Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDD në Suedi, propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm

Shko poshtë

LDD në Suedi, propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Empty LDD në Suedi, propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 29, 2011 8:14 pm


LDD në Suedi, propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm

LDD në Suedi, propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Ldd-suedi

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, mbajti mbledhjen e saj të radhës, në Ängelholm të Suedisë. Në mbledhje muarën pjesë, Hysen Ibrahimi, kryetar, Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar, Rrahman Rrahmani, sekretar, Avdi Rama, arkëtar, Emin Rrustemi, Rashit Gashi, Mursel Shkupolli dhe Ylber Gashi anëtarë të Kryesisë.
Rreth situatës politike në Kosovë, kryetari i LDD-së Dega në Suedi, z. Hysen Ibrahimi, foli për nismën shtetërore të Republikës së Kosovës, duke theksuar se përkrahë nismën shtetërore për shtrirjen e kompetenecave në tërë teritorin e Republikës së Kosovës, si e drejtë legjitime e saj që është shkruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e që është në përkrahje të fuqishme nga SHBA-ja, BE-ja, KFOR-i dhe EULEX-i.
Kryesia shprehu brengosjen e thellë për veriun e Kosovës veçmas për fshatrat shqiptare, Bistricë, Cerajë, Koshtovë, Kelmend, Boletin, Zhazhë etj, që kanë mbetur të izoluara nën mëshirën e fatit, si dhe mos përkujdesjen e Qeverisë ndaj tyre.
Po ashtu brengosje ishte exteritorialiteti i kishave serbe në Kosovë, dhe eksportimi i xehes së minierës Trepça përmes fimrave serbe të Rashkës drejtë Kinës. Kryesia mbështetë fuqishëm kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët nuk kanë asnjë të drejtë kombëtare e as përkrahjen e duhur zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Lidhur me protestën e mbajtur nga shoqata „Bashkohu“, pati mjaft diskutime, dhe të gjithë njëzëri kriktikuan veprimet e tilla, sepse nuk përkojnë me momentin e kërkesave të tilla. Kurse kërkesa e shtetit të Turqisë për „rishikimin e historisë“ është e pa pranueshme sepse historia nuk duhet të ndryshohet për shkak të politikave ditore, dhe nëse ndryshohet, ajo duhet të bëhet nga expertët shkencorë e jo nga politika.
Në vazhdim të takimit kryetari, i njoftoi të pranishmit për bisedën me kryetarin Akademik Nexhat Dacin, rreth qëndrimin të Kryesisë së LDD-së për mbajtjen e zgjedhjeve brendapartike në të gjitha nivelet. Kjo ishte si rrethanë e imponuar e partisë, ndërkohë duke e parë realitetin e ambientit politik të partive politike në Kosovë, është e nevojshme që të mirren hapa të nevojshëm për zgjedhje në të gjitha nivelet. Këto zgjedhje do të mbahen në dy apo tri faza, përderisa në vitin e ardhshëm janë zgjedhjet e rregullta të partisë sipas Akademik Dacit.
Kryesia Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, përkrahë Kryesinë Qëndrore për mbajtjen e zgjedhjeve mbrendapartiake, njëherit propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, i cili kishte me reflektuar pozitivisht tek anëtarësia, dhe do të kishte zgjedhë kuadro më të devotshme për t’a ngritur LDD-në. Në veçanti falenderon nënkryetarin e LDD-së Mr. Fadil Gecin për shoqërimin e tij gjatë gjithë kohës sa ishim në Kosovë, dhe pritjen madhështore në Kullën e Bajraktarit të Llaushës, ku ishim hiq më pak se 102 veta.


Komisioni për Informim
Rrahman Rrahmani, sekretar.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi