Sabri Hamiti:PËRKUJTIMI I ZONJËS NEKIBE KELMENDI
Faqja 1 e 1
Sabri Hamiti:PËRKUJTIMI I ZONJËS NEKIBE KELMENDI
Sabri Hamiti:PËRKUJTIMI I ZONJËS NEKIBE KELMENDI
Me dhembje të madhe, po ndahemi sot nga gruaja e madhe e Kosovës, zonja Nekibe Kelmendi.
Zonja Nekibe Kelmendi, themeluese dhe drejtuese e lartë e LDK-së, si dhe deputete në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i ka përmasat e personalitetit politik rugovian. Kjo nënkupton filozofinë nacionale, politike dhe humane.
Të gjitha këto të synuara dhe të arritura duke u prirë nga pajtimi kombëtar, solidariteti njerëzor, urtësia politike dhe qëndrueshmëria drejt qëllimit: PËR LIRINË, PAVARËSINË DHE DEMOKRACINË E KOSOVËS. Në këtë udhë të vështirë prej dy deceniesh, ajo mbeti si bashkëpunëtore dhe bashkudhëtare e palëkundur e Ibrahim Rugovës. Puna për Kosovën, shkuara e saj dhe mirasi i politikës së saj e bëjnë kaq të ngjashme me Presidentin tonë historik.
Nekibe Kelmendi punoi për pajtimet shqiptare, si kusht themelor për veprimin politik.
Nekibe Kelmendi filozofinë e të drejtave të njeriut, si filozofi universale, punoi për ta bërë vepër në botën shqiptare te Kosovës.
Nekibe Kelmendi punoi për të ndërtuar institucione demokratike si domosdo e mbrojtjes institucionale të barazisë së njerëzve.
Nekibe Kelmendi u bë avokate (mbrojtëse) e të drejtave njerëzore e nacionale të shqiptarëve.
Nekibe Kelmendi u zgjodh me vota të drejtpërdrejta të qytetarëve si përfaqësuese në të gjitha legjislaturat.
Një çift i jashtëzakonshëm, bashkë me burrin e vet, z. Bajram Kelmendin, denoncoi para vendit e para botës gjenocidin serb mbi Kosovën dhe hartoi akuzën kundër Serbisë e Millosheviqit në Hagë. Ky ishte veprim që parashihte hakmarrjen e egër të kundërshtarit, duke parakuptuar flijimin familjar. Burri dhe djemtë e Nekibes u ekzekutuan dhe u flijuan për Kosovën. Kurse zonja Nekibe e Kosovës nuk ra, po qëndroi për të fituar lirinë e vendit të saj.
Ajo punoi me energji të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit. U bë përfaqësuese ekselente e popullit të vet, legjislatore e pashoqe, duke punuar dhe në hartimin e Kushtetutës së Kosovës së pavaruar.
Nekibja e dinte që dashuria e madhe mbaron në dhembje, që idealet e mëdha paguhen me sakrificë, por ajo nuk hoqi dorë për asnjë moment nga filozofia themelore rugoviane për urtësi, qëndrueshmëri e dinjitet.
Zonja Nekibe Kelmendi ka krijuar një trashëgimi politike e humane që mbetet vlerë për këtë vend dhe për këta qytetarë. Një krue i gjallë për vlera dhe për njerëzit që do të vijnë pas nesh.
Ne jemi edhe të privilegjuar, edhe krenarë që kemi pasur fatin e rastin të bashkëpunojmë me këtë grua e personalitet deri në frymën e saj të fundit, që e kishte dhe që e dha për Kosovën.
Lavdi atyre që jetojnë përgjithmonë! Nekibe Kelmendi do të jetojë përherë në Kosovë e ndër shqiptarë.
(Fjala e Akademik Sabri Hamitit në seancën komemorative të Kuvendit të Kosovës)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi