Xhesika Vula:Trimëresha e maleve
Faqja 1 e 1
Xhesika Vula:Trimëresha e maleve
Xhesika Vula:Trimëresha e maleve
... Me revolten e armatosur që ndodhi në Gjakovë dhe me aksionin diplomatik te pranveres se 1879, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ia hoqi Portës se Lartë të drejtën të fliste në emër të Shqiperisë.
Vec kësaj qendresa e saj heroike bëri që të zvarriteshin e të mos zbatoheshin menjëherë vendimet e Kongresit të Berlinit që cenonin interesat kombëtare të Shqiperisë, në favor të Malit të Zi ,Greqisë dhe Serbisë..'' Fuqitë e Mëdha ishin dakorduar në mes tyre kunder interesave jetike të Shiqperisë dhe shqiptarëve duke i përdorur tokat e tyre si monedhë për kusuritje në favor të shteteve monarkiste te Ballkanit.Madje Fuqitë e mëdha nën presionin e Rusisë cariste bënin presion që krahina të tëra shqiptare te shkëputeshin nga trungu shqiptar per t iu dhënë Serbisë,Greqisë ,Malit të Zi,në mënyrë që Rusia përmes aleanës së fshehtë të pansllavizmit ti afrohej daljes në ujërat e nxehta të Adriatikut.Presionin më të fuqishëm dhe të paparë ndonjeherë e bënte Krajl Nikolla,i cili i mbështetur nga Rusia cariste kërkonte të zgjërohej në jug të shtetit të tij në treva shqiptare të banuara tërësisht me popullatë shqiptare.Kërkesat e tij shkonin shumë larg duke pretenduar që Malit të Zi t`ia bashkangjitnin disa territore të një rëndësie të madhe gjeostrategjike,politike ekonomike etj. si: Tregun e Ri Zhabjakun,Plaven ,Gucinë,Rugovën,Hotin Gruden,Ulqinin,Tivarin madje edhe Shkodrën.
Mirëpo derisa Hegjemonizmi malazez po projektonte pushtimin e tokave shqiptare përmes bekimit të Fuqive të Mëdha dhe mbështetjes së gjithëanëshme të Rusisë edhe shqiptarët nuk rrinin duarkryq ndonëse ishin vënë para aktit të kryer diplomatik dhe ishin vënë në dorën e hekurt dhe zjarrit të pamëshirshëm nga të gjitha anët.Mbi truallin e shqiptarëve po luhej akti më monstruoz,tragjedia më makabre që ishte luajtur ndonjëherë mbi një popull,i cili kurrë nuk i kishte rënë në qafë por që gjithëmonë kishte luftuar për trimërinë dhe egzistencën e tij ndër shkuj duke u bërë njëkohësisht mburojë dhe flijim edhe për popujtë tjerë.
Të ndodhur përball vendimeve kaq absurde të një diplomacie që e quante veten fuqiplotë për ti marrë tjetrit të drejtën e egzistencës dhe lirisë,popullit shqiptar nuk i mbetej rrugë tjetër përvec luftës për liri dhe mbrojtje të territoreve deri në pikën e fundit të gjakut.Kjo më së miri vërehet të qëndresa heroike e popullit shqiptar të trevave të veriut të cilat në mënyrën më shëmbullore u rreshtuan në mbrojtje të kufijve shqiptarë nga ushtritë malazeze në një luftë për jetë a vdekje.Në një telegram të banorëve shqiptarë të trevave Plavë ,Guci dërguar kancelarive të Fuqive të Mëdha lidhur me dhënjën e këtyre trevave tërësisht shqiptare Malit të Zi thuhet :”Kemi mësuar se ju jeni dërguar nga qeveritë tuaja për caktimin e kufijve të Malit t ë Zi.Caktimi i kufijve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e gjithë Shqipërisë”.Vendimet antishqiptare për zbatimin e detyrimeve territoriale ndaj Malit të Zi për forcat atdhetare liridashëse që punonin dhe vepronin në kuadër të Lidhjes Shqiptare do të thoshte luftë deri në vdekje.Gjithëfarë premtimesh banorëve të kësaj krahine '' Plaves dhe Gucisë ju ofruan ,vec ta pranonin aneksimin,populli dhe paria ishin të prerë ,jo dhe jo ,asnjë pëllembë tokë se lëshojmë . Këngëtari popullor këtë moment jetik për këtë popullatë e përjetësoi kështu
'' Amanet gjysht na e kanë lanë
'' Mos e lshoni ketë vatanë ''
Marko Milani marshoi me forcat e tij drejt kufirit , ishte i bindur se forcat e Lidhjes dhe vendasit s`do t`mund ti rezistonin .Ushtria e tij kishte bërë emër sidomos në përplasjet me Perandorinë Osamne ,ketë epersi e bazonte në ushtirnë e tij elite ,armatimin modern dhe në perkrahje e ''shtatë krajlve '' superfuqit e kohes në krye me Rusinë.Kështu me 5600 forca u nis drejt kufirit shqiptar.Përball kësaj gjëndje tepër të rëndë Komiteti luftarak i Lidhjes se Prizerenit leshoi kushtirmin tradicional '' Në shtatë e shtatëdhjetë dhe vuri në gadishmeri gjithë burrat e Plaves dhe Gucisë, dhe jo vec burrat ,por burra e gra. Ja si e perjetëson populli heroizmin e gruas shqiptare Kajë Galë Selmanës në luftë përballë forcave malazeze: .
" Kajë Selmanja o ku je j
"N' krye Nokshiqit me shkij tuj pre " (1)
Gjendja e luftës ne këtë krahinë kishte mobilizuar gjithë Shqipërinë ,kështu Peja dhe Gjakova ,me 2000 forca u nisen drejt vatrave të luftës .Syri i i gjeniut popullor mobilizimin gjithë shqiptarë e fikësoi kështu ..
"Çka po duket qatje zi
Kamer Kuka me Malsi
Kamer Kuka ,Rrustem Povata
Hajt Milan t'u preft nafaka
T'u ka n'u Shypnia mprap
T'anë nopanga e pa çorapa.
Malsi ,Gjakovë ,Pejë e Rugovë si gjithëmonë sa herë që vihej në rrezik cështja e atdheut bëheshin bashkë, për t i dalur zot vatanit të dërmuar në luftëra përballë armiqve të shumtë.!Më 4 dhjetor ,1879 Mark Milani me 4000 ushtarë furishëm derdhet mbi forcat e Lidhjes në fshatin strategjik Nokshiq..Shtabin ushtarak të Lidhjes e përbenin: Ali Pash Gucia ,Haxhi Zeka ,Jakup Feri ,S.A.Vokshi Filip Çeka ,Jusuf Sokoli e tjerë.Forcat e Lidhjes në vijen e parë të frontit vendosen 2000 ushtarë.Sipas deklaratave t ë vetë luftëtarëve malazeze pas luftës,rezistenca shqiptare ishte t'merruese ,sipas gojëdhenave të tyre çdo kaçubë ,gurë .gardh,trung nxirrte nga një ushtarë a shumë ushtarë.Ndonjëri kishte deklaruar ,veç një gjë e dimë ,, sa e shihja shokun tim përpara të terin,në hapin tjetër mbetej pa kokë”!
Lufta vërtetë ishte e tmerrshme deri në fyt me fyt dhe shpeshherë në pamundësi të përdoreshin armët e zjarrit përdoreshin thika ose armë të ftohta. .Ditën e parë të betejes në mes burrave që u dalluan ,ishte dhe një grua ,bijë e Rugovës martire e shtëpisë se Bajraktarëve t ë Koshutanit ,e martuar në Nokshiq , te fisi i Buçajve.T ë gjithë e njihnin me emrin Kajë Galë -Selmanja . Ishte e bija e Shaban Smajlit ,femija e dy vëllezërve me Zhujë Selmanin e Koshutanit ,qe aktin heroik t ë Oso Kukes e përseriti jo më me pak lavdi duke u flijuar në kullën e barotit për trimërin ë e Kajes në betejen e parë u magjepsën edhe trimat më të sprovuar në beteja.Trimëria e Kajës ndërgjegjësoi edhe më shumë fisnikërinë shqiptare duke dhënë shëmbullin personal se si duhet luftuar kur atdheu është në rrezik.Këngëtari popullor ,për të cilin besohet së duhet të ket ë qenë diku në radhët e para t ë zjarrit të luftës shprehet " Motra e Zhujit një qafë kapricë,katër vetëpo i pret sakicë”.
Ky akt moral karshi atdheut tingellon sa heroik aq edhe krenar duke pasqyruar vendosshmërinë shqiptare për të luftuar edhe me mjete pune në munges ë të armeve moderne,përballë armiqëve të armatosur me armatim modern.Heroizmi i pashoq i Kajës dhe trimërisë shqiptare bënë që S .A.Vokshin ,Kreun Ushtarak të Lidhjës Shqiptare ta sjell në Nokshiq.Në shënjë nderimi S .Vokshi,luaneshën e Luftës së Nokshiqit e nxori para ushtarëve shqiptarë dhe për merita luftarake i dhuroi një pushkë me njëqind fishekë..Sipas Shefqet Cahanit i kishte thënë " mbaje ketë pushkë ,tani e tutje sa herë te sulmohemi ,përgjigju me ketë.I pyetur për aktin heroik të pashëmbulltë në këtë qindëvjecar të Kajë Galit Selmanës,nipi i saj Syla ,i rrëfeu autorit:”Për këtë ngjarje nënë Kaja nuk fliste me ëndje,por për trimërin ë e saj të pashoqe më shumë flisnin të tjerët. Ishte dita e parë e Betejës së Nokshiqit.Burrat e fisit të Bucajve kishte kohë që ishin bashkuar me luftetarët e lirisë,ndërsa familjarë gra dhe f ëmijë ishin strehuar në një vend pak a shumë larg rrjedhës së luftes. Kaja nuk kishte dashur ta lëshoi shtëpinë dhe gjënë e gjallë që nuk ishin pak.Papritur në fshat po depërtonin focat malazeze.Shtegu ishte mbyllur për t iu bashkangjitur familjarëve të shtëpisë dhe atyre të fshatit.Derisa po drejtohej për në kullë,papritmas në oborrin e shtëpisë kishte hyrë Sadri Groshi,plaku 85 vjecar.Edhe ti mu deshe kishte pëshperitur Kaja atëherë ,duke besuar së ai mund t i sillte vetëm telashe..
E zë për krahu dhe e futë në kullë.Derës se kulles i'a vë drangun .Ngjitet në katin e dytë . Nxjerr një pushkën dhe fillon rezistencen nga frengjitë e kulles .Fishekë i kishin qelluar pak,por pozicioni i saj ishte ideal ,një plumb një malazez .!Derisa Kajë Galja shtine herë nga njëra e herë nga tjetra frengji,Sadri Groshi e kishte për detyrë të thërriste me sa zë që kishte :O ,priti djemt e Maliqit,priti....Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye .Malazezet u lëshuan drejt katit të dytë të kulles .Atëherë Kaja syshqiponjë e vendosur që të vazhdoj rezistencën deri në fund e tërheq pas dere Sadrinë, merr një sopatë dhe fshihet pas dere,
Hyn ushtari i parë
Kaja ,bam me sopatë e malazezi pa kokë.,
Hyn i dyti ,Kaja bam ,i treti ,i katerti ,t ë njejtin fat..Pas tërheqjes së ushtarëve malazezës,kishte treguar Sadriu,lamë odën të lame në gjak .Atëherë pashë se edhe Kaja ishte plagosur,por nuk e jipte veten.Gjatë përpjekjes për t ia lidhur sadopak plagën ia bëhu Gali i tmerruar. " Po ku ishe bre,të blofte gjaku si te paska blue “Ndërsa Kaja sikur të mos kishte ndodhur asgjë i që përgjigjur,”Ja sic e sheh.".
Atëherë Sadriu e merr për dore dhe e ngjet lartë në kullë .Ç` të shihte,malazezë të shtrirë sa gjërë e gjatë me koka e të prera e të shtypura që ishin zhytur në gjakun e tyre. , Akti heroik i Kajës u bë motiv së si duhet mbrojtur liria,atdheu,n ë fund të fundit pragu i shtëpisë nga të pabesët..Kështu flitej e ende flitet ndër nokshiqasë për aktin heroik të kësaj bije të Rugovës.Dhe sic ishte në traditën e shqiptarëve,Kajës i takonte nderi të qëndronte përbri atyre trimave që ishin dëshmuar duke u përgjakur nëpër beteja me armiq.Pas thyerjes se ushtirsë te pathyeshme malazeze,sic ia kishte qejfi të thonte Knjaz Nikolla,pasi që la në fushëbetejë më se 300 të vrarë u detyrua vetë të kërkoi armëpushim nga forcat e Lidhjes në Plavë e Guci .
Fati historik i këtyre trojeve dihet si rrodhi më vonë,deri në ngritjen dhe pas ngritjes se flamurit në Vlorë më 1912-të.Familja Buçaj me pushkë në dorë ,me te rinjë e te reja me gra e burra si dhe familje tjera të kësaj ane u vunë në sherbim te ruajtjes se terësisë territoriale te Shqiperisë sa herë e kërkoi nevoja .Pas vitit 1913 ,rrethanat shoqeroro- politike ,nuk ishin në favor të popullatës shqiptare të kësaj ane .Ata u përballen me lloj-lloj presionesh si ndërrrimin e fesë dhe kombit ,presioni për tu ndërruar struktura e përbërjës se popullsisë deri te zbrazja e terësishme ,realitet qe do të ndodhë pas viteve te pesëdhjeta.Mirëpo kësaj familje asnjëherë nuk do t i ndahen vuajtjet dhe tragjeditë.
Më 1918 ,kjo familje do të ndeshet përsëri në beteja kundër malazezve,për t u dalur zot atdheut dhe lirisë së nëpërkëmbur. Sepse jo rastësisht ajo po qendronte si shkëmbi përballë erërave dhe stuhive të karpateve duke mos u nënshtruar as ligështuar në asnjë kohë.Kjo familje ishte shëndrruar në një pengesë të pakapërcyeshme për shovinistët pushtuesë malazezë dhe kjo duhej hequr me cdo kusht.për ta zënë në befasi ,ushtarët malazezë e kishin rrethuar natën,sepse mendohej së thyerja e kësaj familje do t i hapte rrugë boshatisje së Nokshiqit me rrethinë...Rezistencën familjare të kësaj familje si ora e mirë e maleve e kishte përcjellur edhe gjeniu popullor përmes vargjeve. Në rezistencë tanimë nëna me t'bijat Begen dhe Lacen, dhe t'bijtë Zymerin dhe Ymerin të rrethuar për jetë o vdekje.Fajtorja kryesore për këto mynxyra te përjetuara nga kjo familje dhe jo veç kjo ishin komplotet që po i bëheshin popullit shqiptar nga diplomacia evropiane në bashkëpunim me qarqet pansllave.Ja cfarë na dëshmojnë disa nga vargjet e këngës popullore ku është përjetësuar qartë planet antishqiptare të diplomacisë evropiane. .
Ja kënga qe flet çartë..
Vrafta Zoti ketë Austrie ,
Bashkë me te edhe ketë Rusie
Na e lëshoi n'qafë ketë Serbie !
Rezistenca ishte e veshtirë ngase malazezet me armatim ishin në epersi.
" Krisi topi n'breg të Limit
N'flak i dogji kullat e Zymber Mliqit
Ky Zymberi djal drangua
Jalla bani n'kamë a çua
Çou Ymer mos priq me u qua
Karadaku na ka rrethua ".
Në këto rrethana ishte vështirë të ishe ,nokshiqasë sepse ,gjithënjë duhej bërë rojë shkjaut sepse atij s'i dihet ,thoshin vendasit moti.Sipas një shënimi në terren kjo popullatë gjithëmonë kishte qëndruar me pushkë në dorë duke u bërë roje e trojeve të tyre përball lukunisë së tërbuar të cetave dhe bandave malazeze.Heroizmi i Kajë Galit ,si figurë strumbullari në këte punim bëhet pra edhe më bindes kur në rezistencë e shohim si kolektivitet ,e gjithë familja .Rethimi që përshkruhet në këngë i takon vitit 1918 me c`rast i vritet i biri Zymeri .Ajo lufton nga kulla prap , por tani me t'bijtë dhe t'bijat .
.
"Rrept po qet Begeja manxerrkë
Shumë e shkijet po na i vret”
Tani na lajmërohet edhe një emër i ri ,është kjo Begeja e cila flakë për flakë bashkë me nënë e vëllezër i përgjigjet rrebeshit të sulmit .
Sipas këngëtarit popullor ,plagë merr nëna e tyre ,
,,A varru nana e shkretë
Bini loke bani gajret
Ishalla qohet nana apet,,
Madheshti mbi madheshtitë ,nëna e palgosur u jep moral djemëve dhe vajzave ,pa u ligshtuar qëndrojnë fortë si malet përballë erërave..Në fund të këngës një lajm pikëllues,në luftë e sipër vritet Zymer Maliqi,djali i madh i Kajes.Luftërat e shqiptarëve gjithëmonë ishin të përgjakura sepse ato mbi vete bartnin gjithë hekurin dhe zjarrin e armikut që si synim kishte shfarosje, dëbim,pushtim, rrënim,asimilim etj.Humbjet gjithënjë ishin të mëdha sepse mungonte cdo gjë nga arma deri te buka,madje edhe faktori njeri ishte aq i domosdoshëm duke parë rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga të gjitha anët. Shpeshherë vonesa e arritjes së ndihmës në njerëz ishte përcaktuese e fatit të betejave. .
"Thrret Hasani,haj medet
I mjeri i mjeri për 500 vetë
500 vetë me mi pas qu fisi
S'pat meu vra Zymer Maliqi"
Për këto heroizma,këtë grua dhe luftetare të paepur,S.A.Vokshi ,kryekomandanti i Rezistences gjithë shqiptare e shperbleu dhe me një Medalion t ë argjendt në Malësinë e Gjakovës. .. Ishte kjo një mirënjohje për gruan shqiptare që djem e vajza i kishte vënë në sherbim të atdheut.
Gjendja familjare e Kajes
Kaja si vajzë u martua me . Galin,(Gal Rexhin e fisit të Buçajve).
Gali vritet në luftë të Nokshiqit dhe sipas tradit ës Kajës i imponohet që përsëri të martohet në ketë familje me Maliqin, i cili po ashtu vritet heret në përpjekje me malazezët .Maliqi,burri i dyt ë i Kajës nga martesa e parë kishte katër djem,Jahen, Sylen, Delinë dhe Alinë,te gjithë te vrarë ne prita e përpjekje te vazhdueshme me malazezë gjatë periudhes kohore 1913-1946.Katër djemtë e Maliqit ,asnjëri nuk kishte arritur të kalojë moshën 23 vjecare,përvec Delisë,i cili pas vrasjes kishte lën ë vetem një vajzë,Xhemilen të tjerët nuk ishin të martuar.Kjo më së miri ilustron fatin e sa e sa gjeneratave mbi t ë cilat u luajt tragjedia e një drame vrastare për një popull që nuk kërkonte asgjë përvec të qëndronte i lirë n ë tok ën e tij.
Sipas traditës se vendit te vraret nuk varroseshin pa u nxjerr ë gjaku,dhe kjo gjë detyrimisht respektohej në mënyrë fanatike nga kjo familje Nga bashkëshortësia e Maliqit me Kajen lindin dhe rritën fëmijtë:Zymeri,Ymeri,Lacja dhe Begeja. Përvec prindërve,këto katër personazhe do të shndërrohen në personalitete heronjësh mitik në mbrojtje të atdheut duke vazhduar traditën tashmë të trasuar nga familja për trimëri,liri dhe atdhe..Begeja,vajza e nënë Kajës,edhe pse i vëllai bie në fushën e nderit,vazhdon të luftoi kundër ushtarëve malazezë duke i bërë ata të ikin me bisht ndër shalë. .Ajo në këtë betejë e shpetoi nderin Nokshiqas dhe nderin e familljes..Që nga viti 1918-të kur krahas nënës Kajë,vellait Imerit e Zymerit dhe burrit Bajram Isufi nga Kuqishta (kaqak)dhe kacakëve të tjerë si Keri i Sadri Bardhit ,Sali Rames,Sak Fasliz,e të tjereve kjo trimëreshë shqiptare do të jetë kurdoherë në vijën e parë të zjarrit krah për krahë me trimaAjo jo vet ëm q ë kishte trashëguar një trimëri të pashoqe,por për ta sublimuar edhe më shumë këtë karakteristikë nuk dahej kurrë nga to,madje as natën.Kur nëna e qortonte së po i shmangej pajës së martesës ,ajo i që përgjigjur”unë s`njoh as pe as gjilperë,as furkë as shtizë,njoh vetëm këtë babloke duke drejtuar gishtin kah mauzerri i varur në mur..
. E fejuan pa e pyetur në Kuçishtë për Bajram Isufin,djalë edhe i pushkës edhe i syrit.Begeja s'ishte e bukur si eëma. Shpeshherë e ngacmonin; si te pajti dor'ai djali?Posi ,unë s'isha aq e bukur po kisha emër ,isha e Bege Maliqja.Begeja, bashkë me te shoqin i ranë pash me pash po thuaj Shqiperisë,gjithnjë nëpër kuvende burrash,q ë nga 1918-ta.
Gjithënjë në fushat e vala te rezistences që nga Plava e Gucia ,Nokshiqi,Zhanica,Shekullari,Pepajt,Murini,Jeni Pazari,Bihori,Rozhaja,gjithëhere me emrat emblematikë te Rugoves e t'Dukagjinit ,t'Drenices e Gjakoves si :Sak Faslinë,Sali Ramen ,Jashar Haxhen ,Tahir Coli,Mulla Z.Berdyna ,Shotë e Azem Galicen ,Selim Shabanin nga Isniqi,Dem Ali Puzhari etj.Gjithnjë veshur në tesha meshkujsh në veshjen tradicionale rugovase .Vishej si burrat ,krenohej me ketë gjë.Kurrë s'kishte provuar ta zbukuronte fytyren.Diten e parë pas marteses,kunatat kishin provuar ta lyejnin pak.Provoi njëra ,kjo në heshtje ja ktheu shpinen ,provoi tjetra ,prap fap shpinen ,atëherë jua tërheq verejtën një e moshuar ;mosni bija,kjo është Bege Maliqi ,kësaj nuk i duhet t'kuq e t'bardhë.Ishte mjeshtre e,kalerimit të përsosur dhe kjo u tregua ditën që erdhën krushqit për ta marrë tregon i nipi ,Syla.Tregojnë së për të marrë nusën kishin zgjedhur një kalë t'bukur por pak lazdran .Përcjellësi i Beges i pakujdeshëm e lëshon kalin për një moment,ndërsa kali ,hidhet në të dy këmbet dhe fluturon drejt shtëpisë për Kuqishtë.Begeja,rrufeshëm e zë frerin dhe i jep edhe më shumë kalit.
Kur arrijnë krushqit ,në hyrje te fshatit ,e gjejnë duke pritur shumë gjakftohtë,duke i pritur me fjalët plot ironi“besa s'jeni vonua shumë”.Ata e kishin menduar copë e grimë diku "dar rrugë e pi rrugë"sic thonë Rugovasitr.Begeja pas vetës la dy djem e një qikë. Ademin dhe Bajramin.Ademi ,jetoi deri në luftën e fundit në Kapeshnicë.Ademit ,paramilitarët ia vranë katër anëtarë te familjes.Gruanë,djalin ,cikën dhe një nip një vjeç.Fati i gjeneratave të mëparëshme po e godiste këtë familje edhe në Kosovën martire,prej t ë njetit armik,prej të njejtave armë dhe jo rastësisht..
Nga familja i shpetoi një djalë qe po i mbushë 50 vjet dhe s'eshtë martuar !Ademi ,vdiq në moshë të shtyer, pas lufte, i mbytur në një det pikëllimi. Djali i dytë Bajrami la një vajzë të vetmen si pasardhese të trungut familjar..Begeja sot,pushon në varrezat e fshatit.Varrin e saj veç zogjtë e malit se kanë harruar. As peremendore,as ndonjë mbishkrim te veçantë për të përkujtuar një veprimtari,të paktën për të përkujtuar një sakrificë njerëzore të një kohe të shkua të mbytyur në vuajtje dhe gjak.Asgjë më shumë së një grusht dhe të tokes nënë dhe blerimit të nënës natyrë..Derisa,Begeja në vitin 1945 e mbylli kapitullin e rezistences aktive,i vëllai Ymeri ,nuk u pajtua me ripushtimin e më shumë se gjysmes se Shqiperisë Etinike .
Në castet vendimtare ai mori pushken dhe iu qep malit. Qëndroi nepër jateqe te ndryshme e shpella,bashkë me djalin Zymerin dhe nipin ,Shaqirin.Vendqendrimet i kishte kryesisht në Valbonë,Dragobi e për rreth.
Duke e nuhatur se mortaja e kuqe sllavokomuniste po e vershonte cep me cep Shqiperinë, e la nipin Shaqirin dhe u kthye në vendlindjen e nënës në Rugovë në fshatin Koshutan për t'u strehuar .Pëcillej në cdo hap që bënte për ta futur në grackën e vdekjes.Kur dikush e paralajmëron së po i kurdisnin vrasjen ai që përgjegjur qetë:”Nuk e kam hallin së c`po bëhet me Ymerin,por por më shumë se cdo gjë ,po me dhëmbë fati i Shqiperisë.”!Eh ,sa Ymerë janë flijuar për këtë Shqypni”. Dhe një ditë gushti të vitit 1946 atë të cilën serbo cetnikët nuk kishin mundur ta bënin me armë ,permes tradhëtisë kishin arritur ta bëj ë me helm.Lajmi i vdekes së Ymerit trokiti si mandatë........... në të gjitha kasollet atdhetare të Rugovës.Rruga e hakmarrjës po vazhdonte duke eleminuar pengesat e fundit të projeteve sllavokomuniste në Jugosllavi. .Kur arritem në një cep luadhi,ç'farë te shoh kishte treguar. Begeja më vonë,Ymeri im i pritave i odave,i kuvendeve ,në kokërr shpine,i fryrë e i bërë def !Krejt në fytyrë i murtist ( i nxirë )rreth balli lidhur rrypin e tij.Vdekjen e tij e kam pritur së do t ë ndodhte,por jo kështu. Ky ishte i pari nga gjeneratat e Buçajve që po i mbushte 50 vite pa vdekur prej plumbit .
" Më dukej sikur ta kishin ngrënë qentë." thoshte shpesh me mllef Begeja .Ajo kurrë nuk kishte paramenduar së vëllai i saj do të vdiste pa u ndeshur ballë per ballë më armiqtë sllavokomunistë.. Dora gjakatare e OZN-së jugosllave e mbaroi detyren e vet përmes argatëve të saj. “ Aty e varrosa”,thoshte e motra . “Aty ku e gjeta ,ua lash për kujtim brezave e dajve.”Por që të jetë ironia e fatit më e madhe,këtë vit kur djali Syla dhe nipi Sherifi vendosën t` ia ngrisnin ,Ymerit, një pllakë përkujtimore mbi varr,. punimet nuk u lejuan të bëhen nga paria e fshatit t ë cilët u deklarua n ë formë të prerë: "Mos ua mbillni këtu mollë sherri . Merrni eshtrat e vëni diku ku të doni “Cuditërisht ,eshtrat, madje edhe një pllakë mermeri po i bëka rëndë vendlindjes së Ymerit të cilën aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri për te.
M ë 25.09.2010 .këta eshtra u rivarrosen në Pejë ,në Pejën legjendare të Haxhi Zekës.Rivarrimi ishte masiv ,mbi varrin e tij vunë kurora lulesh dhe u lexuan shumë telegrame përshendetëse. Nga një telegram që kishte ardhur nga Organizata për Bashkim Kombëtar nga dega e Burimit shkëputëm këto fjalë:” .
“ Sot rash në Pejën e Haxhi Zekës,t'i sjell këta eshtra të mi e t'ju them brezave : Po,unë jam Imer Maliqi Nokshiqit dhe Kajë Galës,motrës së Zhujë Selmanit .Linda në Nokshiq më 1890,u rrita në flakë pushkësh e në oda burrash .Pushkë herë havertare e herë vrastare.Jam vëllai i Bege Maliqit,asaj kaçakës që pash me pash i ra Shqipërisë,ra ndër prita ,i rrodhi gjak për Shqipërinë dhe nxori gjak për Shqipëri.Jam vëllai i vogël i Lace Maliqes,asaj motres së madhe që kur iu ngushtua shtegu vendosi vdekje jo tradhëti,jo poshtërim,jo ligësi.Jam vëlla i vogël i Zymerit,Jahës,Sylës,Delisë dhe Alisë,vrarë ndër prita cubash për Nokshiq,për Plavë,për Guci,për Shqipëri.
Vdekja më zuri më 1946 nga një dorë tinzare,vrastare.Motër Begeja aty më varrosi,si duket molika zuri të ma lëshoi pikën ku isha strehuar,andaj u lëshova drejt në qytetin e Haxhi Zekës.Këtu eshtrat po i bi,në Koshutan më mbeti mish e shpirt .Jo një jetë por shumë jetë po t i kisha të gjitha do t ia falja Shqipërisë.” .
“ Ymer Mlaiqin me nënë Kajën,vëlla Zymerin,motër Begen e Lecen ishin luftëtarë të dalluar për dy breza,rrallëkush a hiq u qëndroi përpjekjeve te viteve 1878,79.81.1912,18,41,45,46 –të si familje emblematike e Buçajve t ë Nokshiqit ...
Pas likuidimit O Z N -se,jugosllave kesaj familje ende i kercenohej rreziku ,Leceja ,me burrë e djem ,në Nokshiq dhe djali i Zymerit, Shaqiri, në Shqipëri kishin arritur t i bëjnë lak vdekjes..Megjithëkëte. OZN-a jugosllave leshoi marrimangen,vrastare në Valbonë e Dragobi t ë Shqipërisë dhe e arrestuan Shaqirin. i cili mendonte se kishte gjetur strehim te sigurtë.
Organet e Sigurimit popullor në Shqiperi,dhunshem po e dorëzonin në OZN-a te Plaves e të Gucisë.”Gjatë kohës së dorëzimit në kufi,sic tregonte më vonë Shaqiri. ,rojet malazeze filluan te ma shanin nënë Kajën.”Në kreaturën serbosllave të Jugosllavisë Shaqiri u dënua me burg të përjetshëm.Pastaj burgu iu zbrit në 20 vjet për t i mbajtur të plota 12 vite.në Spuzhë ,në akuzën së isha djali i Kaj Galës,gruas që sic thotë Zymer Neziri në një dokumentar:”Gruaja qe su përserit për tre breza në gjithë kombin Shqiptar"Me pyeten për Ymer Maliqin qe ende ishte gjallë diku me kokë me shuplakë nëpër Rugovë.Me pyeten ,për Begen ,Begen atë kaçaken e malit qe ishte dora e zgjatur e të gjitha vatrave te rezistences dhe me pyeten për Shaqirin ,atë djalin e Buçajve qe te gjallet si duronte toka jashtë e te vdekurit si mbante brenda pa i marrë gjaqet...
Dy ditë pa vdekur Shaqiri autori i këtij shkrimi e benë një dialog me te .
Baca Shaqir ,dukesh më mirë ,po biro po , kështu duhet thënë të smurve !
A ban me te pyet diçka Baca Shaqç ,po si jo ?
A do te ketë luftë?
Po, kur?
Zoti e di?
Pse ?
Po e shoh se nuk e kam gjatë,e po vdes me nje zhig(marak).
Çka ?
Veç edhe nje herë te kisha ren në barikad ,qysh jam ra me 1944.Asgjë më shumë.
Autori ,pyetje naive?
Allahile baca Shaqë a vrave shumë?
Eu bacë ,terr a kjën ,shiovinë a kjën ,shumë janë kjën.Pesë ,gjashtë,karikator i kam zbrazur mbi ta,Zoti e di sa kam vrarë.Gjaqet e mija i kam nxjerr por jo edhe për Nokshiqin tim.
Shaqa la pas vetës tre djem,Rizen ,Zenelin dhe Sherifin,i cili sot përpiqet tua mbaj traditen e rezistences duke qenë anëtar i një organizate politike në Burim,për Çlirim dhe bashkim kombëtar .
Vajza e Kajës Laceja jo rastësisht populli thotë luanesha veç luaj rritë se jo gjë tjetër!Në vitin 1945 -46 ,Laceja dy te bijtë dhe t'burrin e kishte ne mal.OZN-ja ,jugosllave ,po i kërkonte kudo ,por asnjë gjurmë! Një natë shumë netë,Lacen OZNE-a(sigurimi i armates jugosllave )po e torturonin barbarisht .
Herë në një odë të ftohtë ,e herë në dhomë të ngrohtë po e mbanin ato netë dimëri të acartë.Edhe elektroshokut nuk i shpetoi ,naten e gjashtë u lodhë,dhe hapi gojë.Me lejoni te shkoj në shtëpi ,nesër ,po ua ap fajlën se do t'hetoj se ku jan djemt dhe do t'u tregoj.Te nesermen u nis drejt Plave,pasi qe ishte përshendetur me anëtare tjerë te familjes ,kur arrin te lumi Kluça ,para vetes shtron dy shtigje ,o e vdekur e me nderë,o e gjallë e ndofta me turp.Mate q'mat dhe nga vetja heq mbeshtjellësin e vendos në një lis bri lumit dhe hidhet në të.
Të nesërmen kalimtaret e rastit e kishin gjetur në lumë të ngrirë.Pas disa ditesh OZN-a jugosllave i bie në gjurmë grupit të Budakut dhe Bekes djemve te Laces.Në përpjekje me forcat sllavo-kumuniste Beka mbetet në vend e Budaku arrinë të shpetojë.Pas një viti strehimi një ditë Budaku duket në fshatë ,në gjëndje shumë të rënd ë fizike e psiqike.Po atë ditë zhduket dhe sot e kësaj dite "as nam as nishan për të".
Të tjerët për Kajë Galin-Selmanin.
Sylë Buçi, me krenari flet për karakterine prerë të gjyshës së tij ,duke treguar rastin kur ajo ishte në betejë e sipër ,në betejen e Shekullarit ,bashk me t'birin Imerin,kur Imeri i plagoset ,shokët e thrrasin shpatë me shpatë"Oj Kajë Galja,O hoja ,O tu ka plague djali more”,ajo me gjakëftohsinë më të madhe shpatë me shpatë i përgjigjet ,atij.” Për hajr palgët se unë po shkoj më tutje për Shekuallar me shokët e mij ë".
Prof.dr. Zymer Neziri "Kaja i zuri tre breza në histori ".
Prof .dr. Shefqet Cahani "Familja Buçaj sherbeu si shembull vetflijimi për gjeneratat,meqe në këtë familje luftuan ,burra e gra ,të rinjë e të reja dhe u flijuan ,shembull të cilin e ndoçi edhe familja emblematike e Adem Jasharit".
Shake Ymeri ,bashkëkohanike dhe bashkëvendase e Kajes shprehet "Kajë Gali o kjën në za ".
Jeta private e Kajës !
Jetoi 100 vjet,nga fiziku ishte afer 2 metra e gjatë ,vajzë e bukur ,nuse e bukur , dhe kjo bukuri e shoqëroi edhe në pleqeri .Nga karakteri e rreptë,e drejtë,kërkonte ta nderonin të tjerët ,sepse i nderonte ata.Respekt të veçantë kerkonte nga gratë e shtëpisë,atë s'guzonte kush nga gratë ta priste ulur.E respektonte fenë dhe i kryente detyrimet me mundesinë që kishte .Armet si hoqi kurrë nga brezi .Duhanin dhe kafen i kishte pasion ,nga stolitë i donte unazat ,gjithnjë i mbante në gishtat e dorës.Por mbi t ë gjitha gjënë më të shtrenjtë dhe më të shënjtë e kishte medaljonin e sermit që ia kishte dhuruar për trimeri dhe veprimtari patriotike Sylejman Agë Vokshi .Ky medalion i përkujtonte ditët e stuhishme te trimërisë,shumë kujtime nëpër beteja dhe këtë medalion e barte me krenari të ligjshme..
Historiku i këtij medalioni është i quditshëm.
Si udhëtoi deri në Stambollë ,mbetet të hulumtohet .Pof Cahani,deklaron se e zbuloi në një paralagje të Stambollit të banuar me popullatë boshnjako-shqiptare te Sangjakut dhe shqiptaro-rugovase .Siq thotë Cahani ,gruaja nga e cila e bleva medalionin ,kerkonte te mbetej anonim.
Siq shprehet i nipi Sherif Buçaj ,bashkë me medalionin e zhdukur të Kajës ,duket se u zhduken atë ditë kur u gjet i vdekur Ymeri i biri i Kajes në Koshutan,gusht 1946.Bashkë me medalionin u zhduken ,qysteku me sahat i sermtë,cibuku ,revolja personale dhe pushka të cilat si hoqi prej brezi kurrë!
Ushqim i preferuar për Kajen ,ishte tamli e maza me t ë cilat u ushqye gjatë gjith ë jetës.
Jetoi një shekull.Eshtrat e saj prehen në mesin e varreve të Nokshiqasve .Asgjë s'ka mbetur tjetër shqiptare veç atyre .Vitin e shkuar,pllaken ia ngriti i nipi Syla bashkë me Sherifin.
Familja Buçaj me krenari mbanë dy dekorata ,të klasit të parë për trimëri dhe veprimtari patriotike ,të cilat në 1993 ua ndanë ,kryetari i Republikes së Shqiperisë Sali Berisha .Njera për Kajë Galin –Selamanja,dhe tjetra për t' birin Ymer Maliqin .
Autori : Materjalet e shfrytezara për këtë përpjekje të vogël,për të hedhur dritë mbi këto figura shembullore janë: "Historia e popullit shqiptarë Tiranë,Akte të Rilindjes Kombetar Shqipetare.Tiranë,Dokumetari në RTK ,Gruaja sot ,2009 Prishtinë,komente nga prof.dr. Zymer Neziri e Shefqet Cahani ,Epika Historike e Plaves dhe Gucisë ,Hasan Gjon Balaj"
Autori : Për bëmat e Kajë Galit ,kisha ndegjuar qe nga viti 1981,kur po hulumtoja epiken historike të kësaj treve ,por për të bërë diçka më shumë më nxiti puna e mirë dhe e mbarë qe kishte bërë Kuvendi Komunal i Pejës ,duke emëruar një rrugë me këtë emër.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi