Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama: Mirëserdhët në NATO

Shko poshtë

Obama: Mirëserdhët në NATO Empty Obama: Mirëserdhët në NATO

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 11:09 pm

Obama: Mirëserdhët në NATO




Obama: Mirëserdhët në NATO Ass-490x320




Nga Express më 04.04.2009 në ora 12:01


Obama: Mirëserdhët në NATO Ssds "…Jemi krenar që ju kemi në Aleancë, që ju kemi aleatë…"
(Update)Pas një pyetje të një gazetari nga Shqipëria, presidenti i SHBA-së, Barak Obama tha se është shumë krenar që kanë një aleat si Shqipërinë dhe Kroacinë. Obama nuk është përgjigjur në pyetjen se a do të vazhdojnë SHBA-të të lobojnë për pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Institucionet Euroatlantike.

Presidenti amerikan Barack Obama i dorëzon kreut shqiptar Bamir Topi dokumentin e anëtarësimit në NATO. Më pas Obama u dorëzoi ftesat krerëve të Shqipërisë dhe Kroacisë. Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe presidenti kroat Stipe Mesic firmosën anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior. Derisa kreu amerikan i ka shprehur mirëseardhjen si Shqipërisë ashtu edhe Kroacisë në aleancën euroatlantike, duke vlerësuar kontributin e dhëne me trupa ne Afganistan. “Ju uroj për progresin ne reformat e vështira”, u shpreh Obama.

Në Pallatin e Kongreseve në Strasburg filloi punimet samiti i NATO-s, ndërsa qyteti është nën masa të forta sigurie. Ekranet gjigante të vendosura në sheshin Skënderbej transmetojnë direkt çfarë ndodh në Strasburg, aty ku për herë të parë delegacioni shqiptar ka të drejta të barabarta me të gjithë vendet e NATO-s.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka përshëndetur zgjerimin e NATO-s me dy anëtarët e rinj, Shqipërinë dhe Kroacinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka përshëndetur zgjerimin e NATO-s me dy anëtarët e rinj, Shqipërinë dhe Kroacinë. “Jemi krenar që ju kemi në Aleancë, që ju kemi aleatë”, tha Barack Obama.

Obama tha se dyert NATO-së janë të hapura edhe për vendet tjera të Ballkanit.

Ndërkaq, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Scheffer përshëndeti Shqipërinë dhe Kroacinë si dy anëtaret e reja të aleancës së Atlantikut Verior.

Gjatë fjalës së tij të hapjes Scheffer tha se sot NATO feston 60 vjetorin dhe bëri thirrje të gjithë vendeve anëtarë që të përqendrohen në sfidat që ka kjo aleancë në të ardhmen.

Berlusconi në telefon me Erdogan, Merkel është dashur të priste

Është zbuluar misteri i telefonatës së gjatë të kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Kreu i qeverisë është detyruar ta lërë të presë kancelaren gjermane Merkel, pasi ka qenë duke biseduar me kryeministrin turk Taip Erdogan për zhbllokimin e situatës për zgjedhjen e shefit te ri të NATO-s.

Kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen ishte kandidati i preferuar nga 27 vendet anëtare për të kryesuar Aleancën, por Turqia është shprehur kundër kandidaturës së tij. Kundërshtimi lidhet me publikimin në shtypin danez të disa karikaturave të profetit Muhamed. Berlusconi ka tentuar të zhbllokoje situatën.

Rasmussen kandidat për shef të NATO-s

Kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen ka konfirmuar sot se ai është kandidat për sekretar të përgjithshëm të NATO-s. Zëdhënësja e Partisë Liberale daneze, Inger Stoejberg tha se Fogh Rasmussen u ka thënë bashkëpartiakëve të vet për vendimin e tij përpara se të niset në samitin e NATO-s.

Fogh Rasmussen, 56 vjeç, i hidhëroi disa myslimanë kur folin për lirinë e shprehjes në kohën e zhurmës pas publikimit në Danimarkë të karikaturave të profetit Muhamed në vitin 2006. Ai gjithashtu e ka zemëruar anëtarin e NATO-s, Turqinë, duke kundërshtuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Turqia vazhdimisht ka sinjalizuar se mund t'i vë veto nominimit të Fogh Rasmussen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi