Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varroset dëshmitari X

Shko poshtë

Varroset dëshmitari X Empty Varroset dëshmitari X

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 01, 2011 11:31 pm


Varroset dëshmitari X


Varroset dëshmitari X Varroset-deshmitari-XVarroset dëshmitari X Zogaj01tet

Agim Zogaj-Dëshmitari X


Trupi i pajetë i Agim Zogajt, që njihej si "Dëshmitari X" në rastin "Kleçka" është varrosur të shtunën pasdite në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke lënë pas shumë dilema të pasqaruara. Pos arkivolit të dëshmitarit të ndjerë dheu ka mbuluar edhe shumë mistere, që qëndrojnë pezull në lidhje këtë rast. Familjarët edhe njëherë kanë shprehur bindjen se nuk bëhet fjalë për vrasje, por nuk kanë konfirmuar as nëse familjari i tyre ka kryer vetëvrasje.

"Vrasje s'ka pas. Ka qenë vdekje", ka thënë vëllai i të ndjerit, Afrim Zogaj. Këtë qëndrim ai e ka mbajtur disa orë para varrimit të vëllait, por edhe pas varrimit. Ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit familjarët shpesh herë kanë përsëritur fjalën "Lavdi!", derisa nuk kanë munguar as puthjet e fotografisë së të ndjerit, të veshur me uniformën e Policisë Ushtarake të UÇK-së.

"Nana s'mërzitet, se t'kam pas krenar", ka thënë nëna e "Dëshmitarit X", derisa të afërmit e mbanin atë në këmbë. "Hiq mos u mërzitni", ka porositur ajo, gjatë ceremonisë mortore.

Ndërsa djali i saj, Afrimi, ka pohuar se lajmin për humbjen e të vëllait e ka marrë nga autoritetet gjermane, të cilat sipas tij pas autopsisë nuk e kanë përcaktuar mënyrën e vdekjes. "Në fletën e obduksionit nuk shkruan, konstatohet vdekja po se qysh ajo është lënë zbrazët", ka thënë Zogaj.

Ai ka pranuar se vëllai i tij ka qëndruar me të në Gjermani, përkohësisht, dhe se mëngjesin e ditës së kobshme kanë pirë kafe bashkë. Zogaj ka theksuar se vëllai i tij nuk është dashur të shpreh ndonjë shqetësim të veçantë, ngase 12 vitet e fundit i ka kaluar duke jetuar nën presion.

"Vëllain tim e kanë gjet policia gjermane, jashtë banesës diku 300 metra vijë ajrore", ka deklaruar Zogaj. Sipas tij, Agimi nuk ka qenë i mbrojtur përderisa ka qëndruar në Gjermani, ku ishte sjellë nga EULEX-i, që e kishte marrë këtë veprim si masë mbrojtëse për dëshmitarin në rastin "Kleçka".


Prizren: Sot varroset dëshmitari X, vdekja ende mister

Familjarë të dëshmitarit X, Agim Zogaj, i cili bëri vetëvrasje të hënën e kësaj jave në mbrëmje në Duisburg të Gjermanisë kanë njoftuar sot se kufoma e tij është sjellë në Kosovë.
Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prizren.


Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë thënë të premten se Agim Zogaj ishte dëshmitar i mbrojtur edhe në Gjermani.
Një zyrtar federal gjerman i ka thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se personi me emrin Agim Zogaj, i cili në Kosovë ishte dëshmitar i mbrojtur dhe i koduar me shkronjën “X”, ka qenë edhe atje në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. “Ai ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, por kjo nuk do të thotë se ai është 24 orë nën mbrojtje”, ka thënë ky gjerman në kushte anonimiteti.
Sipas tij, edhe natën e vdekjes dëshmitari Agim Zogaj e kishte shfrytëzuar një moment të shëtitjes dhe kishte shkuar në mal, ku, sipas tij, ka bërë vetëvrasje. Ky zyrtar nuk ka dashur të japë më shumë detaje.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi