të na kujtohet zëri i nënave, motrave dhe fëmijëve tanë, por le të na kujtohen edhe fjalët dhe shkrimet e veprat e intelektualëve, poetëve, shkrimtarëve, sepse rrrugën që e filluan ata dje, duhet ta vazhdojmë ne sot, pa luhatje, pa dyshim dhe me guxim, se vetëm kjo rrugë e drejtë dhe misioni i tyre i shenjtë, do të na shpie nga drita në dritë, deri te realizimi i amanetit të tyre fisnik.
Nga Ramiz Dërmaku
Poezia është ilaçi më i mirë për fisnikërimin e shpirtit, dhe poeti është mbret. Para se të shkruajmë për mbretërinë e fjalëve të shqiponjës së Dardanisë në trojet e Rumanisë, dua të them se në kushtet e rrethanat ne të cilat po jetojnë komunitetet e huaja në atë vend, etnia shqiptare po kalon nëpër sfida te mëdha. Vështirësitë financiare dhe organizative janë prezente. Mjetet e komunitetit shqiptar i gëlltit deputetja (ishkomuniste) antikosovare Oana Manolescu, në emër të librave të saja pa kurrfarë vlerash letrare, dhe në emër të një fletushke muri me konotacione nepotiste, siç shprehet një mik imi në një shkrim të tij. Mirëpo, edhe përkundër këtyre kushteve të vështira, dashuria e madhe ndaj kombit e atdheut tek një pjesë e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në atë vend, ka luajtur dhe luan edhe sot rol vendimtar për kultivimin e gjuhës shqipe, të historisë dhe kulturës sonë, pa e qitur në harresë edhe afirmimin e Kosovës në veri të Danubit. Në mesin e këtyre penave të mprehta intelektuale, që me mjaft sukses dhe përkushtim ndjek rrugën e ndritur të rilindësve tanë, është edhe poeti, gazetari, atdhetari dhe botuesi i revistave "Shqiptari" dhe “Kosova”, Baki Ymeri, drita shqiptare e Bukureshtit, "ambasadori" i kulturës shqiptare në trojet rumune, një nga veteranët e panumërt të shqiptarizmit të ditëve tona.
Kanë shkruar edhe të tjerët për këtë subjekt, dhe Zemra Shqiptare i ka arkivuar mbi 100 shkrime të tij, të denja për një tezë doktorate, kontribute të panumërta vullnetare në favor të memorjes shqiptare, dhe pse jo, edhe përkthime të shumta (7 vepra origjinale dhe 50 libra të përkthyer autorësh shqiptarë dhe rumunë). Falë punës dhe përkushtimit të tij dhe të mentorit të tij, Dr. Xhelku Maksuti, si dhe të Dr. Luan Topçiut etj., është bërë e mundur të mbahet gjallë prezenca e frymës shqiptare në mjediset letrare dhe shkencore të këtij vendi me të cilin na lidh një histori dhe farefisni e lashtë. Poeti, Bubullima, Durimi, Kushtrimi apo "Shqiponja" e Bukureshtit, siç e thërrasim, apo siç e pagëzon vetveten, siç vepronte Faik Konica në kohën e tij, edhepse jeton në një vend ku problemi i mbijetesës në këtë periudhë krize është bërë çështje kyçe, shqiptari i Bukureshtit ka një biografi briliante prej atdhetari të denjë. Ky njeri, me sakrifica të panumërta mundohet ta mbajë gjallë gjuhën, kulturën dhe shpirtin e botës shqiptare në botë, duke u bërë një misionar i palodhur i lidhjeve historike ndërmjet dy popujve tanë. Kadareja në Francë, Antonio Bellushçi në Itali, sivëllezërit tanë në Amerikë, Xhelku Maksuti dhe Bakiu në Bukuresht, dhe jo vetëm këta, por edhe qindra misionarë tjerë të shqiptarizmit gjithandej në botë. Poeti i Rilindjes sonë bashkëkohore, me talentin që posedon, me pregaditjen profesionale (albanologjike), me gjuhët që njeh dhe me guximin, gjallërinë dhe atdhedashurinë që ka për afirmimin e mirëfilltë të çështjes shqiptare, me kapacitetin e patriotizmin që posedon, mund të themi pa kurrfarë dyshimi se po e shkrin edhe atomin e fundit të energjisë fizike, psiqike, shpirtërore e materiale, për identifikimin, zhvillimin, mbrojtjen dhe njohjen e kulturës sonë, dhe sidomos për internacionalizimin e Kosovës në Rumani dhe tejmatanë kufinjve të saj.
Gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit
Ky atdhetar i devotshëm, ky misionar i fjalës shqipe, ky "ambasador" i pashpallur i kulturës shqiptare, ky princ i poezisë së dashurisë, po sakrifikon jo vetëm kohën, por edhe ditët e netët dhe vitet e shëndetin, vetëm e vetëm që kultura jonë të depërtojë atje ku e ka vendin e merituar: në Europë. Baki Ymeri është shqiptari që din madje ta mbrojë ekzistencën tonë etnike dhe historike nga armiq të ndryshëm. Kemi patur nderin të lexojmë disa polemika të tij flakë për flakë me Veljko Kovaçeviqin e ambasadës jugosllave në kohën e Kasapit të Ballkanit (shih pamfletin “Shqiptarët janë krenaria e Ballkanit”, botuar në gazetën e famshme të asaj kohe, Libertatea, 1992), apo konfliktin publicistik me disa serbofilë, si Razvan Voncu, Florin Silisteanu etj., të cilët e shpallën “nacionalist që i fton shqiptarët e gjithë botës për bashkim kombëtar”, dhe të cilët tentonin që Qeveria rumune të marrë masa për ta ndëshkuar dhe ekstraduar nga ky vend. Por poetin gjithmonë e mbrojnë engjëjt. Poeti që disa herë na paraqitet edhe me pseudonimin "Bubullima e Bukureshtit", sidomos atëherë kur e fshikullon esktremizmin fetar, ata që s’e njohin pavarësinë e Kosovës dhe ligësinë e disa pushtetarëve tanë që e kanë zëvendësuar patriotizmin me idiotizëm. Bubullima e Bukureshtit frekuenton arkivat dhe bibliotekat e mëdha, me të vetmin qëllim që të gjejë libra, revista, gazeta, dokumente, fotografi e dorëshkrime të vjetra ku defilojnë shkrime e mendime të ndryshme lidhur me komunitetin, historinë dhe popullin tonë. Moto e Shqiponjës së Bukureshtit, ka qenë që nga mosha e studentërisë (1969-73), dhe është edhe sot e kësaj dite: Të punojmë e të flijohemi për lirinë, dhe nëse e kërkon populli, edhe për Bashkim Kombëtar. Ky motiv buronte nga shqetsimi e dhembja që kishte poeti për shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovën e robëruar deri para disa vitesh.
Poeti që ka frekuentuar Universitetet e Prishtinës, Vienës dhe Bukureshtit, krijon poezi, portrete, reportazhe, analiza, komente, përkthime etj. Kur poeti gjatë leximit të shtypit ditor, apo gjatë kohës kur ndodhet në biblioteka duke hulumtuar materiale të cilat i dedikohen popullit tonë, has në shkrime jo të mira, shpifje, akuza etj, ky revoltohet dhe del publikisht në fushë të mejdanit publicistik, me artikuj e komente në të dy gjuhët. Baki Ymeri me shkrimet e tij bën orvatje titanike që sa më tepër të punojë për kombin dhe Atdheun e vet. Dëshirën e madhe për realizimin e këtij missioni fisnik e ka trashëguar nga i ati i tij, Ajvaz Voka, ishveprimtari i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, dhe këtë dëshirë e motivon me punë sistematike, me suksese të reja letrare e publicistike, duke qenë gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit. Dëshira për ta parë atdheun e çrobëruar, ka qenë preokupimi elementar që rrjedh që mosha e njomë, kur poeti shihte, dëgjonte dhe lexonte për ndjekjet, provokimet, arrestimet, persekutimet, maltretimet, torturat, rrahjet, burgosjet, shpërnguljet e shqiptarëve me dhunë nga trojet etnike. Kur poeti gjatë hulumtimit nepër biblioteka has në shkrime në të cilat shkruhet mirë për shqiptarët, ky diplomat i pashpallur i shqiptarizmës, disponohet dhe pajisetme energji të reja dhe vullnet për punë. Mirëpo, që nga mosha e re, e deri në këto çaste, kur poeti has gjatë lëçitjes së shtypit artikuj në të cilat shkruhet në favor të Serbisë dhe disfavor të Kosovës, fillimisht e kaplon shqetsimi, pastaj revanshohet me një breshërimë vetëtimash publicistike, duke i botuar herë me emër e mbiemër, e herë me pseudonime letrare, si, Albanezul, Eminescu etj.
Baki Ymeri, ky atdhetar, ky poet, ky gazetar, ky "ambasador" i kulturës shqiptare, ky intelektual i mirëfilltë dhe kjo penë e mprehtë e çëshjtes kombëtare, tërë kohën dhe jetën e ka kaluar duke u marrë me afirmimin e kulturës kombëtare dhe popullarizimin e saj. Në momentet kur malli ndaj familjes, atdheut dhe vendlindjes arrin dimensione te mëdha, poeti s’e humb durimin, por ngushllohet me zërin e Dervish Shaqes, Shqipe Kastratit, Maria Lajcajt, komunikon me bashkëvendasit e tij dhe bredh rrugëve të Bukureshtit për t’i molisur. Për këtë bashkatdhetar të shquar kanë shkruar me admirim Dr. Luan Topçiu, Dr. Xhelku Maksuti, Alma Papamihali, Remzi Limani, Skënder Zogaj etj., si dhe dhjetra shkrimtarë rumunë, njëri ndër ta duke qenë ishministër i kulturës (Marin Sorescu). Në adresë të tij kanë transmetuar mirënjohje Ali Podrimja, Besnik Mustafaj, Gjergj Dedaj, Kozeta Zylo, Adnan Mehmeti, Gëzim Marku, Sali Bashota, Mëhill Velaj, Nexhat Rexha, Miradije Ramiqi, Sabit Rrustemi, Hajro Hajra, Ilir Dardani, Gjergj Kabashi, Ismail Iljasi, Thanas Gjika, Sabile Basha etj. Tek Baki Ymeri, dëshira ndaj kombit, lirisë dhe atdheut, janë të lidhura ngushtë. Ato janë dëshira të paskajshme e të pandashme, që t’i përkujtojnë vargjet Anton Zako Çajupit: “I dashuri memëdhe/ të dua edhe kështu si je,/ por kur të të shoh të lirë/ do të dua më mirë.” Baki Ymeri është shqiptari që digjet për Kosovën dhe Shqipërinë, siç digjej edhe Asdreni në kohën e tij, duke e shfrytëzuar frytin e përvojës së tij publicstike, poeti din ta mbrojë mbrojë me guxim Kosovën edhe në shtypin rumun, duke ua grisur maskën propagandave serbe të metropolave europiane, ngase, siç thekson Destan Begu në një koment të tij, “ende kemi punë me një popull të prishtë, që nuk ka besë e nuk ka nderë dhe as burrni.”
Dikush mund të mendojë se e kemi tepruar duke e ngritur kaq lart këtë njeri, kurse ne, bijtë e shipes dardane, para se ta qëndisim këtë portet të përngutshëm, e kemi kërkuar në faqet e Zemrës Shqiptare, jemi interesuar dhe kemi konstatuar se i biri i Ajvaz Vokës që jetoi 63 vjet (aq sa jetoi edhe Gjergj Kastrioti), dhe i Aurelia Ymer Vokës që u lind kur u lind Gonxhe Bojaxhiu (1910), dhe u shua kur u shua Nëna Tereze (1997), shëmbëllen me ushtarët e pavdekshëm të UÇK-së, që me shkrimet e veta kushtuar çështjes shqiptare, që në moshë të njomë, para dyzet vitesh (1971), i furnizonte me literaturë shqipe dhe i magjepste dhe motivonte bashkëvendasit e tij dhe të rinjtë, madje edhe studentët e Universitetit të Kosovës, që ta duan atdheun si dritën e syrit. Nuk është koha të Jua ngarkojmë memorjen duke shkruar për persekutimin dhe montimin e një procesi politik që ia kurdisën udbashët e ishJugosllavisë duke e ndëshkuar me 6 vjet burg të rëndë për “propagandë armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste” (qershor 1996), por ka ardhur koha të Ju themi se Baki Ymeri është një uragan i pandalshëm që vepron edhe sot e kësaj dite, duke e furnizuar Botën, Shqiptarin, Kosovën, Drinin, Zemrën Shqiptare, me gjak të freskët shqiptar.
E kaluara jonë është heroike. E sotmja është çudtishme, por me siguri e ardhmja do të jetë më e mirë. Para se të flasim dhe shkruajmë e bëjmë diçka për atdheun, le të na kujtohet amaneti i rilindësve tanë, i dëshmorëve të kombit, le të na kujtohet zëri i viktimave dhe gjaku i derdhur i luftëtarëve të lirisë! Le të na kujtohet zëri i nënave, motrave dhe fëmijëve tanë, por le të na kujtohen edhe fjalët dhe shkrimet e veprat e intelektualëve, poetëve, shkrimtarëve, sepse rrrugën që e filluan ata dje, duhet ta vazhdojmë ne sot, pa luhatje, pa dyshim dhe me guxim, se vetëm kjo rrugë e drejtë dhe misioni i tyre i shenjtë, do të na shpie nga drita në dritë, deri te realizimi i amanetit të tyre fisnik.
BOX
Shqiptarët e Bukureshtit në solidaritet me Kosovën (31 mars 1999) |
Këto ditë më ra në dorë të lexoj me vëmendje te veçantë përmbledhjen e poezive "Dardania ime" të autorit të vyer, krijuesit dhe publicistit në mërgim, Neki Lulaj, veprën e të cilit e botoi veprimtari i zellshëm dhe partioti i rrallë në Bukuresht, Baki Ymeri, një meteor i palodhur që ka diçka të rrallë, diçka hyjnore, një misionar i letrave tona që vepron me përkushtim për mërgatën shqiptare. Konsiderata të larta edhe në adresë të Nexhat Rexhës për reçensionin e tij kushtuar vargjeve të Neki Lulajt. Kjo jep me kuptue se mëndjet e ndritura dhe pendat e vyera ndajnë kohën për t’u marrë me hyjnitë, e ata që shkruajnë punojnë dhe lexojnë, kanë diç të përbashkët me krijesat mbinatyrore e qiellore. Përshëndetjet e mia më të sinqerta! Ju lumtë penda e Ju ndritë mendja gjithmonë, ore të uruar dhe të nderuar që po na e zgjatni jetën me brumet me të bukura për shpirtë të gatuar! Falë me shëndet!
(Etnik Kosova, 5 shtator 2011)
Miku im i shtrenjtë! Jam i nderuar që më është dhënë rasti të komunikoj me Ju. Respekt të veçantë kam patur ndaj Jush që nga koha kur kam patur nderin t’i lexoj shkrimet tua briliante, origjinale, poetike, atdhetare, humanitare dhe kombëtare. Ja pra një fjalë e popullit që thot: “Respektoje e nderoje dikend, po qe se don të të respektojë e nderojë dikush!”. Vëlla i dashur, Baki Ymeri! Të përgëzoj për punën që jeni duke e bërë ndaj çështjes kombëtare dhe atdheut. Ju jeni një poet i Rilindjes sonë bashkëkohore, jeni një pendë e mprehtë e çështjes kombëtare. Prandaj, nga sot, më beso se ju keni qenë, por nga tani do të jeni edhe më i dashur, i nderuar dhe i respektuar nga unë, mërgimtari. Që nga takimi ynë i parë me ju përmes internetit, dhe mediave elektronike tek unë vërehet një disponim dhe vullnet për punë sistematike drejt ndihmimit të çështjes kombëtare shqiptare. Të merresh me kauzën kombëtare nuk është lehtë. Kur njeriu - atdhetari , intelektuali i vë obligim vetit që të merret me këtë çështje fisnike, ai nuk e bën këtë për shkaqe (përfitimi material, karrierist, familjarist, etj.), por nga dashuria dhe dëshira që ka ndaj Atdheut.
Njerëzit lindin, rriten dhe vdesin, ndërsa ata të cilët gjatë tërë jetës merren me çështje të atdheut dhe kombit nuk vdesin kurrë. Ata jetojnë deri sa të jetojë kombi shqiptar. Ju, i nderuari zt. Baki Ymeri, jeni në mesin e atyre intelektualëve më të vyeshëm që me përkushtim dhe seriozitet jeni vënë në shërbim të çështjes kombëtare dhe zgjidhjes së saj. Ju jeni një intelektual i denjë i çështjes shqiptare, prandaj emri dhe vepra e Juaj me shkronja të arta do të hyjë në analet e historisë sonë. Revista “Shqiptari” është një dritare informative e cila po luan një rol të madh si në informimin e opininit shqiptar, poashtu edhe të atij ndërkombëtar, duke i treguar botës se edhe ne shqiptarët jemi njerëz, kemi një kulturë, një gjuhë, një traditë, një histori, kemi zakonet tona të cilat na ngrisin në piedestalin më të lartë. Ju jeni një rreze dielli e cila ngroh tërë botën, dhe pa ju nuk do të zhvillohej, ruhej e afirmohej gjuha, historia, kultura, tradita dhe kombi shqiptar. Ju jeni zemra e mërgates sonë. Nuk i parapëlqej lavdëratat dhe kultin e personalitetit, dhe doshta po e teproj kur them se pa Ju dhe pa Kadarenë, nuk do të lëvizte asgjë, ose do të lëvizte shumë ngadalë, ngase, duke na ndihmuar neve, ju i ndihmoni Atdheut tonë dhe Kosovës sonë.
(Ramiz Dërmaku, 8 shtator 2011)
Eugen Evu
ETAPA E DJEGIES
Si një shqiponjë ndëmjet Dardanisë e Dakisë
Zjarr i pashuar i engjëjve të heshtur të sheshit
Vullkan i pashuar dhe zjarr i atdhedashurisë
Që s'e lanë të plaket bukuroshet e Bukureshtit.
I patrembur nga eksperimentet e epokës banale
Të gjitha kohërat i tubon në një tanishmëri aktuale
Duke kërkuar gjithandej në botë engjëjt e atdhetarizmit
Edhe zanave duke ua mësuar alfabetin e shqiptarizmit.
Zemrën e dëborës shkon duke e shndërruar në zjarr
Dhe zjarrin e zemrës duke e shndërruar në fjalë
Zanat e veriut duke i praruar me afsh ndjeshmërie
Dhe engjëjt e Dakisë duke i shndërruar në miq Shqipërie.
Dhe vetëm ai këtë vend të bukur e ka shndërruar
Në çerdhe shqiponjash duke na e prurë Dardaninë
Në zemrat tona, këtu ku yjet janë dhe hana me dritë
E dielli është ende atje ku dardanët natën e bëjnë ditë.
Neki Lulaj
VETËM MBRËMË
Mbrëmë pash në ëndërr
Se isha kërrusur nga pesha
Se mbaja mbi supe
Shekullin e plagosur
Nga ikja
E këtij fundshekulli
Të trazuar
Të zvetënuar
Pa lënë asnjë testament në letër
Pa e gjykuar asnjë kriminel tjetër
Që Mitrovicën e kanë kërcënuar
Koha shkon zvarrë duke kaluar.
E unë gjithë natën shëtita
Me fanar në dorë
Nuk kish as henë as dritë tjetër
Isha krushk i ftuar
Në dasëm me baballarët e kombit
Thurrnin rapsodi për Qëndresën
Me Oso Kukën e Vraninës
Këndonim heroizmin e Dukagjinit
Me Isa Boletinin e Adem Jasharin në ballë.
Nga gjithë kjo
Parodi kushtuar Qëndresës
E desha urtinë e Baki Ymerit
Vrrullin e tij prej një atdhetari
Sinqeritetin prej engjulli
Burrërinë e tij të pashembullt.
Desha të huazoj diçka nga vargjet
Nga pena e artë e Ismail Kadaresë
Por plagiatura m’u kërcënua
Mos ndoshta vallë Gjergj Fishta e Naimi
Ibrahim Rugova e Nëna Tereze
At Zef Pllumbi e Skënder Zogaj
Ramiz Dërmaku e Fetah Berisha
Dhe shumë të tjerë
Komb e fis e miq dhe dashamirë
Kanë për tu hatruar.
Liman Zogaj
NJË SHPIRT I TRAZUAR
(Bubullimës së Bukureshtit)
I mbledh shkronjat
nëpër gëzhojat e shkrepura
bubullimë e furtunë sheshit të Dardanisë
duke i shkundur urnat në Lumin e Bardhë
Unë jam unë
një mërgimtar i trembur
Pata dëshirë ta kaloj ylberin
që të behem zog
të fluturoj mbi Atdheun tim
pastaj të ngjitem deri te Dielli
e të përlotem kur fiken meteorët
pastaj të jem dasmor me shkabën dhe flamurin
e të bëhem murlan, mburojë e muranë
me trupin tim të sakatuar
kur krisin vetëtimat e vërshimat
te Livadhet e Lulkuqeve
pastaj të bëhem lule te "Syri i Kaltër"
dhe flutur të bëhem
e rreze të bëhem
e ta puthi dashnoren e humbur përtej Diellit
Unë jam unë
o moj bubullimë
vetëm
një shpirt i trazuar
Disa nga qindra artikujt e Baki Ymerit për Kosovën dhe Shqipërinë |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi