Zyrtarët vizituan të sulmuarit në veri
Zyrtarët vizituan të sulmuarit në veri
Zyrtarët vizituan të sulmuarit në veri
(I plotësuar) - Pas sulmit të një grupi Kriminelësh serbë ndaj punëtorëve që po pastronin brigjet e lumit Ibër në veri të Mitrovicës, zyrtarët e komunës së Mitrovicës kanë qëndruar në Lagjen e Boshnjakëve, ku kanë takuar disa nga të sulmuarit.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala dhe drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Kastriot Jashari, të cilët u takuan me banorët në veri, kanë dënuar sulmin dhe njëherit kanë kërkuar nga banorët që të jenë gjakftohtë dhe të mos bien në provokimet e strukturave kriminale serbe.
Bala tha se këto grupe janë të interesua që me çdo mënyrë të eskaloj situata.
“E kuptojmë gjendjen tuaj të rëndë, por ju duhet të vazhdoni të jeni të përgjegjshëm sikur që keni qenë gjatë gjithë këtyre ditëve”, tha ai para banorëve të Lagjes së Boshnjakëve.
Në anën tjetër, banorët kanë kërkuar më tepër siguri. Ata u ankuan se vazhdimisht ndihen të kërcënuar nga grupet kriminale serbe, të cilët i provokojnë në mënyra të ndryshme. Sipas tyre, situata po mbahet nën kontroll vetëm fal maturisë së tyre.
Lidhur me sulmin që ka ndodhur në veri, saktësisht në afërsi të brigjeve të Ibrit karshi vendit të njohur si Dudi-Kërrsh, në hollësi tregoi Avni Beqiri, një nga të sulmuarit. Ai tha se sot ishte dita e parë e punës për pastrimin e brigjeve të Ibrit sipas një projekti që financohet nga USAID-i.
Sipas tij, kanë qenë rreth 40 punëtorë, shumica shqiptarë, por edhe serbë, boshnjakë, romë etj.
“Kemi filluar punën në orën 09:00, ndërsa rreth orës 11.00 në vendin ku kemi qenë duke punuar kanë ardhur shpejt katër automjete, ndërsa prej tyre kanë dal persona të maskuar, të cilët menjëherë na kanë sulmuar duke na sharë në gjuhën serbe”, tha ai.
Beqiri tha se dy ose tre veta që kanë qenë më të moshuar janë zënë nga ata persona të maskuar dhe janë rrahur brutalisht.
“Unë dhe shumë të tjerë e kemi kaluar lumin dhe kemi dalur në jug. Mezi kam shpëtuar pa u mbytur në ujë, meqë nuk di të notoj”, sqaroi Beqiri.
Në anën tjetër, zyrtarët e Shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicë, konfirmuan se të mërkurën kanë kërkuar trajtim mjekësor 7 veta që ishin sulmuar në veri. Prej tyre, 3 veta kanë qenë të atakuar fizikisht, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut.
Kriminelët serbë sulmojnë me armë zjarri shqiptarët
Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar rreth orës 11.00 nga një grup kriminelësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në
veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve. Bëhet e ditur se nga sulmi me armë zjarri tre shqiptarë janë lënduar, ndërsa për tre të tjerë nuk dihet as ku janë.
Në fakt, kanë qenë rreth shtatë ekstremistë serbë, të cilët të maskuar me tri vetura dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj shqiptarëve që ishin duke punuar në kuadër të një projekti të USAID-it për pastrimin e lumit Ibër.
Si pasojë e kësaj, tre qytetarë shqiptarë janë lënduar dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, kurse për tëre të tjerë ende nuk dihet se ku janë.
Ndryshe situata në Lagjen e Boshnjakëve është e tensionuar pas bllokadave që bënë kriminelët serb për gjithë pjesën veriore dhe provokimeve të herë pas hershme ndaj shqiptarëve. Kjo ka bërë që edhe shqiptarët që gjenden në Lagjen e Boshnjakëve t’i ndalojnë serbët që të kalojnë atypari.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi