Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: Intervistë me z.Ibrahim Makolli, Ministër për diasporën, në Stuttgart

Shko poshtë

Ekskluzive: Intervistë me z.Ibrahim Makolli, Ministër për diasporën, në Stuttgart  Empty Ekskluzive: Intervistë me z.Ibrahim Makolli, Ministër për diasporën, në Stuttgart

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 29, 2011 11:05 am

Ekskluzive: Intervistë me z.Ibrahim Makolli, Ministër për diasporën, në Stuttgart

Intervistuan: Muhamet Hoxhaj dhe Asllan Dibrani

Muhamet Hoxhaj: z.Makolli, sa jeni të kënaqur si Ministër i diasporës më punën e ministrisë tuaj dhe institucioneve që ju rrethojnë deri më tani?

Ekskluzive: Intervistë me z.Ibrahim Makolli, Ministër për diasporën, në Stuttgart  6205_0_0_350x262_images_stories_Art-Kultur_intervista-me-ministrin-muhameti-dhe-asllani
Zoti Ibrahim Makolli në një intervistë me Muhamet Hoxhen dhe Asllan Dibranin

z. Makolli: Ambicjet tona jan reale dhe do të maten drejtpërsëdrejti me rezulltatet, sukseset, përkujdesin që e kemi ndaj mërgimtarëve. Ministria e diasporës funksionon tashmë pesë muaj. Nuk mund të them se nuk është punuar për mërgimtarët pasi që kan egzistuar departamente që jan përkujdesur edhe në të kaluarën. Është vlerësuar që këto kapacitete duhet të ngriten në nivel të një Dikasteri qeveritar, që të ket një përkujdesje të mirfillët. Paralelisht jemi duke punuar / vepruar edhe në kompletimin e infrastukturës së nevojshme, e cila është ligjore por edhe njerëzore për funksionimin e ministrisë dhe plotësimin e kapaciteteve, sikurse që paralelisht po veprojmë edhe në drejtim të veprimit të drejtpërdrejtë me mërgaten. Thjeshtë për këta pesë muaj mendoj dhe besoj se kemi arritur të realizojmë objektivat të cilat i kemi parashtruar vehtes që prej se është themeluar ministria e diasporës.

Muhamet Hoxhaj: Jam i sigurt se keni njohuri që shqiptarët e Kosovës të cilët punojnë dhe jetojnë në Gjermani, njihen si nënshtetas serb. Sa është duke u punuar në këtë drejtim dhe pse njihen shqiptarët e Kosovës në Gjermani akoma si nënshtetas serb?

z. Makolli: Këto duhet t'i ndajmë në dy pjesë. Gjermania e ka njohur Republiken e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran. Madje është edhe njëri prej sponzoruesve të pavarsisë së Kosoves, njëri prej përkrahësve dhe ndihmuesve në krijimin e shtetit të Kosovës.

Një pjesë e mërgimtarve të cilët edhe më tutje posedojnë pasaportë të Serbisë, çdo shtet i identifikon si shtetas serb. Të gjithë qytetarët shqiptar që kan pasaportë të Republikës së Kosovës, edhe në Gjermani edhe në shtetet tjera, njihen dhe rrespektohen si shtetas të Kosovës. Problemi është tek një numër i qytetarëve tanë, të cilët për nevoja dhe arësye të ndryshme vazhdojnë të posedojnë akoma dokumente të identifikimit- pasaporta të Serbisë.

Muhamet Hoxhaj: Informacionet tregojnë se bashkatëdhetarët të cilët aplikojnë për shtetësinë Gjermane, akoma jan të detyruar që të fshijnë- largojnë shtetësinë e Kosoves dhe at të Serbisë?

z.Makolli: Bashkatëdhetarëve që posedojnë vetëm pasaporten e Kosovës, nuk ju kërkohet që të tërhiqen nga shtetësia Serbe, sepse identifikohen si shtetas të Kosovës. Edhe njëherë po e cekë se kjo vlenë vetëm për ata qytetarë të cilët posedojnë dy pasaporta, atë të Kosovës por edhe atë të Serbisë. Këso raste ka edhe në shtetet tjera. E kemi verifikue pikërisht këtë qështje që cekni ju, së bashku edhe me autoritetet Gjermane, dhe kemi ardhur në përfundim se çdo autoritet e kërkon nënshtetsinë e dokumentit të cilin personi në fjalë e posedon, dhe kjo vlenë vetëm për ata që vazhdojnë të posedojnë pasaporten e Serbisë.

Asllan Dibrani: z. Minister, nëse mund të na flsini me pak fjalë, për agjendën tuaj këto dit, dhe sa jeni të kënaqur me interesimin e mërgimtarëve që të takohen me ju?

z.Makolli: Është hera ime e dytë që unë jam këndej. Fillimisht vizitën e kam filluar ditën e diele në qytetin Wienë, dhe atje kam qëndruar dy ditë. Jam takuar me autoritetet e
Ekskluzive: Intervistë me z.Ibrahim Makolli, Ministër për diasporën, në Stuttgart  6205_0_0_350x263_images_stories_Art-Kultur_stuttgart-draftligji-per-diasporen-takimi-konzulat-ministri-makolli-debat
Draftligji për Diasporën, debat i hapur me Ministrin e Diasporës z.Makolli në Stuttgart 26.09.2011 - Foto: Muhamet Hoxhaj

shtetit të Austrisë si dhe me bashkatëdhetar- qytetar të Kosoves. Kam realizuar një vizitë dy ditore në qytetet Linz dhe Salzburg, ku edhe atje jam takuar me autoritetet lokale dhe me bashkatëdhetarët. Prej aty kam vazhduar, kam ardhur në Gjermani. Deri më tani kam takuar bashkatëdhetarët në qytetet; Bocholt, Düsseldforf dhe në disa qytete tjera. Me të vërtetë jam i kënaqur, kam arritur të bashkëbisedoj me bashkatëdhetarët tanë rreth sfidave dhe nevojave që kan ata në mërgim, për gjendjen e tyre në shtetin mikpritës, në veqanti për potencialin që ka mërgata.

Kam zhvilluar edhe një takim me Lidhjen e arsimtarëve Shqiptar në Gjermani, ku kemi biseduar rreth formave, modaliteteve dhe fillimin e vitit të ri shkollorë që ka të bëj me mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe si përfundim është ky takim i sontëm në Stuttgart rreth Debatit publik "Draftligjit për mërgaten". Nesër do të realizojmë një vizitë në qytetin Berlin ndërsa prej këtu do të vazhdoi me shoqëruesit e mij për në Zvicer. Edhe atje do të jemi dhe do të flasim për shkollën shqipe, Draftligjin e mërgates por edhe tema tjera që jan të nevojshme, që e preokupojnë mërgaten tonë siq ishte edhe biseda e sontme në Stuttgart.

Asllan Dibrani: z. Minister nëse mendoni se mërgata shqiptare ka potencial të fuqishëm për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe politik? Meqë faktikisht mërgata ishte Ambasadore e qështjes kombëtare shqiptare dikur, llogaritni akoma nëse ne gjenerata e re mundemi të ndihmojmë Kosovën?

z.Makolli: Këtu nuk do të veqoja, nuk do të flisja për ne dhe ata. Me të vërtetë mërgata e jonë posedon një kapacitet të madh, si në fushën e politikës, kulturës po edhe të ekonomisë. Tek mërgata e Kosovës, tani sikurse edhe në të kaluaren shohim mekanizmat e proceseve zhvillimore të vendit për t'u futur në veprim, si në fushën e arsimimit, në politikë, në shërbimet publike dhe administratë, me të gjitha kapacitetet e saja që ka. Kosova ka nevojë për këto kapacitete, ngase mërgimtarët tanë jetojnë dhe veprojnë në vendet ku egzistojnë standardet, ndërsa edhe neve si shoqëri po përpiqemi t'i arrijmë këto standarde që nesër të jemi pjesë e familjes së madhe europiane. Mërgata nuk do të përjashtohet nga këto procese zhvillimore, përkundrazi do të favorizohet.

Muhamet Hoxhaj: Gjatë debatit u cek, se në Kosovë kemi shumë probleme. Mërgimtarëve tanë i shtohen këto probleme, tek problemet që i kemi, sa do të kemi sukses, që në të ardhmen ne mërgimtarët, t'i kalojmë ato probleme së bashku me Ministrin e diaspores?

z.Makolli: Gradualisht do të ndërtohen mekanizma të efektshëm, për t'i zgjidhë ose për t'i dhënë zgjidhje secilit problem veq e veq. Ne si Kosovë, parashohim të arrijmë marrëveshje me shtetet veq e veq, ku jetojnë mërgimtarët tanë, në fushat e ndryshme të jetës.

Tashmë është nënshkruar një pjesë e marrëveshjeve me shtete të ndryshme, edhe me shtetin Gjerman. Është e vërtetë se Kosova edhe pse qe tri vjet si shtet i pavarur, ballafaqohet me probleme të natyrës se ndryshme, si: ekonomike, politike, sociale, por që gradualisht do t'i zgjedhim në të ardhmen./KosovariMedia.com

Intervista u zhvillua me datë 26 shtatorë 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi