Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nesër ditë zie në Prishtinë

Shko poshtë

Nesër ditë zie në Prishtinë Empty Nesër ditë zie në Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 03, 2011 7:55 pm


Nesër ditë zie në Prishtinë

Nesër ditë zie në Prishtinë Remzi_Salihu

Me rastin e vrasjes së Remzi Salihut, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, u mbajt një mbledhje komemorative , të cilën,në emër të kryetarit të Komunës së Prishtinë, Isa Mustafa, e udhëhoqi Halim Halimi, drejtor i Drejtorisë së Administratës. Në këtë mbledhje nga të pranishmit njëzëri u dënua ashpër akti barbar i vrasjes së Remzi Salihut, në vendin e tij të punës. Me këtë rast u mbajt edhe një minutë heshtje.

Në këtë mbledhje u caktua edhe këshilli i varrimit të të ndjerit Remzi Salihu, në përbërje të: drejtorëve të komunës së Prishtinës, të shefave të grupeve parlamentare, përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përfaqësuesve të institucioneve shkollore të Komunës.

Po në këtë mbledhje u vendos që nesër më 4 tetor 2011, të shpallet ditë zie, në Komunën e Prishtinës, me rastin e vrasjes së Remzi Salihut, dhe flamuri shtetëror të vendoset në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet e Komunës së Prishtinës, si dhe nesër nuk do të punohet në Komunën e Prishtinës dhe në të gjitha institucionet shkollore.
Sonte më 3 tetor,ë orën 20:00, kolegë, miq, arsimtarë dhe nxënës të shkollave të Komunës së Prishtinës, para Teatrit Kombëtarë, në Bulevardin “Nëna Terezë”, do të ndezin qirinj, në shenjë proteste për vrasjen mizore të njeriut të parë të arsimit në Komunën e Prishtinës.


Nesër më 4 tetor në orën 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës (objekti i vjetër) do të mbahet një mbledhje komemorative, kushtuar jetës dhe veprës së Remzi Salihut.

Kurse nga ora 11:30 deri në orën 13:00, në objektin të Komunës së Prishtinës do organizohen homazhe për drejtorin Remzi Salihun.

Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet, nesër ( e marte) më 4 tetor 2011, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Prapashticë të komunës së Prishtinës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi