Posterët: “Shpëtim - Mos ma prek Abetaren”
Posterët: “Shpëtim - Mos ma prek Abetaren”
Posterët: “Shpëtim - Mos ma prek Abetaren”
Nëpër rrugët e Preshevës, të premten mbrëma, janë vendosur posterë me fotografinë e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd Shpëtim Çaushi, me shkrimin "Shpëtim - Mos ma prek Abetaren".
Këta posterë, nga persona të panjohur janë vendosur në dyert e shkollës fillore "Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, si dhe në rrugën kryesore "15 Nëntori.
Posterë janë vendosur tri ditë pasi që ambasadori i Shqipërisë Shpëtim Çaushi ka dhënë pëlqimin që Abetarja për nxënësit e Kosovës Lindore të reduktohet duke larguar simbolet nacionale dhe shtetërore.
Edhe disa subjekte politike të Kosovës Lindore, duke reaguar lidhur me reduktimin e Abetares shqipe, janë shprehur se për shqiptarët e Kosovës Lindore, është denigruese dhe e papranueshme ky libër dhuratë e shtetit amë, ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptar ka çmuar lartë angazhimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të Republikës së Kosovës në avancimin e arsimit shqip në Kosovën Lindore.
Në këtë drejtim KKSH-ja me theks të veçantë përshëndet edhe kontributin e ambasadorit të shtetit shqiptar në Beograd, Shpëtim Qaushi, rreth Abetares dhe teksteve tjera shkollore për nxënësit shqiptarë.
“Përkundër faktit se në opinion janë plasuar disa shkrime mbi gjoja reduktimet në këtë tekst të cilat i ka rekomanduar Qaushi, konsiderojmë se pohimet e tilla janë të pabaza dhe nuk mbështeten në kritikat profesionale të ekspertëve të literaturës shkollore”, thuhet në komunikatën e KKSH-së.
Ndërkaq, në një emision të Top Show është kërkuar dorëheqja e ambasadorit shqiptar, si pasojë e bastardimit të Abetares shqipe.
Prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa dhe deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në emisionin “Lugina e harruar” në Top Show kanë kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha që të shqyrtojë vazhdimin e funksionit të ambasadorit shqiptar në Beograd, Shpëtim Qaushi.
Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, ka shfletuar dokumentin ku ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Qaushi, ka pranuar që të hiqen simbolet kombëtare nga Abetarja. Edhe prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa, njëherësh dhe lider i PDSH-së, ka kërkuar nga autorët e Abetares që të tërhiqen, për të mos lejuar bastardimin e librit, pasi që sipas tij edhe shqiptarët e Luginës janë si shqiptarët e Shqipërisë dhe nxënësit duhet të mësojnë me ato tekste që mësojnë bashkëmoshatarët e tyre.
Sipas Aliut, përderisa nxënësit e Luginës nuk guxojnë të mësojnë për historinë e tyre, në anën tjetër nxënësit serbë në Kosovë mësojnë për UÇK-në si organizatë terroriste dhe Adem Jasharin si terroristë.
Mustafa, gjithashtu pati reaguar edhe ndaj ministrit serb të arsimit, Zharko Obradoviq, për ndërhyrjen e tij joprofesionale në ndryshimin e Abetares Shqiptare, e cila sipas tij, për shqiptarët e Luginës, është denigruese dhe e papranueshme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi