Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënsder Zogaj:Gjykata Kushtetuese e vendimeve antikushtetuese

Shko poshtë

Skënsder Zogaj:Gjykata Kushtetuese e vendimeve antikushtetuese  Empty Skënsder Zogaj:Gjykata Kushtetuese e vendimeve antikushtetuese

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 30, 2011 7:06 pm

Opinione:Gjykata Kushtetuese e vendimeve antikushtetuese

Skënsder Zogaj:Gjykata Kushtetuese e vendimeve antikushtetuese  174524_100000361960920_6486069_n
Skënder Zogaj

Me vendimin për imunitetin e deputetëve, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e lëndoi rëndë shtetësinë e Kosovën duke e shpërfillur plotësisht Kushtetutën, që del se është vetëm sa për sy e faqe, sepse, kurdo që u teket musketerëve politikë, kjo nuk funksionon. Vendi është në gjendje krize të thellë dhe do të për allët gjatë me pasojat që i ka fabrikuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimet e saja antikushtetuese, vlerësojnë ekspertët për çështjet e ligjit dhe të drejtësisë, politikanë dhe diplomatë karriere, qarqet eminente shkencore dhe intelektuale, e së fundit edhe deputetët bishtëdjegur të Parlamentit të Kosovës. Kryetari i Parlamentit të Kosovës haptazi nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin e ka vlerësuar antikushtetues dhe të dëmshëm, ndërsa ekspertët e drejtësisë e të ligjësisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e kanë vlerësuar të porositur, produkt të presionit të pushtetit për qëllime të mbrojtjes së interesave të ngushta të politikës ditore! Ky vlerësim tashmë del plotësisht i bazuar sepse, janë një varg vendimesh (të porositura) që dëshmojnë qartë se, Gjykata Kushtetuese e Kosovës s’është tjetër veçse, një servis i kallaisjes së kazaneve për zierje të marrëzive të një grupi pushtetutarësh maskarenj, të cilët politikën e ditës e kanë përqëndruar në mbrojten e interesave të një klani mafioz, pa e vrarë fare mendjen për shëmtimin e jashtëzakonshëm që po ia shkaktojnë popullit dhe shtetit të Kosovës.


2.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka dëshmuar katërcipërisht se është një gjykatore antikushtetuese dhe se, vendimet e saja janë – paçavure të shpifura, të dëmshme dhe shumë qëllimkëqia, minuese të themeleve kushtetuese të shtetësisë së Kosovës. Të kujtojmë rastin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu, kur kjo gjykatore, në emër të mbrojtjes së Kushtetutës, me parregullsinë eklatante proceduriale (votimi pa koncensus – me dy vota kundër) e shpalli presidentin shkelës të Kushtetutës! E vërteta ishte se, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e përdhunoi brutalisht Kushtetutën dhe paralizoi institucionin kryesor e më të rëndësishëm të vedit - presidencën, nga e cila, sipas porosisë së musketerëve ndodhi eliminimi puçist nga posti presidencial i Fatmir Sejdiut, për të cilin nuk mund të ketë njeri në Kosovë, që mund ta mohojë, se ishte personaliteti me adekuat që me plotkuptimin e fjalës, e meritonte karrigen e presidentit të vendit, se ishte duke e kryer detyrën me dinjitet të lartë prej politikani dhe diplomati të mirëfilltë, dhe se për kohën dhe rrethanat tepër të ndieshme të përcaktimit të fatit të Kosovës, padyshim që ishte personaliteti më i denjë për artikulimin dhe mbrojtjen e qëndrimeve historike të vendit.
Këtë e shihte dhe e dinte mirë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, prandaj me brengosje të zjarrtë u përqëndrua te “dy postet e presidentit” (edhe pse njëri post ishte deklaruar i ngrirë dhe realisht mbahej i tillë), që e paskëshin lënduar rëndë kushtetutshmërinë e vendit dhe po shkaktonin “pasoja të mëdha”!
Cilat ishin këto pasoja të mëdha dhe kujt po i shkaktoheshin? Nuk besojmë se Gjykata Kushtetuese të ketë qenë fort e brengosur për dëmët që mund t’i shkaktoheshin LDK-së, e cila kishte mbetur pa udhëheqësin e saj kryesor. E vërteta qëndronte diku tjetër: te angazhueshmëria e palodhshme dhe veprimet shumë rezultative të Presidentit Sejdiu, te diapazoni i gjerë i njohurive, përvoja dhe te autoriteti i tij i pakontestueshëm prej burrë-shtetasi, që po shquhej tepër duke lënë nën hije institucionet e tjera analoge të vendit, sidomos Qeverinë zemërdjegur për ekspozime sfilatash! Kjo ishte njëra nga “fajet” kryesore të Presidentit Fatmir Sejdiu, që Gjykatorja Kushtetuese e yshtur nga koluare lakejsh, iu rrek “zbardhjes së gabimit” të Presidentit dr. Fatmir Sejdiu, profesorit universitar, ligjëruesit shumëvjeçar të Historisë së Shtetit dhe së Drejtës, ekspertit të shquar të kësaj fushë në nivelin gjithëkombëtar! Mirëpo, marrëzinë e Gjykatës Kushtetuese e hengri pazari shtrenjtë!

3.

Gjykata Kushtetuese e Kosoves nuk vonoi dhe prap e përsëriti marrëzinë duke linçuar Behgjet Pacillin, i cili pas vetëm një muaji u përmbys nga posti presidentit dhe u nxorr nga Presidenca, sepse - veja (s’)paska pasur qime! Vendimi prap shumë i mjerueshëm, një kompilim dëshpërues, aspak përkatës me nivelin e përcaktuar për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, që, edhe në rastin Pacolli, përuli qafën dhe lëpiu gishtat e saponxjerrun nga hunda!

Edhe më keq Gjykatës Kushtetuese i erdhi puna me zgjedhjen e Adifete Jahjagës Presidente e Kosovës, kur iu desh që të truste bythën dhe të mos guxote ta thoshte as edhe një fjalë të vetme – për procedurën e zgjedhjes së Presidentes?! Le të tregoj Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nëse e ka një fije morali institucional: u shkel apo nuk u shkel Kushtetuta e Kosovës me rastin e zgjedhjes së znj. Jahjaga Presidente e Kosovës?!

Mirëpo, as këtu nuk përfundojnë faqezezëllëqet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Vendimi për imunitetin e deputeteve e demistifikoi plotësisht dhe përfundimish paciptësinë e Gjykatores Kushtetuese, e cila në kajden e fallxheshës Gjylë në Fushë Kosovë, shkroi ajmalinë e radhës duke cënuar rëndë funksionin dhe përgjegjësitë e Parlamentit të Kosovës, sepse me ç’vlerësimin e imunitetit të deputetëve, e përbajgu plotësisht institucionin e votës së lirë dhe vullnetin e sovranit, që janë vlera më e shenjtë demokratike, e drejta më sublime dhe njëkohësisht më elementare njerëzore, që nuk guxon të preket!
Mirëpo, ndryshe mendon Gjykata Kushtetuese e Kosovës! Mbase edhe është më së miri që mendon dhe vepron ndryshe, sepse, në këto rrëthana, kur është fakt se na ka kapluar faqja e zezë, atëherë, le të pajtohemi me zezëditën tonë dhe ta pranojmë vetmallëkimin, ani që do ta kemi të lartë tagrin e shpagimit me vuajtje të gazepshme. Kështu më së miri do të shpërlahemi nga mëkatet, që na kanë zënë. Domosdo që humbasim shumë, mirëpo, pikërisht këtu edhe qëndron shpresa sepse, nuk e ka thënë rastësisht Rabert Kenedi: “Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë.”
Kosova dhe kosovarët aktualisht po guxojnë të humbasin shumë. Këtë e kanë dëshmuar dhe po vazhdojnë ta dëshmojnë guximshëm , sepse “zullumi që po trashët” e ka përbrenda shpresën (shpresën që Gjykata Kushtetuese e Kosoves nuk mund ta sanksionojë dot!), prandaj, këto vite të mbrapshta pajetër që do të kalojnë, siç kanë kaluar stuhi shumëfish më të egra.

Dhashtë Zoti që vitet e mbrapshta të kalojnë sa me shpejt!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi