Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:OSHËTINË NË ATË VRANINË

Shko poshtë

Mentor Thaqi:OSHËTINË NË ATË VRANINË Empty Mentor Thaqi:OSHËTINË NË ATË VRANINË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 29, 2011 12:36 pm

Mentor Thaqi:OSHËTINË NË ATË VRANINË 275246_100000582437455_2097760_n
Mentor Thaqi:OSHËTINË NË ATË VRANINË
(Oso Kukës, nderim!)

Mentor Thaqi:OSHËTINË NË ATË VRANINË 320844_279586355404110_100000582437455_1003442_1005204111_n
Në atë vend,
...
mbahet mend,
nderi n´rend,
n´shpirtë u gdhend!
Oso Kukë,
Jehonë Shekulli,
jeten luftë,
frymë Dishepulli!

O Vraninë,
Legjendë-Kala,
ah, Cetinë,
ti zënç bela,
aty burrëria
ka një zemër,
Oso Kukë Shqipnia
i thonë për emër!

Sa e dhimbshme
poaq e bindshme,
e përjetshme,
e rilindshme,
si n´Vraninë,
njësoj n´Prishtinë,
po, e njëjtë
n´Shkoder, n´Janinë,
njëjtë fuqishëm
ndjejmë Lavdinë!

Oso Kukë
është sakrifica,
aty janë
gjurmë përjetësie,
n´ballë të Shekullit
mbahet Vranina,
një Copë Nderi
e k´saj Shqipnie!

Eh,
plot dashni
për njatë Pehrri,
atë vashë, Sevdi,
katërcipërisht
e shumëfisht,
Atdhedashuri
për ty Shqipni!

Taktikë e strategji
ala Oso Kukë,
cubave t´hasmit
daten ua kallë,
treqind fuqi
mbushur barut,
s´lë një të gjallë,
asnjë për mall!
Ushton Vranina,
atë ditë e sot,
jehon lugina,
diçka po thot:
- Qebesa e Zotit,
është turp, hata,
n´mëshirë t´motit
të lëmë Kala!


Mentor Thaqi VS., 28.09.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi