Elita Specjale:SHQIPTARI ME GJAK TE PASTER NUK HUMB KURR,AI KU DO QE TE KET LINDUR DHE KUDO QE TE JET RRITUR NUK E HARRON PUNEN QE DUHET TE BEJ
Faqja 1 e 1

Elita Specjale
SHQIPTARI ME GJAK TE PASTER NUK HUMB KURR,AI KU DO QE TE KET LINDUR DHE KUDO QE TE JET RRITUR NUK E HARRON PUNEN QE DUHET TE BEJ
Ishte shkurti i vitit të kaluar, kur gjatë "rrokadës" në komandën e repartit "Rigas Fereos" të forcës greke (ELDYKO) në Ferizaj, një vajzë 14 vjeçare i bëri për vete të gjithë me forcën e shpirtit të saj dhe e detyroi komandantin e atëhershëm, kolonelin Jorgos Haxhitheofanus t'i mbushte sytë me lot, për vogëlushen që kanceri e kishte detyruar të njihte shumë herët fytyrën e ashpër të jetës.
Buzëqeshja e Liridonës, për shpëtimin e së cilës ishte mobilizuar që nga momenti i parë e gjithë forca greke në Kosovë, "u shuajt" përgjithmonë, pasi trupi fëminor nuk mundi t'iu rezistonte goditjeve të njëpasnjëshme të kancerit.
Para se të kapërcente pragun e shkollës, mjekët diagnostikuan sëmundjen e rëndë. Dhimbjen e Liridonës dhe të familjes së saj u përpoqën ta lehtësonin drejtuesit e atëhershëm të ELDYK. Me iniciativën e komandantit të atëhershëm vogëlushja u dërgua në Greqi, u operua dhe iu pre njera këmbë, me qëllim që të mbahej në jetë. Për dy vjet spitali në Greqi u bë shtëpia e saj, dhe mjekët bashkë me gjithë personelin u bënë familja e dytë. Liridona mësonte greqisht duke i befasuar të gjithë sa qenë rreth saj, me fuqinë që përballonte problemin e saj.
U kthye në shtëpinë e vet, me ëndrrat për një jetë të çliruar nga kanceri. Goditja e re, kësaj here në kokë, ishte më e fuqishme nga e para. U soll përsëri në Greqi, iu nënshshtrua një operacioni tjetër dhe pak më vonë u kthye në Kosovë.
Kostoja e terapisë ishte jashtëzakonisht e lartë dhe gjendja ekonomike e familjes ishte e vështirë; prandaj forca greke
në Kosovë i mbulonte shpenzimet për barnat e përditshme, si dhe koston e ekzaminimeve dhe jo vetëm. Mirëpo, më e rëndësishmja që i ofruan ushtarët grekë ishte një "përqafim" i madh, shumë dashuri dhe përkujdesje. Një përkujdesje që e shoqëroi deri në ditën e fundit të jetës së saj të shkurtër. "Ushtarët grekë të ELDYK i fituan të gjitha betejat, por humbën më të rëndësishmen. Për fat të keq, u mundën nga kanceri në përpjekjen e tyre për të mbrojtur Liridonën", shprehet i mallëngjyer, koloneli Haxhitheofanus, njeriu që e konsideroi dhuratë nga Zoti, njohjen me vajzën kosovare, apo "dekoratën më të rëndësishme të jetës së vet". Në një nga vizitat e tij në spitalin ku Liridona përmes dhimbjeve të padurueshme përpiqej t'i buzëqeshte që mos ta hidhëronte, ai i kishte thënë se së shpejti do të bëhej mirë. Vajza në dijeni të plotë për gjendjen e saj i ishte përgjigjur me fisnikëri të jashtëzakonshme dhe me buzën në gaz: "Ç'është për t'u bërë do të bëhet...". Dhe u bë ajo që të gjithë e dinë: sytë plot dritë të Liridonës u mbyllën një herë e përgjithmonë, duke zhytur në pikëllim e në zi familjen e saj, miqtë, por edhe ushtarët e forcës greke në Kosovë, që zhvilluan një betejë kaq të pabarbartë për ta mbajtur në jetë.
Lamtumirë, Liridona!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi