Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Flora Peci

Shko poshtë

Cikël poetik nga Flora Peci Empty Cikël poetik nga Flora Peci

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 28, 2011 7:05 pm

Cikël poetik nga Flora Peci 317044_282218245129472_100000238957508_1142727_498467483_n

Cikël poetik nga Flora Peci

KOSOVË E KULLAVE TË HESHTURA


E lindur në kulla,e kalitur nëpër shkrepa

parzmore e plagëve shekullore

e nëpërkëmbur nga hordhitë e egra

të bishëkarpateve të harbuar

kafshatë e ëndërruar e armiqve të përbetuar,

e Isës,Ademit e Azemit

e tokës së njomur me gjak të bijve tanë,

e sharë,e vrarë,e dëbuar...

Por...jo,Kosovë,bijtë tu nuk ranë për jug e veri

ranë për ty-Kosovë,ranë për ne -Kosovë.

Kot nuk mbetën nënat me duar në gji

e me lot në sy,

E heshtur dhe e mbështjellur me vellon e urtësisë

thoshe me ofshamë

se amanetin e të rënëve duhet ta mbajmë.

Po,nëna jonë,"Djepi i ëndërruar"i armikut të vjetër

do të jesh hartë e trojeve shekullore

vend i shenjtë i tokës arbërore.

Kësula jote në qiell lartësohet

e toka jote kurrë nuk copëtohet.


NUK DEHEM...


Nuk dehem me fjalë boshe dhe lajka të ndyta,

nuk dehem nga premtimet që i merr era,

nuk dehem nga lajthitjet...

në theqafje ato kanë shkuar,

nuk numëroj në vend

ditën që ke shkuar.

Lumturinë e qëndisa

atëherë kur gota u thye në dorën time

atëherë kur e dita

se do ta rrënosh jetën time.

U ngrita,nuk u rrëzova

as lot nga sytë nuk lëshova

të djeshmen në humnerë

e largova

dhe sërish në jetë rrezova

me rreze dielli mëngjesi me përkëdhel

dhe tani silueta e dashurisë tënde

të rreme

në trupin tim nuk merr erë.

Mund të dehem me dashuri,

mund të mbështillem

në ëmbëlsinë e ëmbël të saj,

por jo kurr me ty,

vetëm me ëmbëlsinë e të tashmes

që më jep shpresë

për të nesërmen ngrohtësi.



E THEVA HESHTJEN


Unë e theva heshtjen,

e kam fjalën,por nuk e lodh atë për ty

është e ëmbël

ti nuk njeh mektar

ma mbush atë me pelin.

As heshtjen nuk e kuptove,

i zvarrite ndjenjat e mia nëpër dallgët e tua

pluhurosur me rrugët e jetës sate të pajetë,

nuk hesht unë më-flas,por...

nuk kam fjalë për ty,

të ëmblat ti nuk i kupton,

të hidhurën nuk e përdor

se e di sa lëndon.

Fjala ime te ti nuk ka vend,

mos thith nektar ne petalen e saj

bletëthumbuese bëhem

se fjalën e përdor unë për mirësi,

ta gëzoj çdo njeri

eee...pyete veten,

a e meriton këtë ti?



SHTEGTIMI

Shtegëtova në udhën e paudhë,

jo se unë desha,po kështu e deshi fati,

kështu më dënoi jeta.

Bredh rrugëve-labirinth

ne bulevarde të huaja,

shoh njerëz të huaj,

dëgjoj të flasin,por nuk i kuptoj

janë të ftohtë për mua,

nuk e desha këttë shtegtim

dhe ende s'e dua.

Shpendi shtegëton,por kthehet ne folenë e vet,

e unë shpirttrazuar e mendjevrarë,

sypërlotur e me plot mall

jetoj në këtë vend të shkretë.

Sa rëndë e kam,Perëndia e di,

nuk çohet jeta në këtë mërgim të zi.

Bukën e lag me lot,këngën shqipe kur e dëgjoj,

kafshata e parë më mbetet në fyt,

të dytën nuk mund ta shijoj.

Ta kam lakmi o vëlla

që në trojet tua jeton,

e ke folenë tënde

dhe kurrë nuk shtegton.


SI TA KUPTOJ KETE BOTE

Në këtë botë me mijëra ngjyra,

shoh njerëz me qindra fytyra,

gënjeshtrën e jehojnë si realitet,

kameleonë të ringjallur me maskota të shumëllojta,

jetën e kanë maskenball.

të rrahin krahun e ta therin shpinën,

të buzëqeshin e pastaj kafshojnë si nepërkë,

botë e marrë e botë e ndyrë,

vallë,A kanë këta njerëz

ndonjëherë,

vetëm të veten fytyrë?

Luajnë lojëra të ndyra,

rolet i ndërrojnë sipas interesit,

kënaqen me fatkeqësitë e dikujt,

bëhen kinse ndjejnë dhembjen,

por as që e njohin ndonjëherë,

vetëm të mos u bie në kurriz të tyre

se për të tjerët as që marrin erë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi