Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU Empty ELIDA BUÇPAPAJ:JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 01, 2011 2:01 pm

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.01.2011,


ELIDA BUÇPAPAJ:JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU U3_u3_Elida9 

Në gazetari sa të jep hapësira dhe flatra liria e shprehjes, aq të bën të kujdeshëm dhe të kufizon etika profesionale e cila është obliguese për gazetarin, pasi vetëm kësisoj vendosen marrëdhënie respekti të ndërsjelltë me opinionin publik, ku gazetari duhet të respektojë të vërtetën duke përjashtuar censurën dhe autocensurën dhe lexuesi pastaj ta besojë. Sigurisht politikat botuese të gazetave sipas spektrit politik mund të bëjnë përzgjedhje titujsh apo nëntitujsh, mund të vendosin për ta botuar ose jo diçka që nuk u shkon për shtat interesave tyre politike dhe botuese, por kur është puna për vlera të interesit kombëtar nuk mund të lëvizin as majtas dhe as djathtas, por duhet të bëjnë botime integrale, duke nxjerrë në pah në tituj dhe nëntituj atë çka është në shërbim të interesit kombëtar të vendit.

E bëra këtë hyrje nisur nga intervista e Ambasadorit Arvizu dhënë Blendi Fevziut. Opinioni shqiptar e ka ndjekur me shumë vemendje dhe i është shumë mirënjohës qëndrimit të SHBA, përcjellë nga kreu i Ambasadës Amerikane në Tiranë për të evituar një tragjedi të re kombëtare, çka mund të prodhonte ajo që nisi më 21 janar të këtij viti, si dhe për të ruajtuar stabilitetin kombëtar gjatë kësaj periudhe të gjatë krize politike. Ambasada Amerikane, Ambasadori Arvizu këtë qëndrim nuk e kishin mbajtur në favor të palëve, as në favor të PD apo kundër PS, por në të mirën e shqiptarëve si komb, pasi kush ka provuar '97 e kupton se çfarë do të thoshte një riciklim i ri i asaj date.

Por shpesh herë qëndrimi i Ambasadorit Amerikan ishte konfonduar pa të drejtë si qëndrim pro qeverisë shqiptare për faktin se PS bojkotoi për dy vjet Parlamentin e Shqipërisë, dhe për këtë bojkot ishte përgjegjës direkt lidërshipi aktual. Dhe nga gabimet e PS përfitonte PD, në gazetën e së cilës Rilindja Demokratike, botoheshin të gjitha deklaratat e Ambasadorit Amerikan. Deri këtu në rregull. Kjo gazetë do të duhej të botonte deklaratat e Ambasadorit Arvizu edhe nëse do të kishin qëndrim kritik ndaj qeverisë shqiptare, pasi vinin nga shteti që u bë garant që Shqipëria sot të jetë anëtare e NATO-s, çka përbën një rëndësi jetike për kombin shqiptar.

Dhe duke menduar se jemi në shekullin XXI dhe drejt rrugës të integrimeve madhore për kombin, besohej që intervista e Ambasadorit Arvizu dhënë nga rezidenca e tij për Blendi Fevziun, por me destinacion opinionin publik shqiptar, do të duhej të botohej e plotë, kur kemi parasysh se sa faqe dhe kopertina gazetash të përditëshme zë kronika e zezë dhe monstruoze, kronika rozë, gossipet dhe çfarë e çfarë kotësish të tjera boton ky shtyp.

Edhe Rilindja Demokratike, si shumë gazeta të Tiranës, kishte botuar pjesë, nuk e kishte botuar intervistën e plotë, pra intervista ishte pjesërisht e censuruar. Gazeta Zëri i Popullit natyrisht që nuk e kishte botuar fare intervistën. Shkova në faqen online të kësaj gazete dhe nuk e gjeta. Qëndrime ku e ku më të papërgjegjëshme.

Intervistën e Ambasadorit Arvizu e ndoqa me vëmendje të premten gjatë ritransmetimit. Ishte një intervistë brilante. Ishte brilante sepse ishte e sinqertë, e thjeshtë, transparente, e drejtpërdrejtpërdrejtë, ishte e një stili krejt ndryshe nga ato miliona intervistave rutinë të politikanëve tanë. Ishte intervistë brilante sepse i thoshte opinionit publik dhe shqiptarëve të jenë aktivë dhe të bëhen pjesë e fatit të tyre, por jo me mënyra që e kthejnë Shqipërinë prapa, por në mënyra qytetare, ku politika për hir të interesave kombëtare duhet të bëhet zemërgjërë, shtrin dorën e bashkëpunimit dhe të kompromisit, sepse në fund të fundit politikanët janë të përkohshëm, pasi demokracia është garë e më të mirit, ndërsa Shqipëria dhe fati i shqiptarëve dhe i brezave që vijnë është i përhershëm. Më bëri po ashtu përshtypje se Rilindja Demokratike kishte censuruar edhe aty ku Ambasadori Arvizu kishte folur për shkrimtarin Ismail Kadare, ndoshta sepse shkrimtari shkroi letrën e hapur për Lulzim Bashën, diçka pa sens, jashtë logjikës së shtypit të lirë dhe e papranueshme për opinionin e gjerë. Ambasadori Arvizu po ashtu zbuloi se nuk kishte prejardhje kineze, por është një amerikan me rrënjë meksikano-japoneze. Jo si privilegj, por respekt i së vërtetës. Po ku të futen ato gazeta dhe ata gazetarë që për ditë e javë e trumpetonin zotin Arvizu me prejardhje kineze, çka natyrisht që nuk përbënte asnjë të keqe, por e keqja konsiston se trumpetat e tyre ishin rrena me bisht, diçka që nuk e toleron kurrsesi as shtypi i lirë në një sistem demokratik dhe as opinionin publik.

Të mos harrojmë kurrë se në demokraci shtypi i lirë është garantuesi i lirive tona, ashtu si thotë Adlai E. Stevenson, „Se shtypi i lirë është nëna e të gjitha lirive tona si dhe progresit tonë në liri". Apo si thotë George Seldes se "Një komb që dëshiron të jetë i lirë duhet të jetë i armatosur me shtypin e lirë". Jo me armë zotërinj, as me kaos, as me censurë, as me autocensurë, por me shtypin e lirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi