Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gomari kandidon për kryetar bashkie

Shko poshtë

Gomari kandidon për kryetar bashkie Empty Gomari kandidon për kryetar bashkie

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 29, 2011 11:48 am

Gomari kandidon për kryetar bashkie
Posted: 28 Sep 2011
Gomari kandidon për kryetar bashkie Gomari_kandidon_per_kryetar_bashkie1-300x199
Një gomar është paraqitur si kandidat për kryetar bashkie për zgjedhjet e ardhshme, në qytetin bullgar të Varnas.
Britanikja “Metro” bën me dije se gomari i quajtur Marko është zgjedhur nga partia politike Shoqëria për Bullgarinë e Re për t’i përfaqësuar në zgjedhjet e 23 tetorit.
Raportohet se partia e shikon Markon si konkurrentin ideal për kryetarin aktual të bashkisë Kiril Yordanov, i cili sipas tyre nuk po bën sa duhet për qytetin.
Angel Dyankov, kreu i shtabit të fushatës i partisë Shoqëria për Bullgarinë e Re, tha: “në kundërshtim me kandidatët dhe politikanët e tjerë, gomari ka karakter të fortë, nuk vjedh, nuk gënjen dhe bën punën”.
Në vijim, edhe anëtari i së njëjtës parti, Doychin Dimitrovmade, shprehu hapur zhgënjimin lidhur me kryetarin aktual të bashkisë së Varnës.
“Jeta e Markos është e vështirë pasi hapësirat e gjelbra në qytetin bregdetar po zhduken. Le ti lëmë rezidentët e Varna-s të vendosin se kush ka më shumë cilësi të mira, gomari apo kryetari aktual i bashkisë”.
start
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi