Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zvicra drejt ndalimit të nikabit

Shko poshtë

Zvicra drejt ndalimit të nikabit Empty Zvicra drejt ndalimit të nikabit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 01, 2011 3:51 pm


Zvicra drejt ndalimit të nikabit

Zvicra drejt ndalimit të nikabit Niqab-suise

Pas Francës, Holandës dhe Belgjikës, Zvicra tash është në rrugë që të bëhet vendi i katërt në Evropë që do të ndalojë nikabin, pasi që Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran miratoi projektligjin që nuk lejon bartjen e vellos myslimane në vendet publike dhe në transportin publik.

Votimi në Parlament është bërë më 28 shtator, ndërsa për ndalimin e nikabit kanë votuar 101 deputetë, derisa 77 janë shprehur kundër.

Pas miratimit të projektligjit në Dhomën e Ulët të Parlamentit, tash i mbetet që ai të miratohet edhe në Dhomën e Lartë për të hyrë në fuqi si ligj.

Propozimi për ndalimin e nikabit dhe veshjeve tjera që e mbulojnë fytyrën në vende publike është ngritur nga Oskar Freysinger, politikan i krahut të djathtë të Partisë popullore zvicerane (SVP).

“Në kohën kur pasiguria është rritur në rrugët tona, gjithnjë e më shumë njerëz po fshehin fytyrat e tyre pas burkës, maskës”, ka thënë ai, duke shtuar se një gjë e tillë pamundëson identifikimin e këtyre njerëzve dhe shkakton probleme në rast të dhunës ose kontrollit të identitetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi