Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:SHIRA LOTËSH MË TROKASIN NË SHPIRT

Shko poshtë

Vullnet Mato:SHIRA LOTËSH MË TROKASIN NË SHPIRT Empty Vullnet Mato:SHIRA LOTËSH MË TROKASIN NË SHPIRT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 02, 2011 10:18 pm

Vullnet Mato:SHIRA LOTËSH MË TROKASIN NË SHPIRT 294028_1943430076613_1568334934_31443740_317288553_n

Vullnet Mato:SHIRA LOTËSH MË TROKASIN NË SHPIRT 275008_1568334934_7231675_n

Vullnet Mato

SHIRA LOTËSH MË TROKASIN NË SHPIRT

Nga hapësirat e njerëzve
që ndodhen në hall,
shira lotësh më trokasin
në shpirt pareshtur.
Unë i hedh në qiell
të bëhen breshër kokërrmadh,
të thyejnë tjegullat e çative
të fajtorëve të heshtur

Çative që u pikojnë strehët
çurgun e vajtimit,
nga viktimat e trafiqeve
të drogim - turpërimit...
Por çatitë ndërrojnë tjegulla
pas çdo breshërimi
dhe shtrojnë me beton
mbulesa shfajësimi.

Atëherë, kur do të shemben
çatitë e mashtrimeve,
nga tërmeti shkallmues
i të gjitha zemërimeve?...
Që shirat e lotëve
të pushojnë trokitjet në agim
dhe lastarët e diellit
të mbijnë në shpirtin tim...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi