Selimi: Polici Enver Zymberi nuk u vra nga snajperi, por nga afërsia
Selimi: Polici Enver Zymberi nuk u vra nga snajperi, por nga afërsia
Selimi: Polici Enver Zymberi nuk u vra nga snajperi, por nga afërsia
Sot Albin Kurti e Rexhep Selimi mbajtën konferencën për media në lidhje me gjendjen e sigurisë në veri. Më poshtë keni materialin e plotë nga kjo konferencë.
Lëvizja Vetëvendosje ka vënë në dyshim se vrasja e policit Enver Zymberi më 25 korrik në veri të Kosovës është bërë me snajper. Në një konferencë për media, Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes dhe anëtar i Komisionit parlamentar për punë të brendshme dhe siguri, ka thënë me bindje të plotë se polici Enver Zymberi është vrarë nga afërsia me armë automatike nga një pritë e kriminelëve serbë.
Raporti joserioz i ministrit Rexhepi
Raporti i ministrit të brendshëm Bajram Rexhepi për zhvillimet e 25 e 26 korrikut 2011 është joserioz dhe i dobët. Në raportin e këtij ministri për Komisionin përkatës parlamentar, në fjalinë e parë thuhet që “Ky raport prezanton zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës dhe ofron fakte të sulmeve kriminale në atë pjesë të Kosovës të cilat janë të instrumentalizuara dhe sponzorizuar nga ana e Qeverisë zyrtare të Beogradit.” Pra, kemi përkushtim në mbledhje të fakteve, jo të veprimit, strategjik, operacional e konkret.
Edhe kur konstatohen faktet si shumë politike, p.sh. përmendet agresioni i shtetit serb, nuk veprohet në përputhje me këto fakte. Kemi konstatime politike dhe vetëm premtime për veprime më shumë jopolitike. Konstatohet gjendje e jashtëzakonshme por jo edhe masa në përputhje me këtë konstatim.
Mandej, qëllimi thuhet se është vendosja e masave të reciprocitetit, që do të thotë se qëllimi nuk është politik por tregtar.
Ditari thuhet se është i ngjarjeve të periudhës 21-28 korrik, por s’ka asnjë fjalë para datës 25 korrik. Thjesht, planifikimi ka qenë vetëm dyorësh dhe vetëm pasi që është marrur vendimi me 25 korrik, pra ditën e aksionit.
Thuhet ‘Disa ditë pasi u vendos kontrolli në pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak, Qeveria e Kosovës në marrëveshje me KFOR-in, ka vendosur të tërhjek Njësiti Speciale nga pikat kufitare, duke vendosur atje Policinë Kufitare, Doganierët nën mbështetje të KFOR-it.’ Mirëpo, atje kontrolli nuk është vendosur asnjëherë.
Kur flitet për të ardhmen thuhet që "Sa i përket hapave të ardhshëm do të jemi të fokusuar në arrestimin e personave të indentifikuar si të dyshuar për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës Enver Zymeri dhe në shkatrrimin e pikës kufitare në Jarinje”. Pra, s’do të ketë përqendrim të përpjekjeve te integriteti territorial dhe sovraniteti por vetëm te arrestimi i personave të dyshuar – kështu, s’do ta bëjnë asnjërën.
Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, të mbajtur me 12 shtator, Bajram Rexhepi thotë që “Në të gjitha pikat kufitare të Kosovës është respektuar reciprociteti, siç e dimë në pikat 1 dhe 31 nuk është respektuar për shkak të situatës që ka qenë atje, ku as ne dhe as EULEX-i nuk kanë qenë të gatshëm të futen në aksion, për këtë operacion është vendosur brenda ditës dhe u arrit qëllimi i atij aksioni për marrjen e pikave kufitare 1 dhe 31 dhe të vendoset funksionimi i policisë dhe i doganiereve në ato pika, ku është bërë edhe marrëveshja me KFOR-in që ata ta kryejnë punën deri më 16 shtator.” Më tutje, thotë që “2 orë ka qenë organizimi i operacionit dhe mbledhja e njësisë ROSU, sepse kjo njësi është e shpërndarë në të gjitha rajonet dhe kjo është një arsye që s’kanë mundur të pajisen aq shumë për kryerjen e operacionit.” Pra, për aksionin është vendosur brenda ditës dhe konsiderohet që është arritur qëllimi. Kjo do të thotë që ky ministër nuk kishte për qëllim më shumë se kjo që ka ndodhur. Aq më tepër për shkak se thuhet që “Çalim të operacionit ka pasur, por duhet të theksojmë se ka qenë një operacion i organizuar shpejt, por që ia kemi arritur cakun dhe qëllimin tone”.
Mandej, ministri Rexhepi thotë që “Sa i përket të plagosurve kemi kështu: një ka qenë i vrarë, një i plagosur me granatë dore. Deri në momentin e tërheqjes kemi pasur edhe të lënduar me gurë, ku gjithsej janë 5, që do të thotë gjithsej kemi pasur 5 të plagosur dhe një të vrarë me snajper.” Qartazi nuk e dallon të plagosurin dhe të lënduarin. Në raport, në mënyrë shpërfillëse, thuhet ‘disa të plagosur’. Besoj që e keni parë që edhe mediave po ua fshehin policët e plagosur. Asnjëri prej tyre nuk është intervistuar gjer më sot.
Bajram Rexhepi është kujdesur më shumë për serbët e strukturave ilegale dhe armiqësore të Serbisë sesa për policët e Kosovës sepse ai deklaron kështu: “Sikur të ishte vrarë ndonjë civil atëherë i gjithë plani operativ na ishte devalvuar dhe këtë se kemi pasur për qëllim ne.” Policisë së Kosovës dihet që nuk i kanë dalur civilët serbë në rrugë.
Po ashtu në raport ka dhe një të pavërtetë të madhe që lidhet më vrasjen e anëtarit të njësisë speciale Enver Zymberi. Në raport pretendohet se vrasje është shkaktuar nga një snajper, gjë e cila është plotësisht e pavërtetë. Enver Zymberi është vrarë nga afër dhe jo me snajper.
Plani Operacional i zmbrapsjes nga veriu
Plani Operacional titullohet si “Rifillimi i Marrëdhënieve Tregtare Normale me Serbinë” Ne nuk kemi pasur marrëdhënie tregtare normale që tash do të duhej veçse t’i rifillojmë ato, apo jo?! Më tutje, ngjarja quhet “Implementimi i Vendimit Qeveritar për Marrëdhëniet Tregtare me Serbinë” që do të thotë se gjithçka paraqet ndërmarrje për implementimin e koncesioneve në Bruksel. Atë që e ka pranuar Serbia në Bruksel, tash Kosova duhet ta zbatojë përkundër strukturave të Serbisë në veri!
Qysh në fillim të kapitullit të parë thuhet që “KFOR-i do të operojë në pajtueshmëri me mandatin e tij dhe në kuadër të mundësive e aftësive të tij” dhe “KFOR-i dhe EULEX-i janë entitete të pavarura të cilat nuk i nënshtrohen kërkesave të këtij Plani Operacional”. Kjo do të thotë që i mbetet KFOR-it të vendosë se çka mundet dhe kur. Pra, Qeveria e lut KFOR-in dhe EULEX-in dhe ndodhet nën mëshirën e tyre. Pas kësaj pike është e kotë t’i përmendësh në KFOR-in & EULEX-in në këtë Plan Operacional.
Kështu, në pikën 5.1.4 thuhet që “KFOR-i do të vlerësojë çfarëdo kërkese për asistencë prej EULEX-it në pajtueshmëri me mandatin e tij dhe brenda mundësive e aftësive të tij. Në pikën 5.1.5 bëhet plane të detajuara për KFOR-in dhe EULEX-in. Është absurde të merret ministria e punëve të brendshme të Kosovës me marrëdhënien ndërmjet KFOR-it e EULEX-it për shkak se në pikën 1 tashmë thuhet që: “KFOR-i dhe EULEX-i janë entitete të pavarura të cilat nuk i nënshtrohen kërkesave të këtij Plani Operacional”
Ngjajshëm, në 5.1.12 thuhet që “Nëse kërkohet evakuimi i zyrtarëve të PK-së ose DK-së të caktuar në njërën apo të dy PKK-të, atëherë do të kërkohet mbështetja e EULEX-it.” Pra, edhe jeta, jo vetëm funksionimi, PK-së & DK-së i’u varen nga EULEX-i.
Në këtë Plan Operacional kemi shumë shprehje të llojit ”deri në atë moment kur të vendoset infrastruktura e nevojshme” , “derisa PKK-ja të bëhet plotësisht operacionale” etj. pa treguar se çka e përcakton këtë afat dhe pa pasur zotim dhe as planifikim kohor.
Po ashtu, thuhet që EULEX-i do t’i kryejë inspektimet (operacionet) primare kufitare policore dhe doganore në të dy pikat. Kjo paraqet dorëzim të pushtetit EULEX-it i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe s’na jep llogari.
Në kreun e parë theksohet që “PK-ja dhe DK-ja do të mbikëqyrin politikën dhe do të bashkëpunojnë me EULEX-in në terren”. Pra, PK dhe DK do të vëzhgojnë. Dhe, vazhdohet me përcaktimin që “PK-ja do të ketë një Komandant e një Zyrtarë, si dhe DK-ja do të ketë një Zyrtarë të pranishëm në të dy pikat gjatë gjithë kohës”. Pra, më së paku do të ketë zyrtarë përkatës aty ku nevojiten më së shumti.
Mandej, kemi theksimin që “Është paraparë se Qeveria e Kosovës (QK) do t’i kërkojë mbështetje EULEX-it në kuadër të mandatit, mundësive dhe aftësive përkatëse për sigurinë e pikave (portave) dhe transportim.” Mirëpo, nëse EULEX-i s’do, atëherë Qeveria është e pafuqishme! Ngjashëm thuhet se “Në rast të një emergjence aktuale ose të mundshme, ose të një sulmi në cilën do pikë, EULEX-i do të kërkojë asistencën e KFOR-it ashtu siç të kërkohet.” Sërish, gjithçka varet nga EULEX-i. Krejtësisht njësoj, thuhet që “EULEX-i, në bashkëpunim me agjensionet nacionale, do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e një program të vetëdijësimit të publikut në lidhje me operacionet e kontrollit kufitar dhe doganor në të dy pikat.” Kur, çka dhe si përsëri varet nga EULEX-i.
Te ‘Vlerësimi i rrezikut’ thuhet që Parakushtet për suksesin e plotë të operacionit ndërlidhen me sigurimin e lëvizjes së lirë. Pra, as parakushtet për sukses të plotë nuk janë realizuar. Lëvizja e lirë, kurrë s’ka qenë më keq se këto ditë në veri.
Në pikat 3.2, 3.3.4, 3.3.5, dy herë në pikën 3.3.6 thuhet Mitrovica Jugore. Nuk është e drejtë që në këso dokumenti zyrtar të instalohet ky term. Një gjë e tillë është edhe kundërligjore.
Në pikën 4.1.1 thuhet që Ky Plan Operacional do të jetë valid prej 16 Shtatorit 2011 deri më 15 Mars 2012 dhe se do të rishikohet para datës së përfundimit. Çdo ndryshim duhet të koordinohet në formë të shkruar me EULEX-in dhe KFOR-in. Pse ky afat 6 mujor? Në bazë të çfarë studimi a analize? Çfarëdo ndryshimi doemos e kërkon aprovimin e EULEX-it & KFOR-it për të cilët vetë ky dokument pohon se janë të pavarura nga Qeveria e Kosovës!
Në pikën 5.1.7 thuhet që “Njësitë e Specializuara të PK-së do të punojnë me një orar prej 12 orë në detyrë dhe 12 orë jashtë detyrës/në thirrje (gatishmëri, kujdestari). PK-ja nuk do t’i dërgojë këto njësi pa koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.” Kjo, fjalia e dytë, parimisht, e shpall të gabuar retroaktivisht aksionin e 25 korrikut dhe paraqet heqje dore prej veprimeve sovrane për sovranitet.
Ky Plan Operacional është një përmbledhje e sugjerimeve dhe këshillave për KFOR-in dhe EULEX-in. Ky Plan Operacional është taktikë pa kurrfarë operacioni. Dhe, kjo taktikë qeveritare nuk ka të bëjë me Serbinë. Ajo i dedikohet qytetarëve të Kosovës para së cilëve Qeveria synon të duket e angazhuar edhe kur nuk është. Kryeministri Thaçi po e përgatit opinionin për takimin me kryetarin e Serbisë Boris Tadiq, tash që u zmbraps nga veriu. Ky është Plani i vërtetë i Qeverisë, Plani B i saj.
Hapat e propozuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për bashkimin e Mitrovicës dhe integrimin e veriut
Qysh në shtator të vitit 2008, pra para më shumë se tri vjetëve, Lëvizja VETËVENDOSJE! pat bërë një propozim me disa hapa të bashkërenduar për ta bërë Kosovën shtet sovran e me integritet territorial. Në vijim po i themi disa më kryesorët prej tyre:
1. FSK të shpallet dhe bëhet ushtri. Pastaj, menjëherë të inicohet marrëveshja SOFA me NATO-n.
2. Në veri të ketë një prezencë të shtuar të policisë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme atje. Një bazë e njësisë speciale të policisë së Kosovës të jetë e vendosur në Lagjen e Boshnjakëve, në ish bazën e KFOR-it, përkatësisht ish remontin ushtarak. Dy baza të tjera të njësisë speciale së bashku edhe me forcat ushtrake të jenë në afërsi të pikave kufitare 1 dhe 31.
3. Kosova duhet të krijojë marrëdhënie të fuqishme bilaterale me shtetet e veçanta që na e kanë njohur pavarësinë, e posaçërisht me Shqipërinë, ShBA-të, shtetet kryesore të BE-së, Turqinë.
4. Duhet të ndërpriten përfundimisht dhe zyrtarisht këto bisedime që po zhvillohen në Bruksel me Serbinë, e të cilat, siç e dimë, janë bisedime pa kushte për Serbinë dhe për çështje të brendshme të Kosovës. Me këto bisedime nuk forcohet pavarësia e Kosovës prej Serbisë, por pavarësia e veriut të Kosovës prej Kosovës.
5. Duhet të vihen në shënjestër burimet financiare të strukturave ilegale dhe armiqësore të Serbisë. Duhet gjurmuar dhe duhet prerë financimi i tyre nga Serbia dhe nga krimi i organizuar e bizneset informale.
6. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa reciprocitet e simetri të të drejtave të serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi. Shqipëria dhe Kosova bashkarisht duhet të angazhohen për shqiptarët kudo që ata janë e posaçërisht për ata në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Arsyeja kryesore pse Serbia e ka synuar decentralizimin në Anamoravë është që ta hedhë farën e ndarjes dhe izolimit të asaj pjese nga Kosova.
7. Qeveritë dhe kryeministrat e pasluftës, janë munduar t’i integrojnë serbët duke iu dhënë ose premtuar mijëra euro kesh, duke iu falur traktora apo duke ua ruajtur pagat edhe kur ata punonin për Serbinë. Zgjidhja është krejtësisht ndryshe. Jo para e privilegje, por zhvillim arsimor e ekonomik dhe barazi para ligjit. Jo bisedime me Serbinë e strukturat e saj, por integritet territorial për vendin e sovranitet për shtetin.
8. Rivitalizimi i Trepçës, funksionalizimi i saj që do të rezultonte me punësimin e rreth 8.000 vetave. Kjo do të kontribuonte në bashkimin e qytetit sepse ndarja në Ibër e ka lënë minierën e Stantërgut në njërën anë, ndërsa shkritoren në anën tjetër (Zveçan). Kështu, Mitrovica u shndërrua në qytetin më të varfër, dhe ajo është i vetmi qytet në Kosovë të cilit i është zvogëluar popullsia përgjatë viteve.
9. Ofrimi i bursave për shqiptarët dhe serbët nga veriu për në shkollat e mesme dhe Universitetin në Prishtinë.
10. Investim në spitalin e Prishtinës dhe atë në jug të Mitrovicës në mënyrë që aty të ofrohen shërbime më të mira.
11. Forcimi i fshatrave të shqiptarëve dhe lagjeve të Mitrovicës të banuara me shqiptarë në veri duke ofruar mjete për rindërtimin e shtëpive, infrastrukturë të mirë, transport publik falas për në jug të Mitrovicës dhe anasjelltas tri herë në ditë, lehtësim në punësim, lehtësim për regjistrim në universitet.
12. Vetëm me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, 11 shqiptarë janë vrarë, me dhjetëra të tjerë janë keqtrajtuar ose lënduar ndërsa 1.564 familje me 11.364 anëtarë janë dëbuar. Secili shqiptar i dëbuar duhet të kërkojë të kthehet në pronën e vet në veri. Dhe njëkohësisht të organizohen dhe mobilizohen për këtë. Ata që nuk duan, duhet ta thonë hapur këtë dhe t’ua shesin të tjerëve pasurinë, atyre që duan të kthehen atje. Qeveria duhet ta ndihmojë dhe mbështesë këtë me një program të veçantë.
13. Nuk duhet lejuar që Qeveria e Serbisë t’i blejë pronat e shqiptarëve në veri. Të gjithë shqiptarët që janë detyruar t’i shesin pronat e tyre, Qeveria e Kosovës t’ua blejë ato.
Serbët do të mund të integroheshin në Kosovë, duke pasur parasysh që integrimi ndodh jo pse integrimi është dëshirë por pse integrimi është nevojë. Serbia po përpiqet me të gjitha mënyrat që serbëve t’ua bëjë të panevojshme integrimin në institucionet dhe shoqërinë kosovare. Para çfarëdo joshje të serbëve të Kosovës duhet që paraprakisht të ndërpritet ndikimi i Serbisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi