Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:NË VEND TË URIMIT

Shko poshtë

Kujtim Stojku:NË VEND TË URIMIT Empty Kujtim Stojku:NË VEND TË URIMIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 01, 2011 12:09 pm

Kujtim Stojku:NË VEND TË URIMIT

Kujtim Stojku:NË VEND TË URIMIT 275556_1342220805_1426675_n
Po e nis nga larg kët’ urim për t’mijtën herë
Që të t’vijë shpejt fjalët i përzij me erë
Kur t’arrijnë tek ti n’tinguj do të kthehen
Nga melodi e magjishme kam frik’ se do dehem.
Kudo që po eci ti m’shoqëron nga pas
Tingulli mprehtë i sharkisë të detit val
Si rrëkeja mbi bokë që me vrull rrjedh
Me telat e saj shpirtin ç’ma shpërthen
Diku shoh mëkat,pastaj diell, fortunë me erë.
Dora jote me shkathtësi dridhet mbi tela
Zëri yt shpirtin ta ngre peshë
Ushton jehona për beteja të tjera
Tingujt e magjishëm era përzien me retë
Të uroj nga zemra rrofsh 1000 vjet…

Këtë poezi ma ka derguar miku im nga Tirana Kujtim Stojku për ditëlindje. Nuk e kisha parë për çka më vie keq. Por jam i lumtur që e gjeta. Falenderoj shumë mikun tim Kujtimin dhe po i them se më erdhi si dhuratë e çmuar kjo poezi e cila shpreh dashurinë e mirëfillt vllëzërore në mes meje e Juve i dashur mik. Ju falemnderit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi