Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI Empty ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 29, 2011 11:03 pm

ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI Swscan00184

ADEM ZAPLLUZHA:DY POEZI

MBARTJA

Secili prej nesh
Ngarkohet me nga një barrë
Dikush me kujtime
E tjetri me dhimbje

Kalojmë rrugëve të ngarkuar
E mbi supet tona
Rëndohet koha
Ne i mbartim
Edhe problemet ditore
Si peshën e mëkatit

Mbartim e mbartim
Ajrin e ftohtë
Dhe acarin e ngrirë
Problemet e mikut
Dhe urrejtjen e armikut

E mbartim në këtë botë
Kohën
Që na vret
Me duart e saja të tejdukshme


SYRI NUK NA LAKMON


Kur ulemi pranë sofrës
E lugët tringëllojnë
Në pjatën e zbrazët
Ngutemi të ngopemi
Me ajrin e ndotur të Prishtinës

Posa dalim në rrugë
Errësira na i mbulon sytë
Diku, diku
Ngjyrat inkandeshente
Vezullojnë si lotët e nuses

Ne bredhim pa qëllim
Ecim pa dinjitet
Sa e vështirë qenka
Të zgjasësh qafën vitrinave
Ku shiten disa lloje gatimesh

Kalojmë nëpër bulevard
Me urinë tonë të përditshme
Dorën nuk e zgjasim
Syri nuk na lakmon

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi