Dëshmia e gardianit: Si ia morëm frymën Teme Sejkos
Faqja 1 e 1
Dëshmia e gardianit: Si ia morëm frymën Teme Sejkos
Dëshmia e gardianit: Si ia morëm frymën Teme Sejkos
“Temen e kemi qëlluar për orë të tëra me shkopinj në fytyrë, kokë, brinjë, këmbë, deri sa mbeti pa ndjenja. Pastaj e hodhëm në gazin e Ministrisë dhe, sa u përmend, e mbytëm me litar”, dëshmon Birçe.
Dëshmitë e gardianëve të Burgut të Tiranës për çastet e fundit të Teme Sejkos, ish-komandantit të Flotës, të dënuar me vdekje për tradhti në vitin ‘61, janë pjesa më makabre e pohimeve të procesit hetimor të Kadri Hazbiut. I thirrur për të treguar çfarë kujtonte nga bisedat e fshehta që Hazbiu zhvillonte në qeli me gjeneralin e kryqëzuar para ekzekutimit, Qemal Birçe, kryegardiani i Burgut të Tiranës, rrëfente në seancën e 11 qershorit 1983 për sjelljet barbare të ushtruara ndaj Teme Sejkos në ditët e fundit të tij. Më herët, në proces Hazbiu ka pranuar se pas shpalljes së vendimit gjyqësor ka autorizuar vartësit e tij që kreun e “grupit çam”, para se ta ekzekutojnë, ta torturojnë për t’i vjelë ndonjë rezervë të pa shprehur për veprimtarinë e tij armiqësore. Pikërisht ky është momenti ku dy funksionarët e lartë të Sigurimit të Shtetit, Mihallaq Ziçishti e Nevzat Hazdenari, me bekimin e Hazbiut, vihen në krye të operacionit të fshehtë për ta transferuar Sejkon nga qelitë e Tiranës në një bazë sekrete afër Durrësit. “Aty, dëshmon Birçe, Temen e kemi qëlluar për orë të tëra me shkopinj në fytyrë, kokë, brinjë, këmbë, deri sa mbeti pa ndjenja. Pastaj e hodhëm në gazin e Ministrisë dhe, sa u përmend, e mbytëm me litar”. Pjesa në vazhdim e dëshmisë së ish-kryegardianit, marrë nga libri i Kastriot Dervishi, përshkruan detajet fundore të tragjedisë makabre të admiralit të shpallur tradhtar me një proces farsë…
Dëshmitari Qemal Birçe
I vitlindjes 1920, pensionist, dëshmonte më 11 qershor 1983 për fundin e Teme Sejkos: Lidhur me sa pyetem, kam për të thënë këto gjëra: Kur u arrestua Teme Sejko, mua më sollën me shërbim në burg, përgjegjës për grupin e oficerëve që siguronin të pandehurit në dhomat e izolimit. Në këtë detyrë kam qëndruar deri në fund, pra, deri në kohën kur u dënua Teme Sejkua dhe grupi i tij. Pas gjykimit të çështjes e dënimit të tyre, shkova përsëri në Ministri, në vendin ku kisha qenë më parë shef i Komandaturës. Si qëndrova 5 – 6 ditë në Ministri, një ditë, rreth orës 18:00 pasdite më thirri në zyrë Mihallaq Ziçishti. Kur shkova atje, vura re që ishte edhe Kadri Hazbiu dhe persona të tjerë, si Rexhep Kolli e Nevzat Haznedari. Mihallaqi më dha urdhër që të heqësh rojet e policisë që janë tek burgu i vjetër, sepse atje do të dërgojmë Teme Sejkon dhe Tahir Demin, që të mos na i shikojë njeri, kur të shkojnë atje. Në këtë kohë, Temja dhe Tahiri ishin dënuar me vdekje, por dënimi s’kishte marrë formë të prerë. Unë shkova dhe e zbatova porosinë. Pas pak më mori Mihallaq Ziçishti në telefon dhe më pyeti a je gati. Unë i thashë po, jam gati. Pak më vonë, Mihallaqi erdhi me një gaz 7- vendësh. Në gaz Mihallaqi kishte marrë Teme Sejkon e Tahir Demin. E shoqëronte edhe Nevzat Haznedari. I morëm Temen e Tahirin dhe i futëm në dy dhoma të veçanta në katin e dytë të burgut të vjetër, të përgatitur që më parë me krevat me susta, batanije, dyshek e çarçafë. Aty Teme Sejko e Tahir Demi janë mbajtur rreth një muaj. Nevzat Haznedari vazhdimisht u binte si Temes dhe Tahirit letër për të shkruar dhe u merrte ato që ata shkruanin. Se ku i çonte këto letra Nevzati, nuk e di. Bashkë me mua bënin shërbim edhe tre oficerë të tjerë, Qemal Xhaferri, Luto Beqiri dhe Islam Gjondeda. Të katërt ne rrinim në dy dhoma në katin e parë dhe bënim roje me radhë. Tahiri me Temen aty hanin ushqim, për nevoja personale i binin derës që ne ua mbyllnim nga jashtë me çelës, u jepnim brisk e makinë dhe rruheshin vetë. Më kujtohet se rreth 10 ditë pasi kishim shkuar te burgu i vjetër, më mori në telefon Kadri Hazbiu rreth orës 1:00 pas mesit të natës dhe më tha: “Jam Kadri Hazbiu, dil e më prit se do të vij aty”. Dola aty te oborri i burgut dhe pa kaluar as pesë minuta, Kadri Hazbiu erdhi vetëm. Pasi më takoi, më pyeti se ku rri Teme Sejko. Unë i thashë në një dhomë në katin e dytë. Më shoqëro deri te dhoma, tha Kadriu. Të dy u ngjitëm në katin e dytë. I hapa derën e dhomës ku rrinte Teme Sejkoja. Temja u ngrit nga krevati dhe qëndroi në këmbë. Kadriu më vështroi, për të më lënë të kuptoja që të largohesha. Dola jashtë duke tërhequr pas vetes derën dhe qëndrova në mes të shkallëve. Kadriu qëndroi brenda me Temen rreth një orë dhe pastaj doli. Unë u ngjita dhe mbylla derën e dhomës së Temes me çelës. Kadriu zbriti e doli jashtë në oborr e pas tij dola edhe unë. Atje më hodhi dorën në sup e më tha: “Ki kujdes se partia thotë që këta armiq janë në duar të sigurta”. Unë i thashë, mos ki merak shoku ministër. Se çfarë bisedoi me Temen, nuk di asgjë. Pas këtyre fjalëve që shkëmbyem bashkë, Kadriu u largua. Pasi i mbajtëm te burgu i vjetër një muaj, një natë pas mesit të natës, vjen aty Mihallaq Ziçishti së bashku me Nevzat Haznedarin, i cili në atë kohë ishte kryetar i Degës së Hetuesisë. U hapa derën, u futëm të tre bashkë brenda në dhomën ku mbanim Teme Sejkon dhe Mihallaqi me Nevzatin i hodhi Temes hekurat në këmbë e duar. Aty qëndruam deri në mëngjes. Në mëngjes herët i zgjidhëm këmbët Temes, e mbështollëm me një batanije dhe e hipëm në një gaz 7-vendësh. Tahir Demin e lamë aty në vend. Me shërbim si roje mbeti Luto Beqiri. Pas kësaj, në gazin 7-vendësh hipa unë, Nevzati, Islam Gjondeda dhe Qemal Xhaferri. Shofer ishte një kushëri i Mihallaq Ziçishtit, oficer, emrin nuk ia kujtoj, di që ka vdekur. Mihallaq Ziçishti ishte me makinën e tij dhe u nis para nesh. U nisëm edhe ne në drejtim të Vorës. Makinën tonë e drejtonte Nevzati, i cili duhet të kishte biseduar me Mihallaqin, se e dinte ku po shkonim, por neve nuk na tha asgjë. Rrugës, Mihallaqin nuk e pamë. Kur shkuam në Maminas, qëndruam në mes të vreshtit ku është një shtëpi e vetme që quhet pallati i beut. Aty e zbritëm Temen. Sa zbritëm ne, erdhi edhe Mihallaqi me makinën e tij. Me të ishte edhe Rexhep Kolli. E futëm Temen në një dhomë. Pas kësaj, Mihallaqi dërgoi Qemal Xhaferrin për të prerë 20 shkopinj shkoze. Pasi i pruri shkopinjtë, vetë Mihallaqi në prezencë të Rexhepit e Nevzatit, filloi ta rrihte Temen me shkop. E godiste Temen me shkop, që ishte sa tre gishta i trashë, në gjithë pjesët e trupit, përfshi edhe kokën, me gjithë forcën sa thyheshin shkopinjtë. Si lodhej Mihallaqi, vazhdonte Rexhepi e pastaj Nevzati. Kjo vazhdoi gjithë ditën deri në mbrëmje sa hyri dielli. Temja nga të rrahurit gati kishte mbaruar, sa merrte frymë. Nga gjithë pjesët e trupit që i ishin nxirë e çarë, në fytyrë, kokë, brinjë, kofshë, këmbë, i dilte gjak. Pra, ishte në një gjendje të tillë që ai nuk mund të shpëtonte. Kur ai nuk ndiente më asgjë, erdhi Kadri Hazbiu. Unë gjatë gjithë ditës tërë ngjarjen e pashë me sytë e mi, sepse isha në korridor dhe dera e dhomës ku rrihnin Temen ishte e hapur dhe unë vetëm atë shikoja. Dy shokët e tjerë ishin caktuar larg si roje që mos të na afrohej njeri. Kur erdhi Kadriu, më dha dorën, më pyeti ç’kemi. Unë i thashë se Temja po vdes nga të rrahurit. Kadriu shkoi dhe u fut në dhomë, ku u takua me Mihallaq Ziçishtin, Rexhep Kollin dhe Nevzat Haznedarin. Ishte vetëm kur erdhi aty, ndërsa shoferi me shoqëruesin qëndruan te makina rreth 15 – 20 metra larg shtëpisë. Dua të shtoj se në atë shtëpi, në atë kohë nuk banonte asnjeri. Kadriu qëndroi rreth 5 minuta dhe u largua.
vijon
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Sep 30, 2011 12:40 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Teme Seikos i vumë liratin në fyt pasi ai kishte vdekur
Teme Seikos i vumë liratin në fyt pasi ai kishte vdekur
Pa kaluar Vorën, unë dhe Islam Gjondeda që ishim me makinën mbrapa, i hodhëm në fyt Teme Sejkos që ishte i shtrirë në mes nesh, një litar në formë laku dhe, duke e tërhequr secili në krahun e vet, e mbytëm. Pra, Temja nuk kishte asnjë shenjë jete. Për mbytjen e Temes me litar ne na urdhëroi Nevzat Haznedari.
Si u largua Kadriu, e mbështollëm Temen me batanije e duar të lidhura nga mbrapa me hekura siç i kishte kur e rrihnin, e hipëm në gazin 7-vendësh e bashkë me të, edhe unë, Nevzati, Islami e Qemali dhe u nisëm në drejtim të Tiranës. Unë nuk e dija ku do të shkonim, detyrën e kishte marrë Nevzati… Pa kaluar Vorën, unë dhe Islam Gjondeda që ishim me makinën mbrapa, i hodhëm në fyt Teme Sejkos që ishte i shtrirë në mes nesh, një litar në formë laku dhe, duke e tërhequr secili në krahun e vet, e mbytëm. Pra, Temja nuk kishte asnjë shenjë jete. Për mbytjen e Temes me litar ne na urdhëroi Nevzat Haznedari. Vazhduam rrugën dhe shkuam deri te kodrat karshi Linzës. Ishte natë. Ne qëndruam në një vend ku kishte qëndruar edhe Mihallaqi me makinën e tij,i cili kishte shkuar atje para nesh. Rexhep Kolli nuk ishte me të, se ku qe kthyer nuk e di. Na urdhëroi, nxorëm kufomën ashtu të mbështjellë me batanije. E mbanim Qemal Xhaferri, Islam Gjondede dhe shoferi që ishte kushërir i Mihallaqit. Unë qëndrova lart me Mihallaq Ziçishtin, ndërsa shokët e tjerë e çuan kufomën rreth 20 m poshtë xhades, kur që gjatë natës ishte bërë gropa gati. Gropën e bëri shoferi që na çoi ne në Maminas, i cili posa na çoi, u largua dhe u kthye në mbrëmje që na mori, këtë detyrë ai e kishte marrë nga Mihallaq Ziçishti. Si e zbritën kufomën te gropa, shkova edhe unë. Për t’u siguruar për vdekjen e Temes, unë me një kazmë që gjeta aty pranë, i rashë Teme Sejkos në kokë disa herë derisa iu prish fare koka. Më kazmë e qëlluan edhe shokët e tjerë. Pasi e hodhëm në gropë, e mbuluam me baltë dhe e larguam.
“Pohimet e Teme Sejkos i kërkonin sovjetikët”
Pyetje: Cilat kanë qenë marrëdhëniet e punës së organeve të Sigurimit të Shtetit me këshilltarët sovjetikë në fushën e punës agjenturore – operative? Ç’qëndrim keni mbajtur ju në këtë drejtim?
Përgjigje: Në marrëdhëniet me këshilltarët sovjetikë mbeti po ai kufi marrëdhëniesh që ishte para se të bëhesha unë ministër, domethënë që ata kishin të drejtë të njiheshin me normat e brendshme të punës, me të gjitha aktet normative bazë, përfshi platformën, urdhrat, udhëzimet, direktivat dhe orientimet që jepeshin nga Partia. Kjo ishte pa kufi. Për politikën e goditjes, nëpërmjet realizimit të përpunimeve jepnin mendimet e tyre. Kështu është ecur deri në gusht ose shtator të vitit 1960, mbas arrestimit të Teme Sejkos, kur nga udhëheqësi i partisë na u dha qartë orientimi që ta mbyllim gradualisht rubinetin, duke mos u thënë asgjë për çështjen e Teme Sejkos për sa depononte ai deri në largimin e tyre, pra të këshilltarëve sovjetikë. Mbas gushtit ose shtatorit të vitit 1960, patëm me ta përplasje më të shpeshta, më të ashpra e të hapura për mjaft çështje…
Pyetje: Kur kanë ardhur këshilltarët sovjetikë dhe si eci numri i tyre? Përgjigje: Kur kam shkuar unë në Ministrinë e Brendshme rreth viteve 1948 – 1949, kam gjetur një këshilltar sovjetik, Gllaskov. Mbas ikjes së tij nën pretekstin e sëmundjes erdhën legalisht këshilltarë në shumë sektorë të Ministrisë. Kur jam bërë ministër, më kujtohet se numri i tyre ka qenë 16 – 17 persona Duke filluar nga viti 1956, numri i tyre u pakësua deri në 6 – 7 veta, derisa ikën në vitin 1961. Kryekëshilltari i fundit quhej Voronin. Këta, me sa më kujtohet, ikën pjesë – pjesë mbas Kongresit të Partisë dhe para procesit të Teme Sejkos. Midis përplasjeve të tjera me këshilltarët sovjetikë në vitet 1960 – 1961, ishte edhe çështja e Teme Sejkos, për të cilin ata interesoheshin të dinin se ç’depononte dhe arritën deri aty sa të protestojnë: “nuk flet apo s’doni ju të na i thoni” dhe për këtë morën përgjigjen e merituar nga ana jonë. Kërkesat për armikun Teme Sejko i justifikonin me atë se ai kishte qenë komandant i bazës ushtarako – detare të Vlorës dhe mund të kishte dhënë sekrete që dëmtonin interesat e Traktatit të Varshavës. Këto marrëdhënie me këshilltarët sovjetikë ishin të legalizuara nga Komiteti Qendror i Partisë. Këto marrëdhënie, që nga ana jonë ishin të çiltra, prej tyre me siguri janë shfrytëzuar për të marrë sekrete e të dhëna që u interesonin. Trajtimi ekonomiko – financiar i tyre deri në vitin 1959 (kur erdhi Hrushovi në vendin tonë) bëhej nga shteti shqiptar dhe më pas i shpërblente vetë qeveria Sovjetike. 5.2.1983
Kundërzbulimi ynë ishte urdhëruar të raportonte në vendet ku vepronte në bllokun komunist
Pyetje: Nga dokumentet që disponojnë organet e hetimit, rezulton se nga viti 1955 që keni qenë ministër i Punëve të Brendshme e më pas, organet e Kundërzbulimit të BS dhe të vendeve të tjera të ish-demokracive popullore janë njohur me agjenturën e Kundërzbulimit tonë në ato vende, si dhe me elementët shqiptarë që zhvillonin aktivitet kundërrevolucionar, të cilët ndodheshin me studime në ato vende. Pse është lejuar kjo gjë dhe ç’pasoja ka sjellë?
Përgjigje: Ngritja e agjenturës sonë në BS dhe në ish-vendet e demokracisë popullore ka pasur në të gjitha kohët karakter kundërzbulimi. Si e tillë, puna që bënim ne dhe njerëzit që kemi dërguar për ta bërë këtë punë, ishin me miratim të qeverive përkatëse të vendeve ku ishin dërguar për studime të ndryshme studentë ose specialistë shqiptarë. Kuadrot që kemi dërguar ne, njiheshin nga organet përkatëse të vendit ku ishin. Koha se kur ka filluar kjo punë, mua nuk më kujtohet, por për këtë të shihen dokumentet. Me sa më kujtohet, në BS ka pasur një rezidenturë të veçantë, ndërsa për vendet e tjera ka pasur një qendër që ndodhej në Budapest. Për këtë qëllim, pranë Drejtorisë sonë të Zbulimit u krijua një organ (sektor) i veçantë që merrej me këtë problem. Kufijtë e bashkëpunimit të organeve tona të Kundërzbulimit, të atashuara pranë përfaqësive tona diplomatike në këto vende dhe organeve të Kundërzbulimit, vendase, kanë evoluar në periudha të ndryshme kohe dhe kanë qenë të diferencuara në vende të ndryshme, sidomos midis BS dhe vendeve të tjera me ish-demokraci popullore. Në BS, në fillim kufijtë e bashkëpunimit ishin të tillë që punëtorët operativë u prezantoheshin organeve përkatëse të vendit, kishin të drejtë të jepnin e të merrnin informacione, reciprokisht për veprimtaritë armiqësore dhe të bashkëpunonin në bërjen e kombinacioneve agjenturore të përbashkëta që nxirrte nevoja e ndjekjes së veprimtarisë armiqësore që zbulohej. Vetëkuptohet që në këto raste ekspozohej edhe përpunimi konkret, d.m.th.; personi që ishte në ndjekje edhe agjentura që aktivizohej për ndjekjen e këtij përpunimi. Më kujtohet që agjenturës sonë i ishin dhënë udhëzime që për probleme të ngutshme mund të raportonin edhe drejt në organet e Kundërzbulimit vendas duke iu dhënë parullën e ndërlidhjes me ato organe. Në këto raste, organet e vendit duhet të njoftonin menjëherë rezidenturën tonë për të dhënën dhe për detyrat që i ishin dhënë nga punëtori operativ sovjetik dhe rezidentura në këtë rast dublonte punën, njëkohësisht mbante shënimet përkatëse për bashkëpunëtorin që kishte kontaktuar me organet e kundërzbulimit sovjetik. (vijon)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi