Zeqir Lushaj: Këngëtarët
Faqja 1 e 1
Zeqir Lushaj: Këngëtarët
KENGETARET
Nga: Zeqir Lushaj, Redaktor në ZemraShqiptare
SHTYLLA E KANGËS
N’oda burrash, me sharki n’dorë,
Dervish Shaqen, kujtojmë gjithmonë,
Shkamb Kosove, lind për kangë,
Kombit tonë, shumë i ka dhanë.
Kur ja ngucën Kosovë – Nanën,
Kur kan dashtë me ja vra kangën,
Lamtumirë, vëllazën e thmi,
Asht’ kthye zemra, asht’ ba sharki.
Hajde t’këndojmë, si ka këndue Baca,
Shtylla e kangës, asht’ Dervish Shaqa,
60 vjetë sharkinë se lëshoi,
Zemra digju e goja i këndoi.
Hije i pat, në dorë sharkia,
Në çdo perde, historia.
O kreshniku kosovar,
Shembull je për çdo këngëtar,
Si n’Shqipëri edhe n’Kosovë,
Baca këndon në zemrën tonë,
Do t’ia ruejmë kangën gjithmonë.
Tirane,Prill, 1985
TUJ NDIE, BIK NDOJEN
-Legjendës shkodrane të këngës-
Në Vermosh,
Pezull qëndron bora.
Në vargmalet e Krajës,
Psherëtima, sikur ndalet.
Dedë Gjo Luli,
Gati, për me i rrudhë !
Livorja në dorë, *
Pret pak, nuk kallet !
Edhe Vranina, e Osos,
Në qetësi ka ra…!
-Hajr, e baftë Zoti !
Ç’ka u ba, bre vëlla?
…!
Ç’do gja n’rregull !
Si me kënë, në dasëm.
Po ndiejmë, Bik Ndojën: *
“Ooo…, ç’po punojshin tre vëllazën…”
*Shkodranët, rrevoles i thonë “livore”.
*Bik Ndoja, mjeshtër i këngës popullore-qytetare shkodrane,
interpretues (edhe) i kangës së Kalasë së Rozafatit.
------------------------------------
NJË KANGË – KUJTIM
-Çikës së Dragobisë, Fatime Sokoli –
Moj Tropojë, moj kështjellë e lashtë,
Djemt e çikat shumë t’kan dashtë,
Kush me pushkë, a çifteli,
Tan’ kan ba diçka për Ty.
Shumë i këndoi, lavdi këtij trolli,
Çika e jonë, Fatime Sokoli.
Kush na i ngriti zemrat peshë,
Kush e çoi zanin në bjeshkë,
Kush i këndojë punës e trimërisë,
Sikur Çika e Dragobisë?
Kangët e zemrës gjatë gjithë kohës,
Shqipërisë – Nanë, edhe Kosovës.
Kur kndon Ti, motra Fatime,
Bjeshkët e nalta bien n’mendime,
Shote Galica e lue kapuçin,
Thrret Asimin e Hajdar Dushin,
Mic Sokoli e thrret Malësinë,
Bacë Bajrami e ngjesh alltinë.
Vitet shkojnë e malli shtohet,
Vepra Jote, kurr s’harrohet.
Zani yt, vetëm do t’rritet,
Jetë asht vepra, jo veç vitet,
Shkove e re, por, plot nderim,
Po ta shkruaj, këtë kangë–kujtim.
YLBER KANGËSH, PËRMBI DRI
-Treshes së rapsodëve: -Dida, Kovaçi, Çela-
Sikur brigjet, që i lidhë ura,
Krahpërkrah, lidhë Hasi e Luma.
Kunorë–kangësh, mrekulli,
Si ylber bjen, përmbi Dri.
Zemrat thonë: -me jetë i paçim,
Didën, Çelën dhe Kovaçin.
Orët e bjeshkës n’mal të Sharit.
Ja bekojnë bilbilat Hasit,
N’Gjallicë, zana, ndalë skej djepit,
– Ndieja bir, – zanin Rexhepit!
N’tel t’sharkisë, kur treshja ulet,
N’fushë t’Kosovës po çelin lulet,
N’Kukës të Ri, kanga nxan vend,
Po e shkrin akullin, mbi liqen.
Janë tre djem që i qëndruen motit,
Tuj ja rrite emnin rapsodit,
Lidhë si vëllazën ndërmjet veti,
Kurr s’lakmuen nga kurbeti,
Qelibar n’kangë e n’shoqni,
E ruejnë folklorin me tapi.
New Jersey, prill 2005
KUR URIMET TJETERSOHEN
- Këngëtarit popullor, Sali Mani - *
…!
Si tufët e çiftelisë,
Urimet:
“Të lumt’ goja…,
Të këndoftë zemra, -Sali Mani…!”
Gati gjysëm shekulli,
Rreth kokës i ke pasur !
(Gurbeti,
Ta prishi ekuilibrin ),
Hupe, në mëgrim,
(U tjetërsuen urimet !!),
Vdiqe…, zemër-plasur !
*Rapsodi i Malësisë së Madhe të Mbishkodrës, Sali Mani , vdiq në Detroit të USA, në dhjetor 2009-
---------------------------------
QAMILI…, (I VOGËL ?!)
Lartësia Everest,
E këngës popullore,
Kah i thonë,
Treva, të Ilirisë,
Mban mbiemrin:
– I Vogël!!,
Për karshillëk,
Ndaj madhështisë.
KUR JAM SHUMË I LODHUR…
Kur shoh se,
Jam krejt “jasht loje”!,
Kur, lodhja e stresi,
Përnjëmend, e kan ba namin,..!
Shtrihem, ngadalë, në shtrat,
Lidhi gishtat e duarve,
Mbas kokës,
Dheee…!,
(Në kompjuter),
Kasetave,së Ismet Pejës,
(Sat-muj)…, jau çoj zanin!
ZEF AVDIA
-Gëdhëndur, në kujtesë fëminije-
Tash, pak kush,
Të permëndë,
O, i madhi Zef Avdia.
Në kujtesën time,
Je i gëdhendur,
Që nga fëmijëria.
Po e mestiti, me Ty ,
Këtë Cikël, për këngëtarët,
Që, ”e nisa e bitisa”,
Me Ty, dhe,
(Këngën tënde, të viteve 60-të),
“Dikur, mal, asht’ kanë Cerrrnica…”
SHARKIA
- Sipas një bisede me Artistin e Merituar,
këngëtarin kosovar, Dervish Shaqa –
(Rrashbull – Durrës, Janar, 1985)
E para pemë, gjithnjë piqet mani,
Fëmijtë, gjithë ditën i varen nëpër degë,
Jeton kështu mani, me zërat e fëmijëve,
Kur, ende kokrrat mirë si ka pjekë.
Si në zgjua bletët, – zërat e fëmijëve,
Në drurin e manit, hyjnë aq thellë,
I japin atij, një tingëllimë të ëmbël,
Sa, për sharki, mjeshtri e ka zgjedhë!
Del nga sharkia, zëri plot gas,
E, zemrat tona i gjen kaq lehtë,
Ka bërë vend, si dashuri e fëmijëve,
Ushqim zemrash, është bërë për jetë.
N’SOFER T’KANGES, DY VENDE THATE
-Kushtuar kangëtarëve, Dan Gjeçi e Shaban Mula-
Pse, rrapsodët, sot s’po këndojnë?
I kan pshtet veglat, e kan mshel gojën!
N’Has, po mbajnë heshtje për Danin,
N’Tropojë t’Vjetër, për Shabanin.
Me krahë hapur, i muer Xheneti,
Dy shahira, na i ndau prej veti,
Kan’ mbet sot, e për shumë gjatë,
N’sofër t’kangës, dy vende thatë,
Për krejt Has, u ngushtue shteki,
Nuk asht ma, me ne Dan Gjeçi,
N’breg t’Valbonës, me mall u ula,
S’ban pa Ty, o Shaban Mula.
Mban zi Hasi, për Dan Djalin,
Meloditë, kërkojnë Shabanin,
Flladi i kangës mbi Pashtrik,
Ooo Shkëlzen: -Mos u merzit!
N’perde lidhet melodia,
Varë në mur, loton sharkia,
Ah, medet, k’shtu ardhka jeta,
Ju lyp syni, n’dasma e n’festa!
Në pentagram, malli pikon,
Zemra dham, jeta vazhdon,
Mes shoqnisë, ju kujton Gurra,
O Dan Gjeçi, o Shaban Mula!
Usa, shtator 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zeqir Lushaj:-OOOH, NANË!
» Zeqir Lushaj: Kavalieri i vërtetë
» Zeqir Lushaj: Paç Dritë, o Kadri Mani!
» Adelina në gjyq me këngëtaret sllave
» Demir Krasniqi: Mos harroni këngëtarët e vjetër
» Zeqir Lushaj: Kavalieri i vërtetë
» Zeqir Lushaj: Paç Dritë, o Kadri Mani!
» Adelina në gjyq me këngëtaret sllave
» Demir Krasniqi: Mos harroni këngëtarët e vjetër
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi